[pBiblx2]
Home
alb
Chap
OT
NT
INDX
?
Help

Gen
Exo
Lev
Num
Deu
Jos
Jud
Rut
1Sam
2Sam
1Ki
2Ki
1Ch
2Ch
Ezr
Neh
Est
Job
Psa
Pro
Ecc
Son
Isa
Jer
Lam
Eze
Dan
Hos
Amo
Oba
Jon
Mic
Nah
Hab
Zep
Hag
Zac
Mal
TOP

Mat
Mar
Luk
Joh
Act
Rom
1Co
2Ch
Gal
Eph
Phi
Col
1Th
2Th
1Ti
2Ti
Tit
Ph
Heb
Jam
1Pe
2Pe
1Jo
2Jo
3Jo
Jud
Rev
TOP

KJV
NKJV
RSV
ALL
TOP

AAA
BBB
CCC
DDD
EEE
FFF
GGG
HHH
III
JJJ
KKK
LLL
MMM
NNN
OOO
PPP
QQQ
RRR
SSS
TTT
UUU
VVV
WWW
XXX
YYY
ZZZ

TOP
Bible:
Filter: String:

OT-POET.filter - alb le:



alb@Job:1:3 @ Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.

alb@Job:1:16 @ Ai ishte duke folur ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Zjarri i Perëndisë ra nga qielli, zuri delet dhe shërbëtorët dhe i ka përpirë. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".

alb@Job:2:10 @ Por ai i tha asaj: "Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?". Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.

alb@Job:3:8 @ E mallkofshin ata që mallkojnë ditën, ata që janë gati të zgjojnë Leviathanin.

alb@Job:3:9 @ U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon,

alb@Job:4:19 @ aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.

alb@Job:6:5 @ Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?

alb@Job:6:10 @ Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.

alb@Job:6:15 @ Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.

alb@Job:7:13 @ Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time",

alb@Job:8:17 @ dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.

alb@Job:9:5 @ Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.

alb@Job:9:9 @ Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.

alb@Job:9:13 @ Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.

alb@Job:9:26 @ Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.

alb@Job:9:31 @ ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.

alb@Job:9:34 @ Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.

alb@Job:10:20 @ A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;

alb@Job:11:3 @ Llafet e tua a do t`ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?

alb@Job:11:14 @ në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,

alb@Job:11:16 @ sepse do të harrosh hallet e tua, do t`i kujtosh si uji që ka rrjedhur;

alb@Job:11:19 @ Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.

alb@Job:12:10 @ Ai ka në dorë të tij jetën e çdo gjallese dhe frymën e çdo qenieje njerëzore.

alb@Job:12:12 @ Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.

alb@Job:12:20 @ I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.

alb@Job:13:4 @ sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.

alb@Job:13:9 @ Do të ishte më mirë për ju që ai t`ju hetonte, apo talleni me të ashtu si talleni me një njeri?

alb@Job:13:13 @ Heshtni dhe më lini mua të flas, pastaj le të më ndodhë çfarë të dojë.

alb@Job:14:2 @ Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.

alb@Job:15:10 @ Midis nesh ka njerëz flokëbardhë dhe pleq më të thinjur se ati yt.

alb@Job:15:21 @ Zhurma të llahtarshme arrijnë në veshët e tij, dhe në kohën e bollëkut i sulet rrënuesi.

alb@Job:16:5 @ Por do t`ju jepja kurajo me gojën time dhe ngushëllimi i buzëve të mia do ta lehtësonte dhembjen tuaj.

alb@Job:16:6 @ Në rast se flas, dhembja ime nuk pakësohet, në qoftë se nuk flas më, çfarë lehtësimi kam?

alb@Job:16:14 @ Ai më sulmon vazhdimisht me forcë, më sulet si një luftëtar.

alb@Job:16:21 @ Le të përkrahë ai arsyetimet e njeriut pranë Perëndisë, ashtu si bën njeriu me fqinjin e tij

alb@Job:17:2 @ A nuk jam i rrethuar nga njerëz që më përqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.

alb@Job:19:13 @ Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua.

alb@Job:19:19 @ Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje.

alb@Job:20:13 @ nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.

alb@Job:21:11 @ Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.

alb@Job:22:6 @ Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.

alb@Job:22:10 @ Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,

alb@Job:22:11 @ ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.

alb@Job:22:19 @ Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;

alb@Job:24:6 @ Mbledhin forazhin e tyre në fushat dhe mbledhin vilet e pavjela në vreshtin e të pabesit.

alb@Job:24:8 @ Të lagur nga rrebeshet që vijnë nga malet, për mungesë strehe shtrëngohen pas shkëmbinjve.

alb@Job:24:14 @ Vrasësi ngrihet në të gdhirë, për të vrarë të varfrin dhe nevojtarin; natën përkundrazi sillet si vjedhësi.

alb@Job:24:25 @ Në qoftë se nuk është kështu, kush mund të më përgënjeshtrojë dhe të shfuqizojë vlerën e fjalëve të mia?".

alb@Job:26:14 @ Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç`murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

alb@Job:27:3 @ deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,

alb@Job:27:12 @ Por ju të gjithë i keni vënë re këto gjëra, pse, pra, silleni në mënyrë kaq të kotë?

alb@Job:27:16 @ Në rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltë,

alb@Job:27:18 @ Ai ndërton shtëpinë e tij si një mole, si një kasolle që e ka bërë një rojtar.

alb@Job:27:22 @ Ajo sulet kundër tij pa mëshirë, ndërsa ai kërkon në mënyrë të dëshpëruar të shpëtojë nga ajo dorë,

alb@Job:27:23 @ njerëzia duartroket në mënyrë tallëse për të dhe fërshëllen kundër tij nga vendi ku ndodhet".

alb@Job:28:9 @ Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët.

alb@Job:28:10 @ Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar.

alb@Job:28:13 @ Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve.

alb@Job:28:18 @ Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët.

alb@Job:28:19 @ Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar.

alb@Job:29:8 @ të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;

alb@Job:29:18 @ Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;

alb@Job:29:25 @ Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.

alb@Job:30:8 @ njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.

alb@Job:30:14 @ Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.

alb@Job:31:6 @ le të më peshojë me një peshore të saktë, dhe Perëndia do ta njohë ndershmërinë time.

alb@Job:31:8 @ le të mbjell unë dhe një tjetër të hajë, dhe pasardhësit e mi u çrrënjofshin.

alb@Job:31:10 @ gruaja ime le të bluajë për një tjetër dhe të tjerë u përkulshin mbi të.

alb@Job:31:20 @ në rast se ijet e tij nuk më kanë bekuar, dhe nuk është ngrohur me leshin e qengjave të mi,

alb@Job:31:29 @ (por unë nuk e lejova gojën time të mëkatonte, duke i uruar të vdesë me një mallkim);

alb@Job:32:6 @ Kështu Elihu, bir i Barakelit, Buzitit, mori fjalën dhe tha: "Unë jam akoma i ri me moshë dhe ju jeni pleq; prandaj ngurrova dhe pata frikë t`ju parashtroj mendimin tim.

alb@Job:32:9 @ Nuk janë detyrimisht të mëdhenjtë që kanë diturinë ose pleqtë që kuptojnë drejtësinë.

alb@Job:32:20 @ Do të flas, pra, për të pasur një lehtësim të vogël, do të hap buzët dhe do të përgjigjem.

alb@Job:32:21 @ Tani më lejoni të flas pa treguar anësi me asnjë dhe pa i bërë lajka kurrkujt;

alb@Job:33:2 @ Ja, unë po hap gojën dhe gjuha ime flet në gojën time.

alb@Job:33:7 @ Ja, asnjë frikë nga unë nuk duhet të të lemerisë, dhe dora ime nuk do të rëndojë mbi ty.

alb@Job:33:14 @ Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:

alb@Job:34:4 @ Le të zgjedhim ne vetë atë që është e drejtë të pranojmë midis nesh atë që është e mirë.

alb@Job:34:9 @ Sepse ka thënë: "Nuk i vlen fare njeriut të vendosë kënaqësinë e tij te Perëndia".

alb@Job:34:30 @ për të penguar që i pabesi të mbretërojë dhe që populli të zihet ndër leqe?

alb@Job:34:33 @ A duhet të të shpërblejë ai në bazë të konditave të tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet të zgjedhësh dhe jo unë; prandaj thuaj atë që di.

alb@Job:34:35 @ "Jobi flet pa mend, fjalët e tij nuk kanë dituri".

alb@Job:34:36 @ Le të provohet Jobi deri në fund, sepse përgjigjet e tij janë si ato të njerëzve të këqij,

alb@Job:35:16 @ Jobi hap kot buzët dhe mbledh fjalë që nuk kanë arsye".

alb@Job:36:7 @ Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.

alb@Job:36:13 @ Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,

alb@Job:36:33 @ Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.

alb@Job:37:6 @ I thotë në fakt borës: "Bjerë mbi tokë", ia thotë si shirave të lehta ashtu dhe shirave të rrebeshta.

alb@Job:38:4 @ Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.

alb@Job:38:6 @ Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,

alb@Job:38:9 @ kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?

alb@Job:38:11 @ dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?

alb@Job:38:31 @ A mund t`i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?

alb@Job:39:8 @ Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër.

alb@Job:39:10 @ A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje?

alb@Job:39:12 @ A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?

alb@Job:39:13 @ Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.

alb@Job:39:18 @ Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.

alb@Job:39:19 @ A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten?

alb@Job:39:20 @ A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr.

alb@Job:39:21 @ Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë.

alb@Job:39:27 @ Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?

alb@Job:40:20 @ Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen,

alb@Job:40:21 @ ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale.

alb@Job:40:23 @ Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij.

alb@Job:40:24 @ Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t`i shpojë flegrat e hundës me gremça?

alb@Job:41:1 @ A mund ta nxjerrësh Leviathanin me grep ose të mbash të palëvizur gjuhën e tij me një litar?

alb@Job:41:2 @ A mund t`i vësh një xunkth në flegrat e hundës ose t`i shposh nofullën me një çengel?

alb@Job:41:11 @ Kush më ka bërë një shërbim i pari që unë duhet ta shpërblej? Çdo gjë nën qiejt është imja.

alb@Job:41:15 @ Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule.

alb@Job:41:20 @ Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan.

alb@Job:41:22 @ Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri.

alb@Job:41:29 @ Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës.

alb@Job:41:30 @ Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë.

alb@Job:42:11 @ Tërë vëllezërit e tij, tërë motrat e tij dhe tërë të njohurit e tij të mëparshëm erdhën ta takonin; hëngrën bashkë me të në shtëpinë e tij; i dhanë zemër dhe e ngushëlluan për të gjitha fatkeqësitë që Zoti kishte dërguar mbi të; pastaj secili prej tyre i dha një monedhë argjendi dhe një unazë ari.

alb@Job:42:12 @ Zoti i bekoi vitet e fundit të Jobit më tepër se vitet e para, sepse ai pati katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë deve, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarë.

alb@Job:42:15 @ Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre.

alb@Psalms:1:1 @ Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,

alb@Psalms:2:3 @ duke thënë: "Le t`i këputim prangat e tyre dhe t`i heqim qafe litarët e tyre".

alb@Psalms:2:4 @ Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.

alb@Psalms:2:9 @ Ti do t`i copëtosh me një shufër hekuri, do t`i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".

alb@Psalms:4:8 @ Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.

alb@Psalms:5:11 @ Por le të gëzohen tërë ata që kanë strehë te ti, le të nxjerrin klithma gëzimi përjetë, sepse ti i mbron; le të ngazëllohen ata që duan emrin tënd,

alb@Psalms:7:5 @ le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela)

alb@Psalms:7:17 @ Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.

alb@Psalms:9:19 @ Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje.

alb@Psalms:10:7 @ Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi.

alb@Psalms:10:10 @ Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij.

alb@Psalms:11:3 @ Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?

alb@Psalms:11:6 @ Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.

alb@Psalms:12:2 @ Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar.

alb@Psalms:12:3 @ Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari,

alb@Psalms:12:8 @ Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.

alb@Psalms:14:7 @ Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.

alb@Psalms:15:4 @ Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet;

alb@Psalms:16:10 @ sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.

alb@Psalms:17:10 @ Zemrat e tyre janë fortësuar, goja e tyre flet me arrogancë.

alb@Psalms:18:5 @ Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara.

alb@Psalms:18:7 @ Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë.

alb@Psalms:18:8 @ Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij.

alb@Psalms:18:15 @ Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.

alb@Psalms:18:39 @ Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;

alb@Psalms:19:2 @ Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

alb@Psalms:20:9 @ Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.

alb@Psalms:21:3 @ Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar.

alb@Psalms:22:8 @ duke thënë: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do".

alb@Psalms:22:22 @ Unë do t`u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit.

alb@Psalms:22:29 @ Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.

alb@Psalms:25:3 @ Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.

alb@Psalms:25:11 @ Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.

alb@Psalms:26:4 @ Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.

alb@Psalms:28:7 @ Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.

alb@Psalms:30:1 @ Do të të lëvdoj, o Zot, sepse ti më ngrite lart, dhe nuk i lejove armiqtë e mi të tallen me mua.

alb@Psalms:30:11 @ Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim,

alb@Psalms:33:8 @ Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.

alb@Psalms:34:16 @ Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.

alb@Psalms:35:1 @ O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.

alb@Psalms:35:9 @ Atëherë shpirti im do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.

alb@Psalms:35:12 @ Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.

alb@Psalms:36:6 @ Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.

alb@Psalms:36:12 @ Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri.

alb@Psalms:37:2 @ sepse ata shpejt do të kositen si bari dhe do të thahen si bari i blertë.

alb@Psalms:37:16 @ Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.

alb@Psalms:37:30 @ Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi.

alb@Psalms:37:33 @ Zoti nuk do ta lërë në duart e tij dhe nuk do të lejojë që të dënohet, kur të gjykohet.

alb@Psalms:38:6 @ Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,

alb@Psalms:38:20 @ Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.

alb@Psalms:39:6 @ Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t`i mbledhë!

alb@Psalms:41:6 @ Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull.

alb@Psalms:43:3 @ Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate.

alb@Psalms:44:11 @ Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve.

alb@Psalms:44:22 @ Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.

alb@Psalms:44:23 @ Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.

alb@Psalms:46:2 @ Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,

alb@Psalms:46:3 @ dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela)

alb@Psalms:47:8 @ Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.

alb@Psalms:47:9 @ Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.

alb@Psalms:48:4 @ Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,

alb@Psalms:48:11 @ Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.

alb@Psalms:49:14 @ Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t`i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.

alb@Psalms:50:1 @ Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.

alb@Psalms:50:10 @ Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.

alb@Psalms:50:11 @ I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.

alb@Psalms:50:20 @ Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.

alb@Psalms:50:23 @ Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t`i tregoj shpëtimin e Perëndisë".

alb@Psalms:51:4 @ Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.

alb@Psalms:51:18 @ Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.

alb@Psalms:52:4 @ Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.

alb@Psalms:55:10 @ Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.

alb@Psalms:55:12 @ Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t`i isha fshehur atij.

alb@Psalms:55:19 @ Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t`i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)

alb@Psalms:55:22 @ Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.

alb@Psalms:55:23 @ Por ti, o Perëndi, do t`i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.

alb@Psalms:58:9 @ Para se tenxheret tuaja të ndjejnë zjarrin e ferrishteve, qofshin këto të blerta apo të ndezura, ai do t`i heqë tutje si një vorbull.

alb@Psalms:59:6 @ Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.

alb@Psalms:59:8 @ Por ti, o Zot, do të qeshësh me ta; do të tallesh me të gjitha kombet.

alb@Psalms:59:13 @ Asgjesoji në zemërimin tënd, asgjesoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)

alb@Psalms:59:14 @ Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.

alb@Psalms:60:8 @ Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje".

alb@Psalms:62:9 @ Me siguri, njerëzit e shtresës së ulët nuk janë veçse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë veçse gënjeshtarë; po t`i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli.

alb@Psalms:62:12 @ edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij.

alb@Psalms:63:3 @ Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

alb@Psalms:63:11 @ Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.

alb@Psalms:65:6 @ Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë.

alb@Psalms:66:6 @ Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të.

alb@Psalms:66:7 @ Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela)

alb@Psalms:66:9 @ Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen.

alb@Psalms:67:5 @ Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.

alb@Psalms:68:7 @ O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)

alb@Psalms:68:16 @ O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.

alb@Psalms:68:29 @ Për shkak të tempullit tënd në Jeruzalem, mbretërit do të të sjellin dhurata.

alb@Psalms:69:8 @ Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.

alb@Psalms:69:12 @ Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.

alb@Psalms:69:20 @ Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.

alb@Psalms:71:9 @ Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.

alb@Psalms:72:3 @ Malet do t`i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.

alb@Psalms:72:9 @ Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.

alb@Psalms:72:16 @ Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.

alb@Psalms:73:8 @ Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.

alb@Psalms:74:14 @ Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës.

alb@Psalms:74:19 @ Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.

alb@Psalms:74:21 @ Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.

alb@Psalms:76:2 @ Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.

alb@Psalms:76:4 @ Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.

alb@Psalms:78:46 @ Ua kishte dhënë të korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit të tyre karkalecave.

alb@Psalms:78:71 @ dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.

alb@Psalms:79:1 @ O Perëndi, kombet kanë hyrë në trashëgiminë tënde, kanë përdhosur tempullin tënd të shenjtë, e kanë katandisur Jeruzalemin në një grumbull gërmadhash.

alb@Psalms:79:3 @ Kanë derdhur gjakun e tyre si ujë rreth Jeruzalemit, në mënyrë që asnjeri të mos i varroste.

alb@Psalms:79:11 @ Le të arrijë deri tek ti rrënkimi i robërve; sipas fuqisë së krahut tënd, shpëto ata që janë të dënuar me vdekje.

alb@Psalms:80:8 @ Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle.

alb@Psalms:80:10 @ Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj.

alb@Psalms:82:5 @ Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.

alb@Psalms:83:7 @ Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;

alb@Psalms:83:10 @ të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.

alb@Psalms:83:14 @ Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

alb@Psalms:84:3 @ Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.

alb@Psalms:84:10 @ Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve.

alb@Psalms:85:8 @ Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t`i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.

alb@Psalms:87:1 @ Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta.

alb@Psalms:88:10 @ A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)

alb@Psalms:89:19 @ Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: "Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.

alb@Psalms:90:2 @ Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.

alb@Psalms:92:14 @ Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë,

alb@Psalms:94:8 @ Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?

alb@Psalms:94:20 @ Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit?

alb@Psalms:95:2 @ Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

alb@Psalms:95:4 @ Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.

alb@Psalms:95:6 @ Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

alb@Psalms:96:11 @ Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të.

alb@Psalms:96:12 @ Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,

alb@Psalms:97:1 @ Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.

alb@Psalms:97:5 @ Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.

alb@Psalms:98:7 @ Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj.

alb@Psalms:98:8 @ Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit,

alb@Psalms:99:1 @ Zoti mbretëron, popujt le të dridhen. Ai është ulur mbi Kerubinët, toka le të dridhet.

alb@Psalms:100:4 @ Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.

alb@Psalms:100:5 @ Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.

alb@Psalms:101:3 @ Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.

alb@Psalms:102:8 @ Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.

alb@Psalms:102:21 @ me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,

alb@Psalms:104:5 @ Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.

alb@Psalms:104:6 @ Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.

alb@Psalms:104:8 @ Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.

alb@Psalms:104:10 @ Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve,

alb@Psalms:104:13 @ Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua.

alb@Psalms:104:17 @ aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij.

alb@Psalms:104:18 @ Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve.

alb@Psalms:104:26 @ e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t`u tallur në të.

alb@Psalms:104:28 @ Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.

alb@Psalms:104:31 @ Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;

alb@Psalms:104:32 @ ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.

alb@Psalms:104:34 @ Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.

alb@Psalms:104:35 @ Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

alb@Psalms:105:3 @ Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.

alb@Psalms:105:14 @ Ai nuk lejoi që t`i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,

alb@Psalms:105:22 @ për t`i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t`u mësuar pleqve të tij diturinë.

alb@Psalms:105:34 @ Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,

alb@Psalms:105:45 @ me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t`u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.

alb@Psalms:106:1 @ Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

alb@Psalms:106:48 @ I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.

alb@Psalms:107:3 @ dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.

alb@Psalms:107:8 @ Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.

alb@Psalms:107:15 @ Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,

alb@Psalms:107:17 @ Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;

alb@Psalms:107:21 @ Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;

alb@Psalms:107:22 @ le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.

alb@Psalms:107:31 @ Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;

alb@Psalms:107:32 @ le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.

alb@Psalms:107:43 @ Ai që është i urtë le t`i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.

alb@Psalms:108:9 @ Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".

alb@Psalms:109:6 @ Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.

alb@Psalms:109:23 @ Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.

alb@Psalms:111:1 @ Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.

alb@Psalms:112:1 @ Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij.

alb@Psalms:113:1 @ Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.

alb@Psalms:113:6 @ kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?

alb@Psalms:113:7 @ Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,

alb@Psalms:113:8 @ për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.

alb@Psalms:113:9 @ Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

alb@Psalms:114:4 @ Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.

alb@Psalms:114:6 @ Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?

alb@Psalms:115:18 @ Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.

alb@Psalms:116:17 @ Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

alb@Psalms:116:19 @ në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

alb@Psalms:117:2 @ Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.

alb@Psalms:118:2 @ Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

alb@Psalms:118:3 @ Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

alb@Psalms:118:4 @ Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

alb@Psalms:118:12 @ Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t`i shkatërroj.

alb@Psalms:118:24 @ Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.

alb@Psalms:119:23 @ Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.

alb@Psalms:119:31 @ Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.

alb@Psalms:119:36 @ Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.

alb@Psalms:119:41 @ Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:79 @ Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.

alb@Psalms:119:80 @ Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.

alb@Psalms:119:100 @ Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.

alb@Psalms:119:116 @ Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.

alb@Psalms:119:122 @ Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.

alb@Psalms:119:133 @ Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.

alb@Psalms:119:169 @ Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:170 @ Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.

alb@Psalms:119:175 @ Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.

alb@Psalms:119:176 @ Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.

alb@Psalms:121:1 @ Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?

alb@Psalms:121:3 @ Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.

alb@Psalms:121:4 @ Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

alb@Psalms:122:2 @ Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.

alb@Psalms:122:3 @ Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

alb@Psalms:122:6 @ Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.

alb@Psalms:122:8 @ Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".

alb@Psalms:124:1 @ Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

alb@Psalms:125:2 @ Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.

alb@Psalms:126:6 @ Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.

alb@Psalms:128:5 @ Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

alb@Psalms:129:1 @ Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:

alb@Psalms:132:7 @ Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.

alb@Psalms:132:9 @ Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.

alb@Psalms:132:12 @ Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t`u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".

alb@Psalms:133:1 @ Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!

alb@Psalms:133:3 @ Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.

alb@Psalms:135:1 @ Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,

alb@Psalms:135:20 @ Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.

alb@Psalms:135:21 @ Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.

alb@Psalms:137:5 @ Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;

alb@Psalms:137:6 @ m`u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.

alb@Psalms:137:7 @ Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".

alb@Psalms:139:2 @ Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.

alb@Psalms:141:2 @ Le të arrijë lutja ime para teje si temjani, ngritja e duarve të mia si flijimi i mbrëmjes.

alb@Psalms:141:4 @ Mos lejo që zemra ime të priret nga asgjë e keqe dhe kështu të kryejë veprime të këqija bashkë me ata që bëjnë paudhësi; dhe bëj që unë të mos ha ushqimet e tyre të shijshme.

alb@Psalms:141:5 @ Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar. Por lutja ime vazhdon të jetë kundër veprimeve të tyre të këqija.

alb@Psalms:143:5 @ Kujtoj ditët e lashta; bie në mendime të thella mbi tërë veprat e tua; reflektoj mbi gjëra që kanë bërë duart e tua.

alb@Psalms:143:10 @ Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.

alb@Psalms:146:1 @ Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin.

alb@Psalms:146:10 @ Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.

alb@Psalms:147:1 @ Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t`i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.

alb@Psalms:147:2 @ Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.

alb@Psalms:147:7 @ Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,

alb@Psalms:147:8 @ që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.

alb@Psalms:147:12 @ Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.

alb@Psalms:147:16 @ Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.

alb@Psalms:147:20 @ Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

alb@Psalms:148:1 @ Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.

alb@Psalms:148:5 @ Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.

alb@Psalms:148:9 @ mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;

alb@Psalms:148:12 @ të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.

alb@Psalms:148:13 @ Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.

alb@Psalms:148:14 @ Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

alb@Psalms:149:1 @ Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve.

alb@Psalms:149:2 @ Le të ngazëllohet Izraeli tek ai që e ka bërë, le të ngazëllohen bijtë e Sionit te Mbreti i tyre.

alb@Psalms:149:3 @ Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste,

alb@Psalms:149:5 @ Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre.

alb@Psalms:149:6 @ Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët;

alb@Psalms:149:9 @ për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.

alb@Psalms:150:1 @ Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.

alb@Psalms:150:4 @ Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.

alb@Psalms:150:5 @ Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.

alb@Psalms:150:6 @ Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.

alb@Proverbs:1:4 @ për t`u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

alb@Proverbs:1:12 @ le t`i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

alb@Proverbs:1:15 @ biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

alb@Proverbs:1:22 @ "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t`ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

alb@Proverbs:1:26 @ edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

alb@Proverbs:1:32 @ Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

alb@Proverbs:3:1 @ Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

alb@Proverbs:3:14 @ Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

alb@Proverbs:3:34 @ Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.

alb@Proverbs:4:16 @ Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;

alb@Proverbs:4:24 @ Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.

alb@Proverbs:4:25 @ Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.

alb@Proverbs:5:19 @ Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

alb@Proverbs:6:8 @ e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.

alb@Proverbs:6:10 @ Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t`u çlodhur,

alb@Proverbs:6:12 @ Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

alb@Proverbs:6:13 @ luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

alb@Proverbs:6:19 @ dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

alb@Proverbs:7:7 @ dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s`kishte gjykim,

alb@Proverbs:7:14 @ "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

alb@Proverbs:7:16 @ E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

alb@Proverbs:8:11 @ sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

alb@Proverbs:8:25 @ Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,

alb@Proverbs:8:29 @ kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,

alb@Proverbs:10:3 @ Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.

alb@Proverbs:10:5 @ Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.

alb@Proverbs:10:20 @ Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.

alb@Proverbs:10:21 @ Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.

alb@Proverbs:12:18 @ Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.

alb@Proverbs:12:23 @ Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.

alb@Proverbs:13:7 @ Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.

alb@Proverbs:13:13 @ Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.

alb@Proverbs:13:14 @ Mësimet e të urtit janë burim jete për t`i evituar dikujt leqet e vdekjes.

alb@Proverbs:13:19 @ Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.

alb@Proverbs:13:20 @ Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.

alb@Proverbs:13:21 @ E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.

alb@Proverbs:14:6 @ Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.

alb@Proverbs:14:8 @ Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

alb@Proverbs:14:9 @ Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

alb@Proverbs:14:15 @ Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

alb@Proverbs:14:17 @ Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer

alb@Proverbs:14:19 @ Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.

alb@Proverbs:14:24 @ Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

alb@Proverbs:14:27 @ Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

alb@Proverbs:14:29 @ Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

alb@Proverbs:14:33 @ Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

alb@Proverbs:14:35 @ Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.

alb@Proverbs:15:2 @ Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.

alb@Proverbs:15:7 @ Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.

alb@Proverbs:15:14 @ Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.

alb@Proverbs:16:13 @ Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.

alb@Proverbs:16:22 @ Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

alb@Proverbs:16:32 @ Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.

alb@Proverbs:17:2 @ Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.

alb@Proverbs:17:6 @ Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.

alb@Proverbs:17:16 @ Ç`duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

alb@Proverbs:18:23 @ I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.

alb@Proverbs:19:7 @ Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t`u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.

alb@Proverbs:19:22 @ Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.

alb@Proverbs:19:28 @ Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë.

alb@Proverbs:19:29 @ Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.

alb@Proverbs:20:8 @ Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.

alb@Proverbs:20:14 @ "Éshtë i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.

alb@Proverbs:20:17 @ Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.

alb@Proverbs:20:19 @ Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.

alb@Proverbs:20:29 @ Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.

alb@Proverbs:22:5 @ Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.

alb@Proverbs:23:1 @ Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

alb@Proverbs:23:5 @ A do t`i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

alb@Proverbs:23:21 @ sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

alb@Proverbs:23:25 @ Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

alb@Proverbs:23:30 @ Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

alb@Proverbs:23:31 @ Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

alb@Proverbs:23:34 @ Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.

alb@Proverbs:24:23 @ Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.

alb@Proverbs:24:33 @ të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;

alb@Proverbs:25:22 @ sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.

alb@Proverbs:26:3 @ Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

alb@Proverbs:26:7 @ Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.

alb@Proverbs:26:9 @ Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.

alb@Proverbs:26:14 @ Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.

alb@Proverbs:26:25 @ Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.

alb@Proverbs:27:2 @ Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

alb@Proverbs:27:8 @ Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

alb@Proverbs:27:11 @ Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t`i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

alb@Proverbs:27:23 @ Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

alb@Proverbs:27:25 @ Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,

alb@Proverbs:28:8 @ Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

alb@Proverbs:30:4 @ Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?

alb@Proverbs:30:17 @ Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t`i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.

alb@Proverbs:30:25 @ mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;

alb@Proverbs:30:26 @ lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;

alb@Proverbs:30:27 @ karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;

alb@Proverbs:31:1 @ Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.

alb@Proverbs:31:4 @ Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,

alb@Proverbs:31:7 @ Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.

alb@Proverbs:31:10 @ Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

alb@Proverbs:31:13 @ Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

alb@Proverbs:31:16 @ Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

alb@Proverbs:31:22 @ Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

alb@Proverbs:31:23 @ Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

alb@Proverbs:31:31 @ I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

alb@Ecclesiastes:1:1 @ Fjalët e Predikuesit, e birit të Davidit, mbretit të Jeruzalemit.

alb@Ecclesiastes:1:2 @ "Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi;

alb@Ecclesiastes:1:3 @ "Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi". Çfarë përfitimi ka njeriu nga gjithë mundi i tij, kur mundohet nën rrezet e diellit?

alb@Ecclesiastes:1:4 @ Një brez shkon, një brez vjen, por toka mbetet përjetë.

alb@Ecclesiastes:1:5 @ Edhe dielli lind e pastaj perëndon, dhe shpejtohet në drejtim të vendit nga del përsëri.

alb@Ecclesiastes:1:6 @ Era fryn në drejtim të jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bën po ato rrotullime.

alb@Ecclesiastes:1:7 @ Gjithë lumenjtë derdhen në det, por deti nuk mbushet kurrë; nga vendi prej të cilit lumenjtë vijnë, aty kthehen, përsëri.

alb@Ecclesiastes:1:8 @ Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu; syri nuk ngopet kurrë duke parë, po kështu veshi nuk ngopet kurrë duke dëgjuar.

alb@Ecclesiastes:1:9 @ Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë; ajo që është bërë është ajo që do të bëhet; nuk ka asgjë të re nën diell.

alb@Ecclesiastes:1:10 @ A ka diçka për të cilën mund të thuhet: "Shiko, kjo është e re!". Kjo gjë ekzistonte që në shekujt që na kanë pararendur.

alb@Ecclesiastes:1:11 @ Nuk mbetet asnjë kujtim nga gjërat e kaluara, dhe kështu nuk do të mbetet asnjë kujtim nga gjërat që do të ndodhin midis atyre që do të vijnë më pas.

alb@Ecclesiastes:1:12 @ Unë, Predikuesi, kam qenë mbret i Izraelit në Jeruzalem,

alb@Ecclesiastes:1:13 @ dhe kam kërkuar me zemër të zbuloj dhe të hetoj me dituri çdo gjë që ndodh nën qiell; kjo është një punë e rëndë që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve që ata të lodhen.

alb@Ecclesiastes:1:14 @ Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:1:15 @ Ajo që është e shtrëmbër nuk mund të drejtohet dhe ajo që mungon nuk mund të numërohet.

alb@Ecclesiastes:1:16 @ Unë kam folur me zemrën time, duke thënë: "Ja, kam fituar madhështi dhe dituri më të madhe se të gjithë ata që kanë mbretëruar para meje në Jeruzalem dhe zemra ime ka parë shumë dituri dhe njohuri".

alb@Ecclesiastes:1:17 @ Dhe ia kushtova zemrën time për të njojtur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:1:18 @ Sepse aty ku ka shumë dituri ka edhe shumë shqetësim dhe kush shton diturinë shton dhembjen.

alb@Ecclesiastes:2:1 @ Unë thashë në zemrën time: "Eja tani, dua të të vë në provë me gëzimin, dhe ti do të gëzosh ëndjen". Por ja, edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:2:2 @ Për të qeshurit kam thënë: "Éshtë një marrëzi, dhe për gëzimin: "Kujt i shërben?".

alb@Ecclesiastes:2:3 @ Kërkova në zemrën time si ta kënaq trupin tim me verë, duke e nxitur njëkohësisht zemrën time drejt diturisë dhe t`i qepet marrëzisë, deri sa të shoh cila është e mira që bijtë e njerëzve do të duhej të bënin nën qiell tërë ditët e jetës së tyre.

alb@Ecclesiastes:2:4 @ Kështu kreva punime të mëdha për vete; ndërtova shtëpi, mbolla vreshta,

alb@Ecclesiastes:2:5 @ bëra kopshte dhe parqe, duke mbjellë drurë frutorë të çdo lloji;

alb@Ecclesiastes:2:6 @ ndërtova pellgje për ujin me të cilat të mund të vadis pyllin që të rriten drurët.

alb@Ecclesiastes:2:7 @ Bleva shërbëtorë dhe shërbëtore dhe u bëra me shërbëtorë që lindën në shtëpi; pata pasuri të mëdha në kope me bagëti të trashë dhe të imët më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem.

alb@Ecclesiastes:2:8 @ Grumbullova për vete edhe argjend, ar dhe pasuritë e mbretërve dhe të krahinave; gjeta këngëtarë dhe këngëtare, kënaqësitë e bijve të njerëzve, dhe vegla muzikore të çdo lloji.

alb@Ecclesiastes:2:9 @ Kështu u bëra i madh dhe u begatova më tepër se ata që kishin qenë para meje në Jeruzalem; edhe dituria më mbeti mua.

alb@Ecclesiastes:2:10 @ Tërë ato që sytë e mi dëshironin, nuk ua mohova atyre; nuk i refuzova zemrës sime asnjë qejf, sepse zemra ime kënaqej me çdo punë timen; dhe ky ka qenë shpërblimi për çdo punë të bërë nga unë.

alb@Ecclesiastes:2:11 @ Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia dhe mundin tim për t`i kryer; dhe ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën; nuk kishte asnjë përfitim nën diell.

alb@Ecclesiastes:2:12 @ Atëherë u ktheva të rrah me mend diturinë, marrëzinë dhe budallallëkun. "Çfarë do të bëjë njeriu që do të zërë vendin e mbretit, në mos atë që është bërë?".

alb@Ecclesiastes:2:13 @ Pastaj kuptova që dituria ka një epërsi mbi budallallëkun, ashtu si drita ka një epërsi mbi errësirën.

alb@Ecclesiastes:2:14 @ I urti i ka sytë në kokë, kurse budallai ecën në errësirë; por kuptova gjithashtu që të dyve u është rezervuar i njëjti fat.

alb@Ecclesiastes:2:15 @ Kështu thashë në zemrën time: "Po ai fat që i takon budallait më takon edhe mua". Ç`përfitim ke se ke qenë më i urtë?". Prandaj thashë në zemrën time: "Edhe kjo është kotësi".

alb@Ecclesiastes:2:16 @ Nuk mbetet në fakt asnjë kujtim jetëgjatë si i njeriut të urtë ashtu edhe i njeriut budalla, sepse në ditët e ardhme gjithçka do të harrohet. Dhe ashtu si vdes budallai, në të njëjtën mënyrë vdes i urti.

alb@Ecclesiastes:2:17 @ Prandaj fillova të urrej jetën, sepse të gjitha ato që bëhen nën diell më janë bërë të neveritshme, sepse të gjitha janë kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:2:18 @ Kështu kam urryer çdo mundim që kam kryer nën diell, sepse duhet t`i lë të gjitha atij që do të vijë pas meje.

alb@Ecclesiastes:2:19 @ Dhe kush e di në se do të jetë i urtë ose budalla? Sidoqoftë ai do të jetë zot i gjithë punës që kam kryer me mund dhe për të cilën kam përdorur diturinë nën diell. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:2:20 @ Kështu arrita të dëshpërohem në zemrën time për gjithë mundin që kam bërë nën diell.

alb@Ecclesiastes:2:21 @ Sepse këtu ka një njeri që ka punuar me dituri, me zgjuarësi dhe me sukses, por që duhet t`ia lërë trashëgiminë e tij një tjetri, që nuk është munduar fare! Edhe kjo është një kotësi dhe një e keqe e madhe.

alb@Ecclesiastes:2:22 @ Çfarë i mbetet në të vërtetë njeriut për tërë mundin e tij dhe për shqetësimin e zemrës së tij, me të cilën është munduar nën diell?

alb@Ecclesiastes:2:23 @ Tërë ditët e tij nuk janë veçse dhembje dhe puna e tij është e rëndë. Zemra e tij nuk pushon as natën. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:2:24 @ Për njeriun nuk ka gjë më të mirë se sa të hajë e të pijë dhe të gëzohet në mundin e tij; por kam vënë re se edhe kjo vjen nga dora e Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:2:25 @ Kush mund të hajë ose të gëzohet më shumë se unë?

alb@Ecclesiastes:2:26 @ Sepse Perëndia i jep njeriut që i pëlqen dituri, njohje dhe gëzim; por mëkatarit i ngarkon detyrën të mbledhë dhe të grumbullojë, për t`ia lënë pastaj të gjitha atij që pëlqehet nga sytë e Perëndisë. Edhe kjo është kotësi dhe përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:3:1 @ Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell;

alb@Ecclesiastes:3:2 @ një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë,

alb@Ecclesiastes:3:3 @ një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar,

alb@Ecclesiastes:3:4 @ një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle,

alb@Ecclesiastes:3:5 @ një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për të mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar,

alb@Ecclesiastes:3:6 @ një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje,

alb@Ecclesiastes:3:7 @ një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur,

alb@Ecclesiastes:3:8 @ një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen.

alb@Ecclesiastes:3:9 @ Çfarë përfitimi ka ai që punon nga të gjitha gjërat për të cilat mundohet?

alb@Ecclesiastes:3:10 @ Pashë punën që Perëndia u jep bijve të njerëzve, me qëllim që të mundohen

alb@Ecclesiastes:3:11 @ Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund.

alb@Ecclesiastes:3:12 @ Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzohesh dhe të bësh të mirë sa je gjallë;

alb@Ecclesiastes:3:13 @ dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqënie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:3:14 @ E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t`u shtosh dhe t`u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij.

alb@Ecclesiastes:3:15 @ Ajo që është, ka qenë më parë; dhe ajo që do të vijë ka qenë më parë, dhe Perëndia heton atë që ka kaluar.

alb@Ecclesiastes:3:16 @ Kam parë gjithashtu nën diell që në vend të arsyes kishte paudhësi, që në vend të drejtësisë kishte paudhësi.

alb@Ecclesiastes:3:17 @ Kështu thashë në zemrën time: "Perëndia do të gjykojë të drejtin dhe të pabesin, sepse ka një kohë të caktuar për çdo gjë dhe për çdo vepër".

alb@Ecclesiastes:3:18 @ Thashë në zemrën time: "Përsa u përket kushteve në të cilat ndodhen bijtë e njerëzve, Perëndia i vë në provë, që ata vetë të kuptojnë që janë si kafshë".

alb@Ecclesiastes:3:19 @ Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu si vdes njeri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka është kotësi.

alb@Ecclesiastes:3:20 @ Të gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur.

alb@Ecclesiastes:3:21 @ Kush e di në se fryma e bijve të njerëzve ngjitet lart dhe në se fryma e kafshës zbret poshtë në tokë?

alb@Ecclesiastes:3:22 @ Kështu e kuptova që nuk ka gjë më të mirë për njeriun se sa të gëzohet në punën e tij, sepse kjo është pjesa e tij. Kush do ta çojë në fakt të shohë atë që ka për të ndodhur pas tij?

alb@Ecclesiastes:4:1 @ Kështu u ktheva dhe mendova për gjithë shtypjen që ndodhin nën diell; dhe ja, lotët e të shtypurve, të cilët nuk kanë njeri që t`i ngushëllojë; nga ana e shtypësve të tyre ishte forca, por as ata nuk kanë njeri që t`i ngushëllojë.

alb@Ecclesiastes:4:2 @ Prandaj i konsiderova të vdekurit, ata që tashmë kanë vdekur, më të lumtur se të gjallët që jetojnë akoma;

alb@Ecclesiastes:4:3 @ por edhe më i lumtur se njera dhe tjetra palë është ai që nuk ka ekzistuar kurrë dhe ende nuk ka parë veprimet e këqija që kryhen nën diell.

alb@Ecclesiastes:4:4 @ Pashë gjithashtu që çdo mund dhe çdo sukses në punë ngjallin smirën njerit kundër tjetrit. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:4:5 @ Budallai rri me duar të kryqezuara dhe ha mishin e vet.

alb@Ecclesiastes:4:6 @ Vlen më tepër një grusht me pushim se sa dy grushte, me mundim, duke u përpjekur të kapësh erën.

alb@Ecclesiastes:4:7 @ Kam parë edhe një kotësi tjetër nën diell;

alb@Ecclesiastes:4:8 @ dikush është krejt vetëm dhe nuk ka as bir as vëlla, megjithatë mundi i tij nuk ka të sosur dhe sytë e tij nuk janë ngopur me pasuri. Por nuk e pyet veten: "Për kë po lodhem dhe e lë veten pa asnjë të mirë?". Edhe kjo është kotësi dhe një mundim i rëndë.

alb@Ecclesiastes:4:9 @ Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.

alb@Ecclesiastes:4:10 @ Në fakt në se rrëzohen, njeri ngre tjetrin; por mjerë ai që është vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë!

alb@Ecclesiastes:4:11 @ Kështu gjithashtu në se dy veta flenë bashkë, ata kanë mundësi të ngrohen; por ai që është vetëm si do t`ia bëjë të ngrohet?

alb@Ecclesiastes:4:12 @ Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është vetëm, dy veta mund t`i rezistojnë; një litar tresh nuk këputet aq shpejt.

alb@Ecclesiastes:4:13 @ Éshtë më mirë një i ri i varfër dhe i urtë se sa një mbret plak dhe budalla, që nuk di më të pranojë qortime.

alb@Ecclesiastes:4:14 @ Sepse i riu ka dalë nga burgu për të mbretëruar, megjithëse kishte lindur i varfër në mbretërinë e tij.

alb@Ecclesiastes:4:15 @ I pashë tërë të gjallët që ecnin nën diell për t`u bashkuar me të riun, që shkon të zërë vendin e tjetrit.

alb@Ecclesiastes:4:16 @ Ishte i panumërt gjithë populli, gjithë ata që kishin qenë para tyre. Megjithatë ata që do të vijnë më pas nuk do të jenë të kënaqur prej tij! Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:5:1 @ Ki kujdes hapat e tua kur shkon te shtëpia e Perëndisë; afrohu për të dëgjuar në vend që të ofrosh flijimin e budallenjve, të cilët as nuk dinë që veprojnë keq.

alb@Ecclesiastes:5:2 @ Mos u nxito me gojën tënde, dhe zemra jote të mos shpejtohet të thotë asnjë fjalë përpara Perëndisë, sepse Perëndia është në qiell dhe ti mbi tokë; prandaj fjalët e tua të jenë të pakta.

alb@Ecclesiastes:5:3 @ Sepse nga punët e shumta vijnë ëndrrat, dhe nga fjalët e shumta zëri i budallait.

alb@Ecclesiastes:5:4 @ Kur i ke bërë një zotim Perëndisë mos humb kohë ta plotësosh, sepse ai nuk kënaqet me budallenjtë; plotëso zotimin që ke marrë.

alb@Ecclesiastes:5:5 @ Më mirë të mos marrësh zotime se sa t`i bësh dhe të mos i plotësosh.

alb@Ecclesiastes:5:6 @ Mos lejo që goja jote ta çojë trupin tënd të mëkatojë dhe mos thuaj para lajmëtarit të Perëndisë: "Ka qenë gabim". Pse Perëndia duhet të zemërohej me fjalët e tua dhe të shkatërronte veprën e duarve të tua?

alb@Ecclesiastes:5:7 @ Sepse në ëndrrat e shumta dhe në fjalët e shumta ka kotësi; por ti ke frikë nga Perëndia.

alb@Ecclesiastes:5:8 @ Në rast se në provincë sheh shtypjen e të varfërit dhe shkeljen me dhunë të së drejtës dhe të drejtësisë, mos u habit nga kjo gjë; sepse mbi një pushtet të lartë ndodhet një më i lartë dhe mbi ta disa pushtete akoma më të larta.

alb@Ecclesiastes:5:9 @ Toka ofron përfitime më të mëdha se çdo gjë tjetër, dhe vetë mbreti shërbehet nga fusha.

alb@Ecclesiastes:5:10 @ Kush është i dhënë pas parasë, nuk ngopet kurrë me para, dhe kush dëshiron pasuritë nxjerr përfitim prej tyre. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:5:11 @ Kur rritet pasuria, shtohen edhe ata që e përpijnë; dhe çfarë përfitimi kanë prej saj pronarët, veç asaj që e shohin me sytë e tyre?

alb@Ecclesiastes:5:12 @ I ëmbël është gjumi i punonjësit, qoftë edhe kur ha pak ose shumë; por velitja e të pasurit nuk e lë atë të flerë

alb@Ecclesiastes:5:13 @ Éshtë një e keqe tjetër e vajtueshme që kam parë nën diell: pasuritë e ruajtura për pronarin e tyre në dëm të tij.

alb@Ecclesiastes:5:14 @ Këto pasuri humbasin për shkak të një pune të keqe, dhe kështu në duart e birit që ka lindur nuk mbetet më asgjë.

alb@Ecclesiastes:5:15 @ Ashtu si ka dalë nga barku i nënës, kështu lakuriq do të kthehet për të shkuar si pati ardhur, pa marrë gjë nga mundi i tij që mund ta marrë me vete.

alb@Ecclesiastes:5:16 @ Edhe kjo është një e keqe e vajtueshme që duhet të shkojë pikërisht ashtu si ka ardhur; dhe çfarë përfitimi ka se është munduar për erën?

alb@Ecclesiastes:5:17 @ Përveç kësaj ai ha çdo ditë të jetës së tij në errësirrë, dhe ka shumë hidhërime, sëmundje dhe telashe.

alb@Ecclesiastes:5:18 @ Ja çfarë kuptova: është mirë dhe e përshtatshme për njeriun të hajë, të pijë dhe të gëzojë të mirën e gjithë mundit të tij nën diell, tërë ditët e jetës që Perëndia i jep, sepse kjo është pjesa e tij.

alb@Ecclesiastes:5:19 @ Çdo njeriu të cilit Perëndia i jep pasuri dhe të mira dhe të cilit i jep gjithashtu mundësinë t`i gëzojë ato, të marrë pjesën e vet dhe të gëzojë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:5:20 @ Në fakt ai nuk do të kujtojë shumë ditët e jetës së tij, sepse Perëndia i përgjigjet me gëzimin e zemrës së tij.

alb@Ecclesiastes:6:1 @ Éshtë një e keqe tjetër që kam parë nën diell dhe që është e përhapur midis njerëzve:

alb@Ecclesiastes:6:2 @ dikujt Perëndia i ka dhënë pasuri, të mira dhe lavdi, dhe nuk i mungon asgjë nga gjithë ato që mund të dëshirojë, por Perëndia nuk i jep mundësinë t`i gëzojë, por i gëzon një i huaj. Kjo është kotësi dhe një e keqe e madhe.

alb@Ecclesiastes:6:3 @ Në qoftë se dikujt i lindin njëqind bij dhe jeton shumë vite dhe të shumta janë ditët e viteve të tij, por shpirti i tij nuk ngopet me të mira dhe nuk ka as varr unë them se një dështim është më i lumtur se ai;

alb@Ecclesiastes:6:4 @ sepse ka ardhuar më kot dhe po ikën në terr, dhe emri i tij është mbuluar nga terri.

alb@Ecclesiastes:6:5 @ Edhe sikur të mos e ketë parë as njohur diellin, megjithatë ka më shumë pushim se tjetri.

alb@Ecclesiastes:6:6 @ Po, edhe sikur të duhej të jetonte dy herë një mijë vjet, por pa mundur të gëzojë të mirat e tij. A nuk mbarojnë të gjitha në po atë vend?

alb@Ecclesiastes:6:7 @ Tërë mundi i njeriut është për gojën e tij, megjithatë oreksi i tij nuk ngopet kurrë.

alb@Ecclesiastes:6:8 @ Ç`përfitim ka i urti mbi budallanë? Ç`përfitim ka i varfëri në rast se di të ecë përpara njerëzve të gjallë?

alb@Ecclesiastes:6:9 @ Éshtë më mirë të shikosh me sy se sa të endesh me dëshirën. Edhe kjo është kotësi dhe një përpjekje për të kapur erën.

alb@Ecclesiastes:6:10 @ Ajo që është, prej kohe është quajtur me emrin e vet dhe dihet se ç`është njeriu, dhe që nuk mund të hahet me atë që është më i fortë se ai.

alb@Ecclesiastes:6:11 @ Duke qenë se ka shumë gjëra që e shtojnë kotësinë, çfarë përfitimi ka prej tyre njeriu?

alb@Ecclesiastes:6:12 @ Kush e di në fakt ç`është e mirë për njeriun në këtë jetë, gjatë tërë ditëve të jetës së tij të kotë që ai i kalon si një hije? Kush mund t`i thotë njeriut çfarë ka për të ndodhur pas tij nën diell?

alb@Ecclesiastes:7:1 @ Një emër i mirë pëlqehet më tepër se një vaj i parfumuar, dhe dita e vdekjes është më e mirë se dita e lindjes.

alb@Ecclesiastes:7:2 @ Éshtë më mirë të shkosh në një shtëpi ku mbahet zi se sa të shkosh në një shtëpi ku ka festë, sepse ky është fundi i çdo njeriu, dhe kush rron ka për të vënë mend.

alb@Ecclesiastes:7:3 @ Trishtimi është më i mirë nga gazi, sepse përpara një fytyre të trishtuar zemra bëhet më e mirë.

alb@Ecclesiastes:7:4 @ Zemra e të urtit është në shtëpinë ku mbahet zi, por zemra e budallenjve është në një shtëpi të gëzuar.

alb@Ecclesiastes:7:5 @ Éshtë më mirë për dikë të dëgjojë qortimin e të urtit se sa të dëgjojë këngën e budallenjve,

alb@Ecclesiastes:7:6 @ sepse ashtu siç është kërcitja e shkurreve nën një tenxhere, kështu është e qeshura e budallait. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:7:7 @ Me siguri shtypja e bën të pamend njeriun e urtë, dhe dhurata bën që të humbasë arsyen.

alb@Ecclesiastes:7:8 @ Më mirë fundi i një gjëje se fillimi i saj, dhe më mirë ai që ka frymë të durueshëm se ai që ka frymë krenar.

alb@Ecclesiastes:7:9 @ Mos u nxito në frymën tënd të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve.

alb@Ecclesiastes:7:10 @ Mos thuaj: "Si është e mundur që ditët e kaluara ishin më të mira nga këto?", sepse nuk është urtësi të bësh një pyetje të tillë.

alb@Ecclesiastes:7:11 @ Dituria është e mirë bashkë me një pasuri dhe u sjell përfitime atyre që shohin diellin.

alb@Ecclesiastes:7:12 @ Sepse dituria është një mbrojtje ashtu si është paraja; por epërsia e diturisë qëndron në këtë; dituria i bën të jetojnë ata që e zotërojnë.

alb@Ecclesiastes:7:13 @ Konsideroje veprën e Perëndisë: kush mund të drejtojë atë që ai ka bërë të shtrëmbër?

alb@Ecclesiastes:7:14 @ Në ditën e bollëkut ji i gëzuar, por në ditën e fatkqësisë mendohu thellë. Perëndia ka bërë si njerën ashtu dhe tjetrën, me qëllim që njeriu të mos zbulojë asgjë nga ato që do të ndodhin pas tij.

alb@Ecclesiastes:7:15 @ Pashë gjithçka në ditët e kotësisë sime. Ndodh që i drejti të vdesë në drejtësinë e vet dhe që i pabesi të jetojë gjatë në ligësinë e tij.

alb@Ecclesiastes:7:16 @ Mos ji tepër i drejtë as i urtë jashtë mase

alb@Ecclesiastes:7:17 @ Mos ji tepër i keq dhe mos u trego budalla. Pse kërkon të vdesësh para kohës sate?

alb@Ecclesiastes:7:18 @ Éshtë mirë që ti të kapesh pas kësaj gjëje dhe të mos heqësh dorë prej saj, sepse ai që ka frikë Perëndinë do t`u shmanget tërë këtyre gjërave.

alb@Ecclesiastes:7:19 @ Dituria e bën të urtin më të fortë se dhjetë të fuqishëm në një qytet.

alb@Ecclesiastes:7:20 @ Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë.

alb@Ecclesiastes:7:21 @ Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt,

alb@Ecclesiastes:7:22 @ sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët.

alb@Ecclesiastes:7:23 @ Unë i hetova të gjitha këto gjëra me dituri. Thashë: "Do të bëhem i urtë", por dituria është mjaft larg nga unë.

alb@Ecclesiastes:7:24 @ Një gjë që është kaq larg dhe kaq e thellë, kush mund ta gjejë?

alb@Ecclesiastes:7:25 @ Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë;

alb@Ecclesiastes:7:26 @ dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.

alb@Ecclesiastes:7:27 @ Ja ajo që gjeta", thotë Predikuesi, "duke i shqyrtuar një për një gjërat, për të gjetur shkakun e tyre.

alb@Ecclesiastes:7:28 @ Atë që unë po kërkoj ende, por nuk e kam gjetur; një burrë ndër një mijë e gjeta, por një grua në mes gjithë atyre nuk e gjeta.

alb@Ecclesiastes:7:29 @ Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.

alb@Ecclesiastes:8:1 @ Kush është si i urti? Kush e njeh interpretimin e sendeve? Dituria e njeriut bën që të shkëlqejë fytyra e tij dhe e ndryshon ashpërsinë e fytyrës së tij.

alb@Ecclesiastes:8:2 @ Unë të jap një këshillë: respekto urdhërin e mbretit për shkak të betimit të bërë Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:8:3 @ Mos u nxito të largohesh nga prania e tij dhe mos ngul këmbë në një gjë të keqe, sepse ai bën të gjitha gjërat që i pëlqen.

alb@Ecclesiastes:8:4 @ Në fakt fjala e mbretit është e fuqishme; dhe kush mund t`i thotë: "Çfarë po bën?".

alb@Ecclesiastes:8:5 @ Kush respekton urdhërin e tij nuk do të pësojë asnjë të keqe; zemra e njeriut të urtë di në fakt të dallojë kohën dhe gjykimin,

alb@Ecclesiastes:8:6 @ sepse për çdo gjë ka një kohë dhe një gjykim, dhe ligësia e njeriut rëndon shumë mbi të.

alb@Ecclesiastes:8:7 @ Sepse ai nuk e di çfarë ka për të ndodhur; kush në fakt do t`i tregojë si do të venë gjërat?

alb@Ecclesiastes:8:8 @ Nuk ka njeri që të ketë pushtet mbi frymën për ta përmbajtur, apo të ketë pushtet mbi ditën e vdekjes. Nuk ka leje në betejë, dhe padrejtësia nuk mund të shpëtojë atë që e kryen.

alb@Ecclesiastes:8:9 @ E pashë tërë këtë gjë dhe vura mend për të gjitha gjërat që bëhen nën diell; ka një kohë kur një njeri sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar.

alb@Ecclesiastes:8:10 @ Pastaj pashë të pabesët që u varrosën, të cilët kishin hyrë dhe kishin dalë nga vendi i shenjtë; edhe ata ishin harruar në qytetin ku kishin bërë këto gjëra. Edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:8:11 @ Sepse vendimi kundër një veprimi të keq nuk zbatohet menjëherë, zemra e bijve të njerëzve është e mbushur nga dëshira për të bërë të keqen.

alb@Ecclesiastes:8:12 @ Edhe në qoftë se mëkatari bën njëqind herë të keqen dhe i zgjat ditët e tij, megjithatë, unë e di që do të kenë të mirën ata që kanë frikë nga Perëndia, që kanë frikë para tij.

alb@Ecclesiastes:8:13 @ Por nuk ka të mirë për të pabesin, dhe nuk ka për t`i zgjatur ditët e tij si hija sepse nuk ka frikë përpara Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:8:14 @ Éshtë një kotësi që ndodh mbi tokë; ka njerëz të drejtë që trajtohen ashtu sikur i përket veprës të të pabesëve, dhe ka të pabesë që trajtohen sikur i përket veprës të të drejtëve. Kam thënë që edhe kjo është kotësi.

alb@Ecclesiastes:8:15 @ Kështu lëvdova harenë, sepse nuk ka gjë më të mirë për njeriun nën diell se të hajë, të pijë dhe të jetë i gëzuar, sepse kjo i mbetet në mundin e tij gjatë ditëve të jetës që Perëndia i ka dhënë nën diell.

alb@Ecclesiastes:8:16 @ Kur unë e vura zemrën time të njohë diturinë dhe të mendojë përpjekjet që bëhen mbi tokë (edhe kur dikush nuk i lë të pushojnë sytë e tij as ditën as natën),

alb@Ecclesiastes:8:17 @ atëherë pashë gjithë veprën e Perëndisë, që njeriu nuk mund të arrijë të zbulojë të gjitha ato që bëhen nën diell sepse, edhe sikur njeriu të mundohet duke kërkuar, nuk arrin t`i zbulojë; edhe sikur i urti të thotë që e di, nuk është në gjendje t`i zbulojë.

alb@Ecclesiastes:9:1 @ Kështu unë e mendova gjithë këtë në zemrën time për të kërkuar ta qartësoj; që të drejtët dhe të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. Njeriu nuk njeh as dashurinë as urrejtjen; gjithçka është para tij.

alb@Ecclesiastes:9:2 @ Çdo gjë u ndodh në mënyrë të njëllojtë të gjithëve: i njëjti fat pret të drejtin dhe të pabesin, të mirin, të pastrin dhe të papastrin, atë që ofron flijime dhe atë që nuk i ofron. Si i miri është edhe mëkatari, dhe ai që betohet si ai që ka frikë të betohet.

alb@Ecclesiastes:9:3 @ Kjo është një e keqe që bëhet nën diell; të gjithë kanë të njëjtin fat, dhe përveç kësaj zemra e bijve të njerëzve është plot ligësi dhe marrëzia qëndron në zemrën e tyre për deri sa jetojnë; pastaj shkojnë te të vdekurit.

alb@Ecclesiastes:9:4 @ Për deri sa njeriu është i bashkuar me gjithë të gjallët e tjerë ka shpresë, sepse një qen i gjallë vlen më tepër se një luan i ngordhur.

alb@Ecclesiastes:9:5 @ Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë; për ta nuk ka më asnjë shpërblim, sepse kujtimi i tyre harrohet.

alb@Ecclesiastes:9:6 @ Edhe dashuria e tyre, urrejtja e tyre dhe smira e tyre janë zhdukur tashmë, dhe ata nuk do të kenë asnjë pjesë në të gjitha ato që bëhet nën diell.

alb@Ecclesiastes:9:7 @ Shko, ha bukën tënde me gëzim dhe pi verën tënde me zemër të gëzuar, sepse Perëndia i ka pëlqyer veprat e tua.

alb@Ecclesiastes:9:8 @ Rrobat e tua qofshin të bardha në çdo kohë dhe vaji mos mungoftë kurrë mbi kokën tënde.

alb@Ecclesiastes:9:9 @ Gëzoje jetën me gruan që do për të gjitha ditët e jetës tënde të kotësisë, që ai të ka dhënë nën diell për të gjitha ditët e kotësisë, sepse kjo është pjesa që të takon në jetë dhe në mundin që kryen nën diell.

alb@Ecclesiastes:9:10 @ Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde, sepse në Sheol ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri.

alb@Ecclesiastes:9:11 @ Gjithashtu pashë nën diell që vrapimi nuk fitohet nga ai që është i shpejtë as beteja nga të fortët; as buka nuk u shkon të urtëve, as pasuritë njerëzve të zgjuar, as favori atyre që janë të shkathët,

alb@Ecclesiastes:9:12 @ Sepse njeriu nuk e njeh orën e tij; ashtu si peshqit që kapen në një rjetë mizore dhe si zogjtë që kapen në një kurth, kështu bijtë e njerëzve kapen në kurth në kohën e fatkeqësisë, kur ajo bie papritur mbi ta.

alb@Ecclesiastes:9:13 @ E pashë edhe këtë shembull të diturisë nën diell dhe m`u duk i madh.

alb@Ecclesiastes:9:14 @ Ishte një qytet i vogël me pak njerëz brenda; një mbret i madh doli kundra, e rrethoi dhe ndërtoi bastione të mëdha.

alb@Ecclesiastes:9:15 @ Por gjendej në të një njeri i varfër dhe i urtë, i cili me diturinë e tij e shpëtoi qytetin. Megjithatë asnjeri nuk u kujtua për këtë njeri të varfër.

alb@Ecclesiastes:9:16 @ Atëherë unë thashë: "Dituria vlen më shumë se forca; por dituria e të varfërit përbuzet dhe fjalët e tij nuk dëgjohen".

alb@Ecclesiastes:9:17 @ Fjalët e të urtëve që thuhen shtruar dëgjohen më mirë se britmat e atij që sundon mbi budallenjtë.

alb@Ecclesiastes:9:18 @ Dituria vlen më tepër se armët e luftës, por një mëkatar i vetëm shkatërron një të mirë të madhe.

alb@Ecclesiastes:10:1 @ Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.

alb@Ecclesiastes:10:2 @ Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.

alb@Ecclesiastes:10:3 @ Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.

alb@Ecclesiastes:10:4 @ Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;

alb@Ecclesiastes:10:5 @ Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;

alb@Ecclesiastes:10:6 @ marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.

alb@Ecclesiastes:10:7 @ Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.

alb@Ecclesiastes:10:8 @ Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.

alb@Ecclesiastes:10:9 @ Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik

alb@Ecclesiastes:10:10 @ Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t`ia dalë gjithnjë mbarë.

alb@Ecclesiastes:10:11 @ Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.

alb@Ecclesiastes:10:12 @ Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.

alb@Ecclesiastes:10:13 @ Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.

alb@Ecclesiastes:10:14 @ Edhe sikur budallai t`i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t`i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?

alb@Ecclesiastes:10:15 @ Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.

alb@Ecclesiastes:10:16 @ Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!

alb@Ecclesiastes:10:17 @ Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t`u dehur!

alb@Ecclesiastes:10:18 @ Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.

alb@Ecclesiastes:10:19 @ Një banket shtrohet për t`u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.

alb@Ecclesiastes:10:20 @ Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.

alb@Ecclesiastes:11:1 @ Hidh bukën tënde mbi ujërat, sepse pas shumë kohe do ta gjesh përsëri.

alb@Ecclesiastes:11:2 @ Jepu pjesë shtatë, madje edhe tetë vetave, sepse ti nuk e di se çfarë fatkeqësie mund të të ndodhë mbi tokë.

alb@Ecclesiastes:11:3 @ Në rast se retë janë plot me shi, e derdhin mbi tokë; dhe në rast se një dru bie në jug apo në veri, ai mbetet aty ku bie.

alb@Ecclesiastes:11:4 @ Kush e ka mendjen te era nuk ka për të mbjellë dhe kush rri e shikon retë nuk ka për të korrur.

alb@Ecclesiastes:11:5 @ Ashtu si ti nuk njeh rrugën e erës dhe mënyrën si formohen kockat në barkun e gruas me barrë, kështu ti nuk e njeh veprën e Perëndisë që bën gjithçka.

alb@Ecclesiastes:11:6 @ Mbille farën tënde në mëngjes dhe në mbrëmje mos lër dorën tënde të pushojë, sepse ti nuk e di se cili nga të dy do të dalë më mirë; ky apo ai, apo do të jenë të mirë që të dy.

alb@Ecclesiastes:11:7 @ Drita është e ëmbël dhe është diçka e këndshme për sytë që shohin diellin.

alb@Ecclesiastes:11:8 @ Edhe kur një njeri të jetojë shumë vjet, le t`i gëzojë të gjitha, por le të mendojë edhe për ditët e territ që do të jenë të shumta; të gjitha ato që do të ndodhin janë kotësi.

alb@Ecclesiastes:11:9 @ Gëzohu, pra, o i ri, në rininë tënde, le të gëzohet zemra jote në ditët e rinisë sate; ndiq edhe rrugët e zemrës sate dhe pamjen e syve të tu, por dije që për të gjitha këto gjëra Perëndia do të të thërrasë në gjyq.

alb@Ecclesiastes:11:10 @ Elimino nga zemra jote trishtimin, dhe largo nga trupi yt dhembjen, sepse rinia dhe mituria janë kotësi.

alb@Ecclesiastes:12:1 @ Por kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: "Nuk gjej asnjë kënaqësi në to",

alb@Ecclesiastes:12:2 @ para se të errësohet dielli, drita, hëna dhe yjet, dhe të kthehen retë pas shiut;

alb@Ecclesiastes:12:3 @ në moshën gjatë së cilës rojtarët e shtëpisë dridhen, njerëzit e fortë përkulen, ato që bluajnë nuk punojnë më se kanë mbetur pak, ata që shikojnë nga dritaret errësohen

alb@Ecclesiastes:12:4 @ dhe portat mbi rrugë mbyllen; kur pakësohet zhurma e mokrës, dikush çohet me këngën e një zogu, dhe gjithë bijat e këngës dobësohen;

alb@Ecclesiastes:12:5 @ kur dikush ka frikë nga lartësitë dhe nga tmerret e rrugës; kur bajamja lulëzon, karkaleci është një peshë, dhe dëshira pakësohet, sepse njeriu shkon në banesën e tij të përjetshme dhe qaramanët enden rrugëve.

alb@Ecclesiastes:12:6 @ Kujto Krijuesin tënd përpara se të këputet kordoni prej argjendi, të thyhet vazoja prej ari, të thyhet shtamba te burimi dhe të bëhet copë-copë çikriku në pus,

alb@Ecclesiastes:12:7 @ dhe pluhuri t`i kthehet tokës siç ishte më parë dhe fryma t`i kthehet Perëndisë që e ka dhënë.

alb@Ecclesiastes:12:8 @ "Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi, "gjithçka është kotësi".

alb@Ecclesiastes:12:9 @ Predikuesi, përveç se ka qenë një i urtë, i ka mësuar gjithashtu popullit dijen dhe ka peshuar, ka kërkuar dhe ka renditur një numër të madh fjalësh të urta.

alb@Ecclesiastes:12:10 @ Predikuesi është përpjekur të gjejë fjalë të këndshme; dhe gjërat e shkruara janë të drejta dhe të vërteta.

alb@Ecclesiastes:12:11 @ Fjalët e të urtëve janë si hostenë dhe ato që mbledhin njerëzit e ditur janë si gozhda të ngulura mirë; ato jepen nga një Bari i vetëm.

alb@Ecclesiastes:12:12 @ Biri im, ruhu nga çdo gjë që del jashtë kësaj. Shkruhen shumë libra, por nuk mbarohet kurrë kjo punë, dhe studimi i tepërt e lodh trupin.

alb@Ecclesiastes:12:13 @ Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut"

alb@Ecclesiastes:12:14 @ Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.

alb@Songs:1:5 @ Unë jam e zezë por e bukur, o bija të Jeruzalemit, si çadrat e Kedarit, si perdet e Salomonit.

alb@Songs:1:14 @ Kënaqësia ime është për mua një tufë lulesh alkane në vreshtat e En-gedit.

alb@Songs:1:16 @ Sa i bukur je, i dashuri im, madje dhe i dashurueshëm! Për më tepër shtrati ynë është blerosh.

alb@Songs:2:7 @ Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t`i pëlqejë

alb@Songs:2:8 @ Ja zëri i të dashurit tim! Ja, ai vjen duke kërcyer mbi malet, duke u hedhur mbi kodrat.

alb@Songs:2:9 @ I dashuri im i përngjan një gazele apo një dreri të ri. Ja ku është prapa murit tonë, shikon nga dritaret, hedh vështrime nëpërmjet hekurave të tyre.

alb@Songs:2:12 @ Lulet duken mbi tokë, koha e të kënduarit erdhi, dhe në vendin tonë dëgjohet zëri i turtulleshës.

alb@Songs:2:17 @ Para se të fryjë flladi i ditës dhe hijet të ikin, kthehu, i dashuri im, dhe sillu si një gazelë o një drenushë mbi malet që na ndajnë.

alb@Songs:3:3 @ Rojet që sillen nëpër qytet më takuan. I pyeta ata: "A e patë atë që do zemra ime?".

alb@Songs:3:5 @ Ju përgjërohem, o bija të Jeruzalemit, për gazelat dhe sutat e fushave, mos e ngacmoni dhe mos e zgjoni dashurin time deri sa kështu t`i pëlqejë.

alb@Songs:3:9 @ Mbreti Salomon i ka bërë vetes një lektizë me dru Libani.

alb@Songs:3:10 @ I ka bërë kolonat e saj prej argjendi, shpinzën e saj prej ari, ndenjësen prej purpuri; pjesa e brendëshme e saj është qendisur me dashuri nga bijat e Jeruzalemit

alb@Songs:4:2 @ Dhëmbët e tua janë si një kope delesh të qethura, që kthehen nga vendi i larjes; të gjitha kanë binjakët e tyre dhe asnjë prej tyre nuk është shterpë.

alb@Songs:4:8 @ Eja me mua nga Libani, o nusja ime, eja me mua nga Libani! Shiko nga maja e Amanas, nga maja e Senirit dhe e Hermonit, nga strofkat e luanëve dhe nga malet e leopardëve.

alb@Songs:4:16 @ Zgjohu, o veri dhe eja, o jugë; fryj mbi kopshtin tim, dhe aromat e tij të përhapen! Le të hyjë i dashuri im në kopshtin e tij dhe të hajë frytet e zgjedhura!

alb@Songs:5:7 @ Rojet që sillen nëpër qytet më gjetën, më rrahën, më plagosën; rojet e mureve më çorën velin.

alb@Songs:5:8 @ Unë ju lutem shumë, o bija të Jeruzalemit, në rast se e gjeni të dashurin tim, çfarë do t`i thoni? I thoni se jam e sëmurë nga dashuria.

alb@Songs:5:13 @ Faqet e tij janë si një lehe balsami, si lehe barërash aromatike; buzët e tij janë zambakë, që nxjerrin mirra të lëngët.

alb@Songs:5:15 @ Këmbët e tij janë kollona mermeri të mbështetura në themele ari të kulluar. Pamja e tij është si Libani, madhështore si kedrat.

alb@Songs:5:16 @ Goja e tij është vetë ëmbëlsia; po, ai është tërheqës në çdo pikpamje. Ky është i dashuri im, ky është miku im, o bija të Jeruzalemit.

alb@Songs:6:2 @ I dashuri im zbriti në kopshtin e tij, në lehet e balsamit për të kullotur kopenë në kopshtet dhe për të mbledhur zambakë.

alb@Songs:6:4 @ Mikja ime, ti je e bukur si Tirtsahu, i hijshëm si Jeruzalemi, e tmerrshme si një ushtri me flamuj të shpalosur.

alb@Songs:6:11 @ Unë zbrita në kopshtin e arrave për të parë bimët e blerta të luginës, për të parë në se hardhitë ishin në lulëzim dhe shegët kishin bulëzuar.

alb@Songs:6:13 @ Kthehu, kthehu, o Shulamite, kthehu, kthehu, që të mund të të admirojmë. Çfarë shikoni te Shulamitja? Si një valle me dy grupe?

alb@Songs:7:7 @ Shtati yt është i njëllojtë me atë të palmës dhe sisët e tua janë si vile.

alb@Songs:7:8 @ Kam thënë: "Do të ngjitem mbi palmë dhe do të kap degët e saj". Qofshin sisët e tua si vilet e rrushit, aroma e frymës sate si ajo e mollëve,

alb@Songs:7:9 @ dhe të puthurat e gojës sate si një verë e zgjedhur, që zbret ëmbël për të kënaqur dëshirën time, duke çikur shumë lehtë buzët e atij që fle.

alb@Songs:7:11 @ Eja, i dashuri im, le të dalim nëpër fusha, ta kalojmë natën nëpër fshatra!

alb@Songs:7:12 @ Të çohemi shpejt në mëngjes për të shkuar në vreshtat dhe për të parë në qoftë se vreshti ka lëshuar llastarë, në se kanë çelur lulet e tij dhe në se shegët kanë lulëzuar. Aty do të jap dashurinë time.

alb@Songs:8:4 @ O bija të Jerzalemit, ju lutem shumë, mos e shqetësoni dhe mos e zgjoni dashurinë time, deri sa kështu t`i pëlqejë.

alb@Songs:8:14 @ Eja shpejt, i dashuri im, dhe ngjaji një gazele apo një sute në malet e aromave!

alb@Isaiah:1:1 @ Vegimi i Isaias, birit të Amotsit, që ai pa për Judën dhe Jeruzalemin në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias; mbretër të Judës;