Exodus 31




alb@Exodus:31:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:31:2 @ "Shiko, unë e thirra me emër Betsaleelin, birin e Urit, birin e Hurit, nga fisi i Judës;

alb@Exodus:31:3 @ dhe e mbusha me Frymën e Perëndisë, me dituri, me zgjuarësi, me njohuri dhe çdo shkathtësi,

alb@Exodus:31:4 @ që të jetë i aftë të përgatisë vizatime artistike, të punojë arin, argjendin dhe bronzin,

alb@Exodus:31:5 @ për të gdhendur gurë për t`u ngallmuar, për të punuar drurin dhe për të kryer çdo lloj punimesh.

alb@Exodus:31:6 @ Dhe ja, i dhashë për shok Oholiabin, të birin e Ahisamakut, nga fisi i Danve; dhe shtiva dituri në mendjen e të gjithë njerëzve të shkathët, me qëllim që të mund të bëjnë të gjitha ato që të kam urdhëruar:

alb@Exodus:31:7 @ çadrën e mbledhjes, arkën e dëshmisë dhe pajtuesin që ndodhet mbi të, dhe të gjitha orenditë e çadrës,

alb@Exodus:31:8 @ tryezën dhe orenditë e saj, shandanin prej ari safi dhe të gjitha pjesët e tij, altarin e temjanit,

alb@Exodus:31:9 @ altarin e olokausteve dhe tërë veglat e tij, enën e madhe dhe bazën e saj,

alb@Exodus:31:10 @ dhe rrobat e endura hollë me mjeshtëri, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj,

alb@Exodus:31:11 @ vajin për vajosje dhe temjanin e parfumuar për vendin e shenjtë. Ata do të veprojnë simbas të gjithë urdhrave që të kam dhënë ty".

alb@Exodus:31:12 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Exodus:31:13 @ "Fol edhe me bijtë e Izraelit, duke u thënë: Tregoni kujdes të madh për të respektuar të shtunat e mia, sepse është një shenjë midis meje dhe jush për të gjithë brezat tuaj, në mënyrë që të njihni se unë jam Zoti që ju shenjtëron.

alb@Exodus:31:14 @ Do të respektoni, pra, të shtunën, sepse është për ju një ditë e shenjtë; kush e përdhos atë, do të dënohet me vdekje; kushdo që bën atë ditë ndonjë punë, do të shfaroset nga gjiri i popullit të tij.

alb@Exodus:31:15 @ Do të punohet gjashtë ditë; por dita e shtatë është e shtuna e pushimit, e shenjtë për Zotin; kushdo që do të bëjë ndonjë punë ditën e shtunë do të dënohet me vdekje.

alb@Exodus:31:16 @ Andaj bijtë e Izraelit do ta respektojnë të shtunën, duke e kremtuar atë brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme.

alb@Exodus:31:17 @ Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u shlodh".

alb@Exodus:31:18 @ Kur Zoti mbaroi së foluri me Moisiun në malin Sinai, i dha dy pllaka të dëshmisë, pllaka guri, të shkruara me gishtin e Perëndisë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofExodus] [Exodus:30] [Exodus:31] [Exodus:32] [Discuss] Tag 31 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: