NT.filter - alb P:
alb@
Matthew:1:12 @ Pas internimit në Babiloni Jekonias i lindi Salatieli; Salatielit i lindi Zorobabeli.
alb@Matthew:1:18 @ Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.
alb@Matthew:1:19 @ Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.
alb@Matthew:1:20 @ Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: ``Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç`është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.
alb@Matthew:1:21 @ Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t`i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre``.
alb@Matthew:1:22 @ E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:
alb@Matthew:1:24 @ Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;
alb@Matthew:1:25 @ por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.
alb@Matthew:2:1 @ Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem,
alb@Matthew:2:2 @ duke thënë: ``Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar``.
alb@Matthew:2:4 @ Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti.
alb@Matthew:2:5 @ Dhe ata i thanë: ``Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit:
alb@Matthew:2:6 @ "Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin"``.
alb@Matthew:2:7 @ Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë.
alb@Matthew:2:8 @ Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: ``Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj``.
alb@Matthew:2:9 @ Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija.
alb@Matthew:2:10 @ Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.
alb@Matthew:2:11 @ Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.
alb@Matthew:2:12 @ Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.
alb@Matthew:2:13 @ Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: ``Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë``.
alb@Matthew:2:14 @ Jozefi, pra, u zgjua, mori fëmijën dhe nënën e tij natën dhe iku në Egjipt.
alb@Matthew:2:15 @ Dhe qëndroi aty deri sa vdiq Herodi, që të përmbushet ç`ishte thënë nga Zoti me anë të profetit: ``E thirra birin tim nga Egjipti``.
alb@Matthew:2:16 @ Atëherë Herodi, duke parë se dijetarët e kishin mashtruar, u zemërua fort dhe urdhëroi të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në tërë rrethinën e tij, nga dy vjeç e poshtë,
alb@Matthew:2:17 @ Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremi që thotë:
alb@Matthew:2:18 @ ``Në Ramë u dëgjua një klithmë, një vaje një qarje dhe gjëmë e madhe; Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më``.
alb@Matthew:2:19 @ Pasi vdiq Herodi, ja një engjëll i Zotit i shfaqet në ëndërr Jozefit në Egjipt,
alb@Matthew:2:20 @ dhe i thotë: ``Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit, sepse ata që donin ta vrisnin fëmijën kanë vdekur``.
alb@Matthew:2:22 @ por, kur dëgjoi se Arkelau mbretëronte në Judë në vend të Herodit, atit të tij, pati frikë të shkojë atje. Dhe, mbasi u udhëzua nga Perëndia në ëndërr, iku në krahinën e Galilesë,
alb@Matthew:2:23 @ dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ``Ai do të quhet Nazareas``.
alb@Matthew:3:1 @ Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,
alb@Matthew:3:2 @ dhe thoshte: ``Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!``
alb@Matthew:3:3 @ Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ``Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.
alb@Matthew:3:4 @ Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.
alb@Matthew:3:6 @ dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.
alb@Matthew:3:7 @ Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t`u pagëzuar tek ai, u tha atyre: ``Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?
alb@Matthew:3:8 @ Jepni pra fryte të denja të pendesës!
alb@Matthew:3:9 @ Dhe mos t`ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.
alb@Matthew:3:10 @ Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr
alb@Matthew:3:11 @ Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.
alb@Matthew:3:12 @ Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm``.
alb@Matthew:3:13 @ Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t`u pagëzuar prej tij.
alb@Matthew:3:14 @ Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ``Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?``.
alb@Matthew:3:15 @ Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ``Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi``. Atëherë ai e lejoi.
alb@Matthew:3:16 @ Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;
alb@Matthew:4:3 @ Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ``Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë``.
alb@Matthew:4:4 @ Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ``Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"``.
alb@Matthew:4:5 @ Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit
alb@Matthew:4:6 @ dhe i tha: ``Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"``.
alb@Matthew:4:7 @ Jezusi i tha: ``Éshtë shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"``.
alb@Matthew:4:9 @ dhe i tha: ``Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron``.
alb@Matthew:4:10 @ Atëherë Jezusi i tha: ``Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"``
alb@Matthew:4:13 @ Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
alb@Matthew:4:14 @ që të përmbushej ç`ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
alb@Matthew:4:15 @ ``Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
alb@Matthew:4:16 @ populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita``.
alb@Matthew:4:17 @ Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ``Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!``.
alb@Matthew:4:18 @ Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;
alb@Matthew:4:19 @ dhe u tha atyre: ``Ndiqmëni dhe unë do t`ju bëj peshkatarë njerëzish``.
alb@Matthew:4:21 @ Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.
alb@Matthew:4:22 @ Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.
alb@Matthew:4:23 @ Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.
alb@Matthew:4:24 @ Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte.
alb@Matthew:4:25 @ Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit.
alb@Matthew:5:1 @ Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit në mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.
alb@Matthew:5:2 @ Atëherë ai hapi gojën dhe i mësoi duke u thënë:
alb@Matthew:5:3 @ ``Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
alb@Matthew:5:4 @ Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.
alb@Matthew:5:5 @ Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.
alb@Matthew:5:6 @ Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.
alb@Matthew:5:7 @ Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.
alb@Matthew:5:8 @ Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.
alb@Matthew:5:9 @ Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
alb@Matthew:5:10 @ Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
alb@Matthew:5:11 @ Lum ju kur do t`ju shajnë dhe do t`ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim.
alb@Matthew:5:12 @ Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush``
alb@Matthew:5:13 @ ``Ju jeni kripa e tokës; por në qoftë se kripa bëhet e amësht, me se mund ta rifitojë shijen? Nuk vlen për asgjë, veçse për t`u hedhur dhe ta shkelin njerëzit.
alb@Matthew:5:15 @ Po ashtu nuk ndizet një qiri për ta vënë nën babunë, por për ta vënë mbi shandan, dhe t`u bëjë dritë të gjithë atyre që janë në shtëpi.
alb@Matthew:5:16 @ Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej``.
alb@Matthew:5:17 @ ``Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.
alb@Matthew:5:18 @ Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.
alb@Matthew:5:19 @ Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.
alb@Matthew:5:20 @ Prandaj unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.
alb@Matthew:5:22 @ por unë po ju them: "Kushdo që zemërohet pa shkak kundër vëllait të tij, do t`i nënshtrohet gjyqit; dhe kush i thotë vëllait të vet: "Rraka", do t`i nënshtrohet sinedrit; dhe kush do t`i thotë: "Budalla", do t`i nënshtrohet zjarrit të Gehenës.
alb@Matthew:5:23 @ Nëse ti, pra, po paraqet ofertën tënde te altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje,
alb@Matthew:5:24 @ lëre atje ofertën tënde para altarit dhe shko pajtohu më parë me vëllanë tënd; pastaj kthehu dhe paraqite ofertën tënde.
alb@Matthew:5:26 @ Në të vërtetë të them se nuk do të da-lësh prej andej pa e paguar edhe qindarkën e fundit.
alb@Matthew:5:28 @ Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.
alb@Matthew:5:29 @ Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;
alb@Matthew:5:30 @ dhe në qoftë se dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje dhe hidhe larg teje, sepse është më mirë që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehena gjithë trupi yt.
alb@Matthew:5:31 @ Qe thënë gjithashtu: "Kush e lë gruan e tij, le t`i japë letrën e ndarjes".
alb@Matthew:5:32 @ Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.
alb@Matthew:5:33 @ Keni dëgjuar gjithashtu se të lashtëve u qe thënë: "Mos bëj betim të rremë; por plotëso premtimet për të cilat je betuar para Zotit".
alb@Matthew:5:34 @ Por unë po ju them: "Mos u betoni fare, as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë,
alb@Matthew:5:35 @ as për tokën, sepse është stol i këmbëve të tij, as për Jeruzalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.
alb@Matthew:5:36 @ Mos u beto as për kokën tënde, sepse nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku;
alb@Matthew:5:37 @ Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.
alb@Matthew:5:38 @ Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb".
alb@Matthew:5:39 @ Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën,
alb@Matthew:5:40 @ dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin.
alb@Matthew:5:42 @ Jepi atij që të kërkon, dhe mos refuzo t`i japësh atij që të kërkon hua.
alb@Matthew:5:44 @ Por unë po ju them: "Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,
alb@Matthew:5:45 @ për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.
alb@Matthew:5:46 @ Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
alb@Matthew:5:47 @ Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?
alb@Matthew:5:48 @ Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej``.
alb@Matthew:6:1 @ ``Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t`ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.
alb@Matthew:6:2 @ Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
alb@Matthew:6:3 @ Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç`bën e djathta,
alb@Matthew:6:4 @ që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.
alb@Matthew:6:5 @ Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t`i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
alb@Matthew:6:6 @ Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.
alb@Matthew:6:7 @ Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t`u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë.
alb@Matthew:6:8 @ Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t`i kërkoni.
alb@Matthew:6:9 @ Ju, pra, lutuni kështu: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.
alb@Matthew:6:11 @ Bukën tonë të përditshme na e jep sot.
alb@Matthew:6:13 @ Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen".
alb@Matthew:6:14 @ Sepse në qoftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre, Ati juaj qiellor do t`jua falë edhe juve;
alb@Matthew:6:15 @ por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj nuk do t`ua falë juve gabimet tuaja.
alb@Matthew:6:16 @ Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t`u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
alb@Matthew:6:18 @ me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht.
alb@Matthew:6:19 @ Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin,
alb@Matthew:6:20 @ përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin.
alb@Matthew:6:21 @ Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.
alb@Matthew:6:22 @ Drita e trupit është syri; në qoftë se syri yt është i pastër, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar,
alb@Matthew:6:23 @ por në qoftë se syri yt është i lig, gjithë trupi yt do të jetë në errësirë; në qoftë se drita, pra, që është në ty është errësirë, sa e madhe do të jetë errësira!
alb@Matthew:6:24 @ Askush nuk mund t`u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t`i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t`i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.
alb@Matthew:6:25 @ Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën tuaj, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më me vlerë se ushqimi dhe trupi më me vlerë se veshja?
alb@Matthew:6:26 @ Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju shumë më tepër se sa ata?
alb@Matthew:6:28 @ Pse shqetësoheni për veshjen tuaj? Vini re si rriten zambakët e fushës: ata nuk lodhen dhe nuk tjerrin;
alb@Matthew:6:29 @ dhe unë, pra, po ju them se Salomoni vetë, me gjithë lavdinë e tij, nuk ishte veshur si ndonjë nga ata.
alb@Matthew:6:30 @ Tani nëse Perëndia e vesh kështu barin e fushës, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t`ju veshë shumë më tepër ju, njerëz besimpakë?
alb@Matthew:6:31 @ Mos u shqetësoni, pra duke thënë: "Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë, ose me çfarë do të vishemi?".
alb@Matthew:6:32 @ Sepse janë paganët ata që kërkojnë të gjitha këto gjëra; Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra.
alb@Matthew:6:33 @ Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t`ju shtohen.
alb@Matthew:6:34 @ Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet``.
alb@Matthew:7:2 @ Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t`ju masin të tjerët.
alb@Matthew:7:3 @ Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?
alb@Matthew:7:5 @ O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.
alb@Matthew:7:6 @ Mos u jepni qenve ç`është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t`ju shqyejnë.
alb@Matthew:7:7 @ Lypni dhe do t`ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t`ju çelet.
alb@Matthew:7:8 @ Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t`i çelet atij që troket.
alb@Matthew:7:9 @ A ka midis jush ndonjë njeri që, po t`i kërkojë i biri bukë, t`i japë një gur?
alb@Matthew:7:10 @ Ose po t`i kërkojë një peshk, t`i japë një gjarpër?
alb@Matthew:7:11 @ Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t`u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
alb@Matthew:7:12 @ Gjithçka, pra, që ju dëshironi t`ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.
alb@Matthew:7:13 @ Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.
alb@Matthew:7:14 @ Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
alb@Matthew:7:15 @ Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.
alb@Matthew:7:17 @ Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.
alb@Matthew:7:18 @ Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.
alb@Matthew:7:19 @ Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.
alb@Matthew:7:20 @ Ju, pra, do t`i njihni profetët nga frytet e tyre.
alb@Matthew:7:21 @ Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.
alb@Matthew:7:22 @ Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?".
alb@Matthew:7:23 @ Dhe atëherë unë do t`u sqaroj atyre: "Unë s`ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".
alb@Matthew:7:24 @ Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb.
alb@Matthew:7:25 @ Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb.
alb@Matthew:7:26 @ Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.
alb@Matthew:7:27 @ Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh``.
alb@Matthew:7:29 @ sepse ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët.
alb@Matthew:8:2 @ Dhe ja, një lebroz erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: ``O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh``.
alb@Matthew:8:3 @ Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: ``Po, unë dua, shërohu``. Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij.
alb@Matthew:8:4 @ Atëherë Jezusi i tha: ``Ruhu se ia tregon kujt; por shko, paraqitu te prifti, bëj flijimin që ka urdhëruar Moisiu, me qëllim që kjo të jetë dëshmi për ta``.
alb@Matthew:8:5 @ Kur Jezusi hyri në Kapernaum i erdhi një centurion duke iu lutur,
alb@Matthew:8:6 @ dhe duke thënë: ``O Zot, shërbëtori im rri shtrirë në shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë``.
