Acts 21




alb@Acts:21:1 @ Mbasi u ndamë nga ta, lundruam dhe, duke shkuar drejt, arritëm në Koos, ditën tjetër në Rodos dhe që andej në Patara.

alb@Acts:21:2 @ Edhe, si gjetëm një anije që shkonte për Feniki, hipëm dhe lundruam.

alb@Acts:21:3 @ Pamë nga larg Qipron dhe e lamë në të majtë, vazhduam lundrimin për në Siri dhe dolëm në Tiro, sepse atje anija kishte për të shkarkuar.

alb@Acts:21:4 @ Dhe, si i gjetëm dishepujt, qëndruam atje shtatë ditë; të shtyrë nga Fryma, ata i thoshin Palit të mos ngjitej në Jeruzalem.

alb@Acts:21:5 @ Kur i plotësuam ato ditë, u nisëm dhe shkuam; dhe na përcollën të gjithë, me gra e me fëmijë, deri jashtë qytetit; dhe si u ulëm në gjunjë në breg, u lutëm.

alb@Acts:21:6 @ Dhe, mbasi u përshëndetëm, hipëm në anije, kurse ata u kthyen në shtëpitë e veta.

alb@Acts:21:7 @ Kur mbaruam lundrimin, nga Tiro erdhëm në Ptolemaidë dhe, si përshëndetëm vëllezërit, kaluam një ditë me ta.

alb@Acts:21:8 @ Të nesërmen u nisëm (ne që ishim shokë me Palin), arritëm në Cezare dhe hymë në shtëpinë e Filip ungjilltarit, që ishte një nga të shtatët, dhe ndenjëm tek ai.

alb@Acts:21:9 @ Por ai kishte katër bija virgjëresha, që profetizonin.

alb@Acts:21:10 @ Dhe, pasi qëndruam ne atje shumë ditë, zbriti nga Judeja një farë profeti me emër Agabo.

alb@Acts:21:11 @ Si erdhi te ne, ai mori brezin e Palit, lidhi duart dhe këmbët e veta dhe tha: ``Këtë thotë Fryma e Shenjtë: Kështu do ta lidhin Judenjtë në Jeruzalem burrin, të cilit i përket ky brez dhe do t`a dorëzojnë johebrenjve``.

alb@Acts:21:12 @ Kur i dëgjuam këto gjëra, ne dhe vendësit iu lutëm që të mos ngjitej në Jeruzalem.

alb@Acts:21:13 @ Por Pali u përgjigj: ``Ç`po bëni ju, duke qarë e duke ma copëtuar zemrën? Sepse unë jam gati jo vetëm për të qenë i lidhur, por edhe për të vdekur në Jeruzalem për emrin e Zotit Jezus``.

alb@Acts:21:14 @ Dhe, mbasi nuk i mbushej mendja, ne pushuam duke thënë: ``U bëftë vullneti i Zotit!``

alb@Acts:21:15 @ Dhe pas atyre ditëve, bëmë gati gjërat tona, dhe u ngjitëm në Jeruzalem.

alb@Acts:21:16 @ Me ne erdhën edhe disa dishepuj nga Cezareja dhe prunë me ta njëfarë Mnasoni, lindur në Qipro, një dishepull i vjetër, tek i cili do të bujtnim.

alb@Acts:21:17 @ Kur arritëm në Jeruzalem, vëllezërit na pritën me gëzim.

alb@Acts:21:18 @ Të nesërmen Pali u tërhoq me ne te Jakobi, dhe erdhën të gjithë pleqtë.

alb@Acts:21:19 @ Mbasi i përshëndeti, Pali u tregoi atyre, një për një, të gjitha sa kishte bërë Zoti ndër johebrenjtë me anë të shërbesës së tij.

alb@Acts:21:20 @ Dhe ata, kur dëgjuan këtë, përlëvduan Perëndinë dhe i thanë Palit: ``Vëlla, ti po sheh sa mijëra Judenj ka që kanë besuar; dhe të gjithë i përbahen me zell ligjit.

alb@Acts:21:21 @ Tani ata morën vesh për ty se ti i mëson të gjithë Judenjtës që jetojnë midis johebrenjve të shkëputen nga Moisiu, duke thënë që të mos i rrethpresin djemtë dhe të mos ndjekin më zakonet.

alb@Acts:21:22 @ Po atëherë, ç`duhet të bëhet? Duhet patjetër që të mblidhet populli, sepse do ta marrin vesh se ke ardhur.

alb@Acts:21:23 @ Bëje, pra, atë që të themi: ne kemi katër burra, që kanë bërë një premtim solemn;

alb@Acts:21:24 @ merri dhe pastrohu me ta, dhe paguaj për ta që të rruajnë kokën; kështu të gjithë do ta mësojnë se s`janë gjë ato që kanë dëgjuar për ty, por se edhe ti ecën duke respektuar ligjin.

alb@Acts:21:25 @ Dhe sa për johebrenjtë që kanë besuar, ne u kemi shkruar atyre, mbasi vendosëm që ata nuk kanë ç`të respektojnë lidhur me këtë, por se të ruhen nga gjërat që u flijohen idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria``.

alb@Acts:21:26 @ Atëherë Pali i mori me vete ata burra dhe, të nesërmen, pasi u pastrua bashkë me ta, hyri në tempull dhe deklaroi plotësimin e ditëve të pastrimit, dhe kur do të paraqitej oferta për secilin nga ata.

alb@Acts:21:27 @ Por, kur po mbusheshin shtatë ditët, Judenjtë e Azisë, duke e parë në tempull, e nxitën turmën dhe vunë duart mbi të,

alb@Acts:21:28 @ duke bërtitur: ``O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai njeri që u mëson të gjithëve dhe kudo kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër këtij vendi; përveç kësaj ai i ka sjellë Grekët në tempull dhe e ka ndotur këtë vend të shenjtë``.

alb@Acts:21:29 @ Sepse ata kishin parë më përpara Trofimin nga Efesi bashkë me Palin në qytet, dhe mendonin se ai e kishte sjellë në tempull.

alb@Acts:21:30 @ Dhe gjithë qyteti ziente, dhe u mblodhën njerëzit; dhe, si e kapën Palin, e nxorrën jashtë tempullit dhe dyert u mby-llën menjëherë.

alb@Acts:21:31 @ Dhe, ndërsa kërkonin ta vrisnin, tribunit të kohortës i shkoi lajmi se gjithë Jeruzalemi ishte turbulluar.

alb@Acts:21:32 @ Ai mori menjëherë ushtarë dhe centurionë dhe u sul kundër tyre. Dhe këta, kur panë tribunin dhe ushtarët, pushuan së rrahuri Palin.

alb@Acts:21:33 @ Atëherë tribuni u afrua, e zuri dhe urdhëroi që ta lidhnin me dy zinxhirë, pastaj pyeti cili ishte dhe ç`kishte bërë.

alb@Acts:21:34 @ Në turmë disa bërtisnin një gjë, të tjerë një tjetër; dhe, mbasi nuk mori vesh dot të vërtetën për trazirën, urdhëroi që ta sillnin në fortesë.

alb@Acts:21:35 @ Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,

alb@Acts:21:36 @ sepse masa e popullit vinte pas duke bërtitur: ``Vdekje!``.

alb@Acts:21:37 @ Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: ``A më lejohet të them diçka?``. Ai u përgjigj: ``A di greqisht?

alb@Acts:21:38 @ Mos je vallë ai Egjiptasi që disa ditë më parë ngriti krye dhe nxori në shkretëtirë katër mijë gjakësorë?``.

alb@Acts:21:39 @ Dhe Pali tha: ``Unë jam një Jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s`është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t`i flas popullit``.

alb@Acts:21:40 @ Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qëndruar në këmbë mbi shkallarët, i bëri shenjë me dorë popullit. Dhe, si u bë heshtje e madhe, i foli në gjuhën hebraike, duke thënë:


Seeker Overlay: Off On

[BookofActs] [Acts:20] [Acts:21] [Acts:22] [Discuss] Tag 21 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: