Ecclesiastes 3




alb@Ecclesiastes:3:1 @ Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell;

alb@Ecclesiastes:3:2 @ një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë,

alb@Ecclesiastes:3:3 @ një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar,

alb@Ecclesiastes:3:4 @ një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle,

alb@Ecclesiastes:3:5 @ një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për të mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar,

alb@Ecclesiastes:3:6 @ një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje,

alb@Ecclesiastes:3:7 @ një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur,

alb@Ecclesiastes:3:8 @ një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen.

alb@Ecclesiastes:3:9 @ Çfarë përfitimi ka ai që punon nga të gjitha gjërat për të cilat mundohet?

alb@Ecclesiastes:3:10 @ Pashë punën që Perëndia u jep bijve të njerëzve, me qëllim që të mundohen

alb@Ecclesiastes:3:11 @ Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund.

alb@Ecclesiastes:3:12 @ Kështu kuptova që nuk ka gjë më të mirë se sa të gëzohesh dhe të bësh të mirë sa je gjallë;

alb@Ecclesiastes:3:13 @ dhe që çdo njeri që ha, pi dhe gëzon mirëqënie në gjithë mundin e tij, kjo është një dhuratë e Perëndisë.

alb@Ecclesiastes:3:14 @ E kuptova që tërë ato që bën Perëndia janë përjetë; nuk mund t`u shtosh dhe t`u heqësh asgjë; dhe Perëndia vepron kështu me qëllim që njerëzit të kenë frikë prej tij.

alb@Ecclesiastes:3:15 @ Ajo që është, ka qenë më parë; dhe ajo që do të vijë ka qenë më parë, dhe Perëndia heton atë që ka kaluar.

alb@Ecclesiastes:3:16 @ Kam parë gjithashtu nën diell që në vend të arsyes kishte paudhësi, që në vend të drejtësisë kishte paudhësi.

alb@Ecclesiastes:3:17 @ Kështu thashë në zemrën time: "Perëndia do të gjykojë të drejtin dhe të pabesin, sepse ka një kohë të caktuar për çdo gjë dhe për çdo vepër".

alb@Ecclesiastes:3:18 @ Thashë në zemrën time: "Përsa u përket kushteve në të cilat ndodhen bijtë e njerëzve, Perëndia i vë në provë, që ata vetë të kuptojnë që janë si kafshë".

alb@Ecclesiastes:3:19 @ Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu si vdes njeri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka është kotësi.

alb@Ecclesiastes:3:20 @ Të gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen në pluhur.

alb@Ecclesiastes:3:21 @ Kush e di në se fryma e bijve të njerëzve ngjitet lart dhe në se fryma e kafshës zbret poshtë në tokë?

alb@Ecclesiastes:3:22 @ Kështu e kuptova që nuk ka gjë më të mirë për njeriun se sa të gëzohet në punën e tij, sepse kjo është pjesa e tij. Kush do ta çojë në fakt të shohë atë që ka për të ndodhur pas tij?


Seeker Overlay: Off On

[BookofEcclesiastes] [Ecclesiastes:2] [Ecclesiastes:3] [Ecclesiastes:4] [Discuss] Tag 3 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: