Acts 2




alb@Acts:2:1 @ Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend.

alb@Acts:2:2 @ Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.

alb@Acts:2:3 @ Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.

alb@Acts:2:4 @ Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.

alb@Acts:2:5 @ Por në Jeruzalem banonin disa Judenj, njerëz të perëndishëm, nga të gjitha kombet nën qiell.

alb@Acts:2:6 @ Kur u dëgjua ajo ushtimë, turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në gjuhën e vet.

alb@Acts:2:7 @ Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshnin njëri-tjetrit: ``Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta që flasin?

alb@Acts:2:8 @ Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare?

alb@Acts:2:9 @ Ne Partët, Medët, Elamitët dhe banorët e Mesopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të Pontit dhe të Azisë,

alb@Acts:2:10 @ të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të Libisë përballë Kirenës, dhe ne të ardhur nga Roma, Judenj dhe prozelitë,

alb@Acts:2:11 @ Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të Perëndisë në gjuhët tona!``.

alb@Acts:2:12 @ Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar dhe i thonin njëri-tjetrit: ``Ç`do të thotë kjo?``.

alb@Acts:2:13 @ Kurse të tjerë i përqeshnin dhe thonin: ``Janë plot me verë të ëmbël!``.

alb@Acts:2:14 @ Por Pjetri u çua në këmbë bashkë me të njëmbëdhjetët dhe u foli atyre me zë të lartë: ``Judenj dhe ju të gjithë që banoni në Jeruzalem, merrni njoftim për këtë dhe dëgjoni me vëmendje fjalët e mia.

alb@Acts:2:15 @ Këta nuk janë të dehur, siç po mendoni ju, sepse është vetëm ora e tretë e ditës.

alb@Acts:2:16 @ Por kjo është ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel:

alb@Acts:2:17 @ "Dhe në ditët e fundit do të ndodhë, thotë Perëndia, që unë do të përhap nga Fryma ime mbi çdo mish; dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, të rinjtë tuaj do të shohin vegime dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndrra.

alb@Acts:2:18 @ Në ato ditë do të përhap nga Fryma im mbi shërbëtorët e mi dhe mbi shërbëtoret e mia, dhe do të profetizojnë.

alb@Acts:2:19 @ Dhe do të bëj mrekulli lart në qiell dhe shenja poshtë mbi tokë: gjak, zjarr e avull tymi.

alb@Acts:2:20 @ Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit.

alb@Acts:2:21 @ Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet".

alb@Acts:2:22 @ Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, njeriu i dëftuar nga Perëndia ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini,

alb@Acts:2:23 @ ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë.

alb@Acts:2:24 @ Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë.

alb@Acts:2:25 @ Në fakt Davidi thotë për të: "E pata vazhdimisht Zotin para meje, sepse ai është në të djathtën time, që unë të mos hiqem.

alb@Acts:2:26 @ Për këtë u gëzua zemra ime dhe ngazëlloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do të qëndrojë në shpresë.

alb@Acts:2:27 @ Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Hades dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbjen.

alb@Acts:2:28 @ Ti më ke bërë të njoh udhët e jetës, ti do të më mbushësh me gëzim në praninë tënde".

alb@Acts:2:29 @ Vëllezër, mund të thuhet haptas për Davidin patriark që ai vdiq dhe u varros; dhe varri i tij është ndër ne deri ditën e sotme.

alb@Acts:2:30 @ Ai, pra, duke qenë profet, e dinte se Perëndia i kishte premtuar me betim se nga fryti i belit të tij, sipas mishit, do të ngjallet Krishti për t`u ulur mbi fronin e tij;

alb@Acts:2:31 @ dhe, duke parashikuar këtë, foli për ringjalljen e Krishtit, duke thënë se shpirti i tij nuk do të lihej në Hades dhe se mishi i tij nuk do të shihte kalbjen.

alb@Acts:2:32 @ Këtë Jezus, Perëndia e ka ringjallur; dhe për këtë të gjithë ne jemi dëshmitarë!

alb@Acts:2:33 @ Ai, pra, duke qenë i ngritur në të djathtë të Perëndisë dhe duke marrë nga Ati premtimin e Frymës së Shenjtë, ka përhapur atë që ju tani shihni dhe dëgjoni.

alb@Acts:2:34 @ Sepse Davidi nuk është ngritur në qiell, madje ai vetë thotë: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time,

alb@Acts:2:35 @ derisa unë t`i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua!".

alb@Acts:2:36 @ Ta dijë, pra, me siguri, gjithë shtëpia e Izraelit se atë Jezus që ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot e Krisht``.

alb@Acts:2:37 @ Kur ata i dëgjuan këto gjëra, u pikëlluan në zemër dhe pyetën Pjetrin dhe apostujt: ``Vëllezër, ç`duhet të bëjmë?``.

alb@Acts:2:38 @ Atëherë Pjetri u tha atyre: ``Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.

alb@Acts:2:39 @ Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t`i thërrasë``.

alb@Acts:2:40 @ Dhe me shumë fjalë të tjera u përbetohej dhe i nxiste, duke thënë: ``Shpëtoni veten nga ky brez i çoroditur!``.

alb@Acts:2:41 @ Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan; atë ditë u shtuan rreth tre mijë veta.

alb@Acts:2:42 @ Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje.

alb@Acts:2:43 @ Dhe të gjithëve u kishte hyrë druajtja; dhe shumë shenja e mrekulli bëheshin nga dora e apostujve.

alb@Acts:2:44 @ Por gjithë ata që besonin rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët.

alb@Acts:2:45 @ Dhe i shisnin pronat e pasuritë dhe ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës së çdonjërit.

alb@Acts:2:46 @ Dhe ngulmonin me një mendje të vetme çdo ditë në tempull dhe, duke e thyer bukën nga shtëpia në shtëpi, merrnin ushqimin me gëzim dhe me thjeshtësi zemre,

alb@Acts:2:47 @ duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar.


Seeker Overlay: Off On

[BookofActs] [Acts:1] [Acts:2] [Acts:3] [Discuss] Tag 2 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: