OT-POET.filter - alb p:
alb@
Job:1:1 @ Në vendin e Uzit ishte një njeri i quajtur Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes.
alb@Job:1:3 @ Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.
alb@Job:1:4 @ Bijtë e tij kishin zakon të shkonin për banket në shtëpinë e secilit ditën e cakuar; dhe dërgonin të thërrisnin tri motrat e tyre, që të vinin të hanin dhe të pinin bashkë me ta.
alb@Job:1:5 @ Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t`i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre". Kështu bënte Jobi çdo herë.
alb@Job:1:6 @ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten para Zotit, dhe ndër ta shkoi edhe Satanai.
alb@Job:1:7 @ Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkruar lart e poshtë".
alb@Job:1:8 @ Zoti i tha Satanait: "E ke vënë re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t`i largohet së keqes".
alb@Job:1:9 @ Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Vallë më kot Jobi ka frikë nga Perëndia?
alb@Job:1:10 @ A nuk ke vënë ti një mbrojtje rreth tij, rreth shtëpisë së tij dhe të gjitha gjërave që ai zotëron? Ti ke bekuar veprën e duarve të tij dhe bagëtia e tij është shtuar shumë në vend.
alb@Job:1:11 @ Por shtri dorën tënde dhe preki të gjitha ato që ai zotëron dhe ke për të parë po nuk të mallkoi ai haptazi".
alb@Job:1:12 @ Zoti i tha Satanait: "Ja, të gjitha ato që ai zotëron janë në pushtetin tënd, por mos e shtri dorën mbi personin e tij". Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit.
alb@Job:1:13 @ Kështu një ditë ndodhi që, ndërsa bijtë e tij dhe bijat e tij hanin e pinin verë në shtëpinë e vëllait të tyre më të madh, erdhi nga Jobi një lajmëtar për t`u thënë:
alb@Job:1:14 @ Qetë po lëronin dhe gomarët po kullotnin aty afër,
alb@Job:1:15 @ kur Sabejtë u sulën mbi ta, i morën me vete dhe vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
alb@Job:1:16 @ Ai ishte duke folur ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Zjarri i Perëndisë ra nga qielli, zuri delet dhe shërbëtorët dhe i ka përpirë. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
alb@Job:1:17 @ Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Kaldeasit kanë formuar tri banda, u sulën mbi devetë dhe i morën me vete, vranë me shpatë shërbëtorët. Vetëm unë shpëtova për të ardhur të ta them".
alb@Job:1:18 @ Ai ishte duke folur, ende, kur arriti një tjetër dhe tha: "Bijtë e tu dhe bijat e tua ishin duke ngrënë dhe duke pirë verë në shtëpinë e vëlliat të tyre më të madh,
alb@Job:1:19 @ kur papritur një erë e furishme, që vinte nga shkretëtira, ra në të katër qoshet e shtëpisë e cila u shemb mbi të rinjtë, dhe ata vdiqën. Vetëm unë shpëtova dhe erdha të ta them".
alb@Job:1:20 @ Atëherë Jobi u ngrit, grisi mantelin e tij dhe rroi kokën; pastaj ra pëmbys dhe adhuroi,
alb@Job:1:22 @ Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi dhe nuk paditi Perëndinë për ndonjë padrejtësi.
alb@Job:2:1 @ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit, dhe midis tyre shkoi edhe Satanai për t`u paraqitur përpara Zotit.
alb@Job:2:2 @ Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkuar lart e poshtë". Zoti i tha Satanait:
alb@Job:2:3 @ "A e vure re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t`i largohet së keqes. Ai qëndron i patundur në ndershmërinë e tij, megjithëse ti më ke nxitur kundër tij për ta shkatërruar pa asnjë shkak".
alb@Job:2:4 @ Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Lëkurë për lëkurë! Gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij.
alb@Job:2:5 @ Por shtrije dorën tënde dhe preki kockat e tij dhe mishin e tij dhe ke për të parë po nuk të mallkoi haptazi".
alb@Job:2:6 @ Zoti i tha Satanait: "Ja ai, është në pushtetin tënd, por mos ia merr jetën".
alb@Job:2:7 @ Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit dhe e goditi Jobin me një ulcerë të keqe nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës.
alb@Job:2:8 @ Jobi mori një copë balte për t`u kruar dhe rrinte ulur në mes të hirit.
alb@Job:2:9 @ Atëherë gruaja e tij i tha: "Qëndron ende në ndershmërinë tënde? Mallko Perëndinë dhe vdis!".
alb@Job:2:10 @ Por ai i tha asaj: "Ti flet si një grua pa mend. Në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë edhe të keqen?". Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi me buzët e tij.
alb@Job:2:12 @ I ngritën sytë nga larg, por nuk e njohën dot; atëherë filluan të qajnë me zë të lartë, dhe secili grisi rrobat e tij dhe qiti mbi kryet e tij pluhur duke e hedhur në drejtim të qiellit.
alb@Job:2:13 @ Pastaj u ulën pranë tij për shtatë ditë e shtatë net, dhe asnjë nuk i drejtoi qoftë një fjalë të vetme, sepse e shikonin se dhembja e tij ishte shumë e madhe.
alb@Job:3:1 @ Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij.
alb@Job:3:4 @ Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!
alb@Job:3:5 @ E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë!
alb@Job:3:7 @ Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi.
alb@Job:3:9 @ U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon,
alb@Job:3:10 @ sepse nuk e mbylli portën e barkut të nënës sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve të mi
alb@Job:3:11 @ Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?
alb@Job:3:12 @ Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë?
alb@Job:3:13 @ Po, tani do të dergjesha i qetë, do të flija dhe do të pushoja,
alb@Job:3:14 @ bashkë me mbretërit dhe me këshilltarët e dheut, që kanë ndërtuar për vete rrënoja të shkretuara,
alb@Job:3:15 @ ose bashkë me princat që kishin ar ose që mbushën me argjend pallatet e tyre.
alb@Job:3:16 @ Ose pse nuk qeshë si një dështim i fshehur, si fëmijët që nuk e kanë parë kurrë dritën?
alb@Job:3:17 @ Atje poshtë të këqinjtë nuk brengosen më, atje poshtë çlodhen të lodhurit.
alb@Job:3:18 @ Atje poshtë të burgosurit janë të qetë bashkë, dhe nuk e dëgjojnë më zërin e xhelatit.
alb@Job:3:19 @ Atje poshtë ka të vegjël dhe të mëdhenj, dhe skllavi është i lirë nga pronari i tij.
alb@Job:3:20 @ Pse t`i japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim,
alb@Job:3:21 @ të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;
alb@Job:3:23 @ Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?
alb@Job:3:24 @ Në vend që të ushqehem, unë psherëtij, dhe rënkimet e mia burojnë si uji.
alb@Job:3:25 @ Sepse ajo që më tremb më shumë më bie mbi krye, dhe ajo që më tmerron më ndodh.
alb@Job:3:26 @ Nuk kam qetësi, nuk kam prehje, por më pushton shqetësimi".
alb@Job:4:1 @ Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
alb@Job:4:2 @ "A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t`i ndalë fjalët?
alb@Job:4:3 @ Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura;
alb@Job:4:5 @ Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.
alb@Job:4:6 @ Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?
alb@Job:4:7 @ Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm?
alb@Job:4:8 @ Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.
alb@Job:4:9 @ Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.
alb@Job:4:11 @ Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.
alb@Job:4:12 @ Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.
alb@Job:4:14 @ më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.
alb@Job:4:15 @ Një frymë më kaloi përpara, dhe m`u ngritën përpjetë qimet e trupit.
alb@Job:4:16 @ Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte:
alb@Job:4:17 @ "A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?
alb@Job:4:19 @ aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.
alb@Job:4:20 @ Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.
alb@Job:4:21 @ Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".
alb@Job:5:1 @ "Bërtit, pra! A ka vallë ndonjë që të përgjigjet? Kujt prej shenjtorëve do t`i drejtohesh?
alb@Job:5:2 @ Zemërimi në fakt e vret të pamendin dhe zilia e vret budallanë.
alb@Job:5:3 @ E kam parë të pamendin të lëshojë rrënjë, por shumë shpejt e mallkova banesën e tij.
alb@Job:5:4 @ Bijtë e tij nuk kanë asnjë siguri, janë të shtypur te porta, dhe nuk ka njeri që t`i mbrojë.
alb@Job:5:5 @ I urituri përpin të korrat e tij, ia merr edhe sikur të jenë midis gjembave, dhe një lak përpin pasurinë e tij.
alb@Job:5:6 @ Sepse shpirtligësia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;
alb@Job:5:7 @ por njeriu lind për të vuajtur, ashtu si shkëndija për t`u ngjitur lart.
alb@Job:5:8 @ Por unë do të kërkoja Perëndinë, dhe Perëndisë do t`i besoja çështjen time,
alb@Job:5:9 @ atij që bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të njihen; mrekulli të panumërta,
alb@Job:5:10 @ që i jep shiun tokës dhe dërgon ujin në fushat;
alb@Job:5:12 @ I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre;
alb@Job:5:13 @ i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym.
alb@Job:5:15 @ por Perëndia e shpëton nevojtarin nga shpata, nga goja e të fuqishmëve dhe nga duart e tyre.
alb@Job:5:16 @ Kështu ka shpresë për të mjerin, por padrejtësia ia mbyll gojën atij.
alb@Job:5:17 @ Ja, lum njeriu që Perëndia dënon; prandaj ti mos e përbuz ndëshkimin e të Plotfuqishmit;
alb@Job:5:18 @ sepse ai e bën plagën, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shërojnë.
alb@Job:5:19 @ Nga gjashtë fatkeqësi ai do të të çlirojë, po, në të shtatën e keqja nuk do të të prekë.
alb@Job:5:20 @ Në kohë zie do të të shpëtojë nga vdekja, në kohë lufte nga forca e shpatës.
alb@Job:5:21 @ Do t`i shpëtosh fshikullit të gjuhës, nuk do të trembesh kur të vijë shkatërrimi.
alb@Job:5:23 @ sepse do të kesh një besëlidhje me gurët e dheut, dhe kafshët e fushave do të jenë në paqe me ty.
alb@Job:5:25 @ Do të kuptosh që pasardhësit e tu janë të shumtë dhe të vegjlit e tu si bari i fushave.
alb@Job:5:27 @ Ja ç`kemi gjetur; kështu është. Dëgjoje dhe përfito".
alb@Job:6:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
alb@Job:6:2 @ "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren,
alb@Job:6:3 @ do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën.
alb@Job:6:4 @ Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje.
alb@Job:6:5 @ Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?
alb@Job:6:6 @ A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës?
alb@Job:6:7 @ Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.
alb@Job:6:8 @ Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!
alb@Job:6:9 @ Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!
alb@Job:6:10 @ Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.
alb@Job:6:11 @ Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time?
alb@Job:6:12 @ Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi?
alb@Job:6:13 @ A s`jam fare pa ndihmë në veten time, dhe a nuk është larguar nga unë dituria?
alb@Job:6:14 @ Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit
alb@Job:6:15 @ Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.
alb@Job:6:16 @ Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora,
alb@Job:6:17 @ por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre.
alb@Job:6:18 @ Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë.
alb@Job:6:19 @ Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,
alb@Job:6:20 @ por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.
alb@Job:6:21 @ Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.
alb@Job:6:22 @ A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",
alb@Job:6:23 @ ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?
alb@Job:6:24 @ Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar.
alb@Job:6:25 @ Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?
alb@Job:6:26 @ Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?
alb@Job:6:27 @ Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.
alb@Job:6:28 @ Por tani pranoni të më shikoni, sepse nuk do të gënjej para jush.
alb@Job:6:29 @ Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time.
alb@Job:6:30 @ A ka vallë paudhësi në gjuhën time apo qiellza ime nuk i dallon më ligësitë?".
alb@Job:7:1 @ "A nuk kryen vallë një punë të rëndë njeriu mbi tokë dhe ditët e tij a nuk janë si ditët e një argati?
alb@Job:7:2 @ Ashtu si skllavi dëshiron fort hijen dhe ashtu si argati pret mëditjen e tij,
alb@Job:7:4 @ Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.
alb@Job:7:5 @ Mishi im është i mbuluar me krimba dhe me buca dheu, lëkura ime plasaritet dhe është bërë e pështirë.
alb@Job:7:6 @ Ditët e mia janë më të shpejta se masuri i një endësi dhe po harxhohen pa shpresë.
alb@Job:7:8 @ Syri i atij që më shikon nuk do të më shohë më; sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë nuk do të jem më.
alb@Job:7:10 @ nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij, dhe banesa e tij nuk do ta njohë më.
alb@Job:7:11 @ Prandaj nuk do ta mbaj gojën të mbyllur do të flas në ankthin e frymës time; do të ankohem në hidhërimin e shpirtit tim.
alb@Job:7:12 @ A jam vallë deti apo një përbindësh i detit që ti më ruan me një roje?
alb@Job:7:13 @ Kur unë them: "Shtrati im do të më japë një lehtësim, shtroja ime do ta zbusë dhembjen time",
alb@Job:7:15 @ kështu shpirtit tim i parapëlqen të mbytet dhe të vdesë se sa të bëjë këtë jetë.
alb@Job:7:16 @ Unë po shpërbëhem; nuk kam për të jetuar gjithnjë; lërmë të qetë; ditët e mia nuk janë veçse një frymë
alb@Job:7:17 @ Ç`është njeriu që ti ta bësh të madh dhe të kujdesesh për të,
alb@Job:7:18 @ dhe ta vizitosh çdo mëngjes duke e vënë në provë në çdo çast?
alb@Job:7:19 @ Kur do ta heqësh shikimin tënd nga unë dhe do të më lësh të përcjell pështymën time?
alb@Job:7:20 @ Në rast se kam mëkatuar, çfarë të kam bërë ty, o rojtar i njerëzve? Pse më ke bërë objekt të goditjeve të tua, aq sa i jam bërë barrë vetes sime?
alb@Job:7:21 @ Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më".
alb@Job:8:1 @ Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:
alb@Job:8:3 @ A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?
alb@Job:8:4 @ Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.
alb@Job:8:5 @ Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,
alb@Job:8:6 @ në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.
alb@Job:8:8 @ e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre;
alb@Job:8:9 @ ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.
alb@Job:8:11 @ A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?
alb@Job:8:12 @ Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.
alb@Job:8:13 @ Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.
alb@Job:8:14 @ Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.
alb@Job:8:15 @ Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.
alb@Job:8:16 @ Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;
alb@Job:8:17 @ dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.
alb@Job:8:18 @ Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!"
alb@Job:8:19 @ Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.
alb@Job:8:20 @ Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.
alb@Job:8:21 @ Ai do t`i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.
alb@Job:8:22 @ Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket".
alb@Job:9:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
alb@Job:9:2 @ "Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?
alb@Job:9:3 @ Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t`i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.
alb@Job:9:4 @ Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?
alb@Job:9:5 @ Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.
alb@Job:9:8 @ I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.
alb@Job:9:9 @ Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.
alb@Job:9:10 @ Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.
alb@Job:9:11 @ Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.
alb@Job:9:12 @ Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t`ia rimarrë? Kush mund t`i thotë: "Çfarë po bën?".
alb@Job:9:13 @ Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.
alb@Job:9:14 @ Si mund t`i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?
alb@Job:9:15 @ Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t`i përgjigjem, por do t`i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.
alb@Job:9:16 @ Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,
alb@Job:9:17 @ ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.
alb@Job:9:18 @ Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.
alb@Job:9:19 @ Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t`u paraqitur?
alb@Job:9:20 @ Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur
alb@Job:9:21 @ Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.
alb@Job:9:22 @ Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".
alb@Job:9:23 @ Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.
alb@Job:9:24 @ Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?
alb@Job:9:25 @ Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.
alb@Job:9:26 @ Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.
alb@Job:9:27 @ Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar",
alb@Job:9:28 @ më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.
alb@Job:9:29 @ Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?
alb@Job:9:30 @ Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,
alb@Job:9:31 @ ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.
alb@Job:9:32 @ Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t`i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.
alb@Job:9:34 @ Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.
alb@Job:9:35 @ Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.
alb@Job:10:1 @ "Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!
alb@Job:10:2 @ Do t`i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
alb@Job:10:3 @ A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?
alb@Job:10:4 @ A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?
alb@Job:10:6 @ sepse ti duhet të hetosh lidhur me fajin tim dhe të kërkosh mëkatin tim,
alb@Job:10:8 @ Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.
alb@Job:10:9 @ Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!
alb@Job:10:10 @ A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?
alb@Job:10:12 @ Më ke dhënë jetë dhe dashamirësi, dhe providenca jote është kujdesur për frymën time,
alb@Job:10:13 @ por këto gjëra i fshihje në zemrën tënde; tani unë e di që ti mendoje një gjë të tillë.
alb@Job:10:14 @ Në qoftë se mëkatoj, ti më ndjek me sy dhe nuk më lë të pandëshkuar për fajin tim.
alb@Job:10:15 @ Në qoftë se jam i keq, mjerë unë! Edhe sikur të jem i drejtë, nuk do të guxoja të ngrija kokën, i ngopur siç jam nga poshtërsia dhe duke parë mjerimin tim.
alb@Job:10:16 @ Në rast se ngre kryet, ti më ndjek si luani, duke kryer përsëri mrekulli kundër meje.
alb@Job:10:17 @ Ti i përtërin dëshmitarët kundër meje, e shton zemërimin tënd kundër meje dhe trupa gjithnjë të reja më sulmojnë.
alb@Job:10:18 @ Pse, pra, më nxore nga barku? Të kisha vdekur, pa më parë sy njeriu!
alb@Job:10:20 @ A nuk janë vallë të pakta ditët e mia? Jepi fund, pra, lërmë të qetë që të mund ta mbledh pak veten;
alb@Job:10:21 @ para se të shkoj për të mos u kthyer më, drejt vendit të errësirës dhe të hijes së vdekjes,
alb@Job:10:22 @ të vendit të territ dhe të errësirës së madhe të hijes së vdekjes, ku ka vetëm pështjellim, ku madje edhe drita është si errësira".
alb@Job:11:1 @ Atëherë Zofari nga Naamathi u përgjigj dhe tha:
alb@Job:11:2 @ "Një mori e tillë fjalësh a do të mbetet pa përgjigje? A duhet të ketë të drejtë një njeri fjalëshumë?
alb@Job:11:3 @ Llafet e tua a do t`ua mbyllin gojën njerëzve? Ti do të tallesh dhe asnjë mos të të bëjë me turp?
alb@Job:11:4 @ Ti ke thënë: "Doktrina ime është e pastër dhe jam i pakritikueshëm para teje".
alb@Job:11:5 @ Por po të donte Perëndia të fliste dhe të hapte gojën e tij kundër teje,
alb@Job:11:6 @ për të treguar të fshehtat e diturisë, sepse dituria e vërtetë është e shumëtrajtshme, atëherë do të mësoje se Perëndia harron një pjesë të fajit tënd.
alb@Job:11:7 @ A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit?
alb@Job:11:10 @ Në rast se Perëndia kalon, burgos dhe nxjerr në gjyq, kush mund t`ia pengojë këtë veprim?
alb@Job:11:11 @ Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr
alb@Job:11:12 @ Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri.
alb@Job:11:13 @ Në rast se e përgatit zemrën tënde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,
alb@Job:11:14 @ në rast se largon padrejtësinë që është në duart e tua dhe nuk lejon që çoroditja të zërë vend në çadrat e tua,
alb@Job:11:15 @ atëherë do të mund të lartosh ballin tënd pa njollë, do të jesh i patundur dhe nuk do të kesh frikë,
alb@Job:11:16 @ sepse do të harrosh hallet e tua, do t`i kujtosh si uji që ka rrjedhur;
alb@Job:11:17 @ jeta jote do të jetë më e ndritur se mesdita, edhe errësira për ty do të ishte si mëngjesi.
alb@Job:11:18 @ Do të jesh i sigurt sepse ka shpresë; do të shikosh rreth e qark dhe do të pushosh në siguri.
alb@Job:11:19 @ Do të biesh të flesh dhe nuk do të ketë njeri që të të trembë dhe shumë persona do të kërkojnë favorin tënd.
alb@Job:11:20 @ Por sytë e të pabesëve do të treten; çdo shpëtim do t`u pritet, dhe shpresa e tyre do të jetë grahma e fundit".
alb@Job:12:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
alb@Job:12:2 @ "Pa dyshim ju jeni njerëz të urtë, dhe dituria do të marrë fund me ju.
alb@Job:12:3 @ Edhe unë kam mendje si ju, dhe nuk bie më poshtë se ju; përveç kësaj, kush nuk i di gjërat si këto?
alb@Job:12:4 @ Jam bërë gazi i miqve të mi; unë, të cilit Perëndia i përgjigjej kur i drejtohesha; të drejtin, të ndershmin, e kanë vënë në lojë.
alb@Job:12:5 @ Një llambë, e përçmuar në mendimet e atyre që jetojnë në mes të të mirave, është përgatitur për ata të cilëve u merren këmbët.
alb@Job:12:6 @ Çadrat e cubave përkundrazi janë të qeta dhe e ndjejnë veten të sigurt ata që provokojnë Perëndinë dhe që e hyjnizojnë forcën e tyre.
alb@Job:12:7 @ Por pyeti tani kafshët dhe do të të mësojnë, zogjtë e qiellit dhe do të ta thonë,
alb@Job:12:8 @ ose foli tokës, dhe ajo do të të mësojë, dhe peshqit e detit do të ta tregojnë.
alb@Job:12:12 @ Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.
alb@Job:12:13 @ Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi
alb@Job:12:14 @ Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t`ia hapë.
alb@Job:12:15 @ Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t`i lërë të lira, përmbytin tokën.
alb@Job:12:16 @ Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.
alb@Job:12:17 @ Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.
alb@Job:12:18 @ Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.
alb@Job:12:19 @ I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
alb@Job:12:20 @ I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.
alb@Job:12:21 @ Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.
alb@Job:12:23 @ I bën të mëdha kombet dhe pastaj i shkatërron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mërgon.
alb@Job:12:24 @ U heq arsyen sundimtarëve të tokës dhe i bën të enden në vende të shkreta pa rrugë.
alb@Job:12:25 @ Ecin verbërisht në terr pa dritë dhe i bën të ecin si të dehur".
alb@Job:13:1 @ "Ja, tërë këtë syri im e pa dhe veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi.
alb@Job:13:2 @ Atë që ju dini e di edhe unë; nuk vij pas jush.
alb@Job:13:3 @ Por do të dëshiroja të flas me të Plotfuqishmin, do të më pëlqente të diskutoja me Perëndinë;
alb@Job:13:4 @ sepse ju jeni trillues gënjeshtrash, jeni të gjithë mjekë pa asnjë vlerë.
alb@Job:13:7 @ A doni vallë të flisni në mënyrë të mbrapshtë në mbrotje të Perëndisë dhe të flisni në favor të tij me mashtrime?
alb@Job:13:8 @ A doni të