alb@Matthew:8:8 @ Centurioni duke u përgjigjur i tha: ``Zot, unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën strehën time; por thuaj vetëm një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.
alb@Matthew:8:9 @ Sepse unë jam një njeri nën urdhërin e të tjerëve, dhe i kam ushtarët nën vete; dhe, po t`i them dikujt: "Shko", ai shkon; dhe po t`i them një tjetri: "Eja", ai vjen; dhe po t`i them shërbëtorit tim: "Bëje këtë", ai e bën``.
alb@Matthew:8:10 @ Dhe Jezusi, kur i dëgjoi këto gjëra, u mrekullua dhe u tha atyre që e ndiqnin: ``Në të vërtetë po ju them, se askund në Izrael nuk e gjeta një besim aq të madh.
alb@Matthew:8:11 @ Unë po ju them se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve,
alb@Matthew:8:12 @ por bijtë e mbretërisë do të flaken në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllimi dhëmbëve``.
alb@Matthew:8:14 @ Pastaj Jezusi hyri në shtëpinë e Pjetrit dhe pa që e vjehrra ishte në shtrat me ethe.
alb@Matthew:8:15 @ Dhe ai ia preku dorën dhe ethet e lanë; dhe ajo u ngrit dhe nisi t`u shërbejë.
alb@Matthew:8:16 @ Dhe kur u ngrys, i sollën shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët,
alb@Matthew:8:17 @ që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: ``Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona``.
alb@Matthew:8:18 @ Tani Jezusi, duke parë rreth tij turma të mëdha, urdhëroi që të kalonin në bregun tjetër
alb@Matthew:8:20 @ Dhe Jezusi i tha: ``Dhelprat i kanë strofkat, dhe zogjtë e qiellit i kanë çerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështetë kokën``.
alb@Matthew:8:21 @ Pastaj një tjetër nga dishepujt e tij i tha: ``O Zot, më jep më parë leje të shkoj të varros atin tim``.
alb@Matthew:8:22 @ Por Jezusi i tha: Më ndiq, dhe lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e vet``.
alb@Matthew:8:23 @ Dhe mbasi ai hipi në barkë, dishepujt e tij e ndiqnin.
alb@Matthew:8:24 @ Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte.
alb@Matthew:8:25 @ Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe e zgjuan duke i thënë: ``O Zot, na shpëto, ne po mbarojmë!``
alb@Matthew:8:26 @ Por ai u tha atyre: ``Pse keni frikë, o njerëz besimpakë?``. Dhe, pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe.
alb@Matthew:8:27 @ Atëherë njërëzit u mrekulluan dhe thoshnin: ``Kush është ky, të cilit po i binden deti dhe erërat?``.
alb@Matthew:8:28 @ Dhe kur arriti në bregun tjetër, në krahinën e Gergesenasve, i dolën para dy të demonizuar, që kishin dalë nga varret, dhe ishin aq të tërbuar sa që askush nuk mund të kalonte në atë udhë.
alb@Matthew:8:29 @ Dhe ja, ata filluan të bërtasin duke thënë: ``Ç`është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?``.
alb@Matthew:8:30 @ Jo larg tyre një tufë e madhe derrash po kulloste.
alb@Matthew:8:32 @ Dhe ai u tha atyre: ``Shkoni!``. Kështu ata, pasi dolën, hynë në atë tufë derrash; dhe ja, gjithë ajo tufë u hodh nga gremina në det, dhe u mbyt në ujë.
alb@Matthew:8:33 @ Dhe ata që i kullotnin ikën dhe, kur shkuan në qytet, i treguan të gjitha këto gjëra, duke përfshirë ngjarjen e të demonizuarve.
alb@Matthew:8:34 @ Dhe ja, gjithë qyteti i doli para Jezusit; dhe, kur e panë, iu lutën që të largohej prej vendit të tyre.
alb@Matthew:9:1 @ Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.
alb@Matthew:9:2 @ Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: ``Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!``
alb@Matthew:9:3 @ Atëherë disa skribë thanë me vete: ``Ky po blasfemon!``.
alb@Matthew:9:4 @ Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: ``Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?
alb@Matthew:9:5 @ Në fakt, ç`është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?
alb@Matthew:9:6 @ Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde``.
alb@Matthew:9:7 @ Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.
alb@Matthew:9:8 @ Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.
alb@Matthew:9:9 @ Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: ``Ndiqmë!``. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.
alb@Matthew:9:10 @ Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.
alb@Matthew:9:11 @ Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: ``Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?``.
alb@Matthew:9:12 @ Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ``Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.
alb@Matthew:9:13 @ Tani shkoni dhe mësoni ç`do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët``.
alb@Matthew:9:14 @ Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: ``Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?``.
alb@Matthew:9:15 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t`ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.
alb@Matthew:9:16 @ Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.
alb@Matthew:9:17 @ Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy``.
alb@Matthew:9:18 @ Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ``Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë``.
alb@Matthew:9:19 @ Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.
alb@Matthew:9:20 @ Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij
alb@Matthew:9:21 @ Sepse thoshte me vete: ``Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem``.
alb@Matthew:9:22 @ Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ``Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar``. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
alb@Matthew:9:23 @ Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,
alb@Matthew:9:24 @ u tha atyre: ``Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle``. Dhe ata e përqeshnin.
alb@Matthew:9:25 @ Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
alb@Matthew:9:26 @ Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.
alb@Matthew:9:27 @ Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ``Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!``.
alb@Matthew:9:28 @ Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ``A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?``. Ata iu përgjigjën: ``Po, o Zot``.
alb@Matthew:9:29 @ Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ``U bëftë sipas besimit tuaj``.
alb@Matthew:9:30 @ Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ``Ruhuni se mos e merr vesh njeri``.
alb@Matthew:9:31 @ Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.
alb@Matthew:9:32 @ Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.
alb@Matthew:9:33 @ Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: ``Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael``.
alb@Matthew:9:34 @ Por farisenjtë thonin: ``Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!``.
alb@Matthew:9:35 @ Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.
alb@Matthew:9:36 @ Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.
alb@Matthew:9:37 @ Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ``E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.
alb@Matthew:9:38 @ Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij``.
alb@Matthew:10:1 @ Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t`i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë.
alb@Matthew:10:2 @ Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, i quajtur Pjetër dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vëllai i tij;
alb@Matthew:10:3 @ Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhësi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;
alb@Matthew:10:4 @ Simon Kananeasi dhe Judë Iskarioti, ai që më pas e tradhtoi.
alb@Matthew:10:5 @ Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: ``Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve,
alb@Matthew:10:6 @ por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.
alb@Matthew:10:7 @ Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua".
alb@Matthew:10:8 @ Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni.
alb@Matthew:10:10 @ as trasta për udhë, as dy palë tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori është i denjë për ushqimin e vet.
alb@Matthew:10:11 @ Në çfarëdo qytet ose fshat që të hyni, pyetni në se ka aty ndonjë njeri të denjë dhe banoni tek ai deri sa të niseni.
alb@Matthew:10:12 @ Dhe kur hyni në shtëpi, e përshëndetni.
alb@Matthew:10:13 @ Dhe në se ajo shtëpi është e denjë, le të vijë paqja juaj mbi të; por, në se nuk është e denjë, paqja juaj le të kthehet përsëri tek ju.
alb@Matthew:10:14 @ Dhe në se dikush nuk ju pret dhe nuk i dëgjon fjalët tuaja, duke dalë nga ajo shtëpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja.
alb@Matthew:10:15 @ Dhe në të vërtetë po ju them se ditën e gjyqit, vendi i Sodomës dhe i Gomorës do të trajtohet me më shumë tolerancë se ai qytet.
alb@Matthew:10:16 @ Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.
alb@Matthew:10:17 @ Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t`ju zvarrisin përpara sinedrave të tyre dhe do t`ju fshikullojnë në sinagogat e tyre.
alb@Matthew:10:18 @ Dhe do t`ju çojnë përpara guvernatorëve dhe përpara mbretërve për shkakun tim, për të dëshmuar para tyre dhe para johebrenjve.
alb@Matthew:10:19 @ Dhe, kur t`ju dorëzojnë në duart e tyre, mos u shqetësoni se çfarë dhe si do të flisni; sepse në atë çast do t`ju jepet se çfarë duhet të thoni;
alb@Matthew:10:20 @ sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju.
alb@Matthew:10:21 @ Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati të birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t`i vrasin.
alb@Matthew:10:22 @ Dhe të gjithë do t`ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë.
alb@Matthew:10:23 @ Por kur do t`ju përndjekin në një qytet, ikni në një tjetër, sepse në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.
alb@Matthew:10:24 @ Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij.
alb@Matthew:10:25 @ I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t`i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!
alb@Matthew:10:26 @ Mos ia kini frikën pra, sepse nuk ka gjë të fshehtë që të mos zbulohet dhe asnjë sekret që nuk do të nijhet.
alb@Matthew:10:27 @ Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë; dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë.