Ecclesiastes 10




alb@Ecclesiastes:10:1 @ Mizat e ngordhura e qelbin vajin e parfumierit; kështu pak marrëzi prish vlerën e diturisë dhe të lavdisë.

alb@Ecclesiastes:10:2 @ Zemra e të urtit është në të djathtë të tij, por zemra e budallait është në të majtë të tij.

alb@Ecclesiastes:10:3 @ Edhe kur budallai ecën rrugës, arsyeja i mungon dhe u tregon të gjithëve se është budalla.

alb@Ecclesiastes:10:4 @ Në qoftë se zemërimi i një mbreti ndizet kundër teje, mos e lër vendin tënd, sepse gjakftohtësia i fashit fyerjet edhe kur janë të rënda;

alb@Ecclesiastes:10:5 @ Éshtë një e keqe që kam parë nën diell, një gabim që vjen nga ai që qeveris;

alb@Ecclesiastes:10:6 @ marrëzia është vënë në detyra të larta, ndërsa të pasurit ulen në vënde të ulëta.

alb@Ecclesiastes:10:7 @ Kam parë shërbëtorë mbi kuaj dhe princa të ecin më këmbë si shërbëtorë.

alb@Ecclesiastes:10:8 @ Kush çel një gropë mund të bjerë brënda dhe kush rrëzon një mur mund të kafshohet nga një gjarpër.

alb@Ecclesiastes:10:9 @ Kush zhvendos gurë mund të plagoset dhe kush çan drutë vihet në rrezik

alb@Ecclesiastes:10:10 @ Në qoftë se sëpata topitet dhe nuk mprehet, duhet të përdoret me më tepër forcë; por dituria ka epërsinë t`ia dalë gjithnjë mbarë.

alb@Ecclesiastes:10:11 @ Në qoftë se gjarpëri kafshon sepse nuk është magjepsur, magjistari bëhet i kotë.

alb@Ecclesiastes:10:12 @ Fjalët e gojës të të urtit janë plot hir, por buzët e budallait e shkatërrojnë.

alb@Ecclesiastes:10:13 @ Fillimi i ligjëratës së tij është budallallëk dhe fundi është marrëzi e dëmshme.

alb@Ecclesiastes:10:14 @ Edhe sikur budallai t`i shumojë fjalët e tij, njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; kush mund t`i thotë çfarë do të ndodhë pas tij?

alb@Ecclesiastes:10:15 @ Lodhja e budallait e rraskapit, sepse ai nuk di as si të shkojë në qytet.

alb@Ecclesiastes:10:16 @ Mjerë ti, o vend, mbreti i të cilit është një fëmijë dhe princat e tij ia shtrojnë që në mëngjes!

alb@Ecclesiastes:10:17 @ Lum ti, o vend, që ke mbret nga një soj fisnik, dhe princa që hanë në kohën e duhur për të vënë në vend forcat e tyre dhe jo për t`u dehur!

alb@Ecclesiastes:10:18 @ Për shkak të përtacisë trarët e shtëpisë rrëzohen dhe gjerbon për shkak të plogështisë së duarve.

alb@Ecclesiastes:10:19 @ Një banket shtrohet për t`u dëfryer dhe vera i jep gaz jetës, por paraja i përgjigjet çdo nevojtari.

alb@Ecclesiastes:10:20 @ Mos mallko mbretin as me mend dhe mos mallko të pasurin në dhomën tënde të fjetjes, sepse një zog i qiellit mund ta çojë larg zërin tënd, dhe një zog që fluturon mund ta bëjë të ditur këtë gjë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofEcclesiastes] [Ecclesiastes:9] [Ecclesiastes:10] [Ecclesiastes:11] [Discuss] Tag 10 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: