Genesis 25




alb@Genesis:25:1 @ Pastaj Abrahami mori një grua tjetër, që quhej Keturah.

alb@Genesis:25:2 @ Dhe kjo i lindi Zimranin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahin.

alb@Genesis:25:3 @ Jokshanit i lindi Sheba dhe Dedani. Bijtë e Dedanit ishin Asshurimi, Letushimi dhe Leumimi.

alb@Genesis:25:4 @ Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Tërë këta ishin bijtë e Keturahut.

alb@Genesis:25:5 @ Dhe Abrahami i dha Isakut gjithçka zotëronte;

alb@Genesis:25:6 @ por bijve që Abrahami kishte pasur nga konkubinat u dha disa dhurata dhe, sa ishte ende gjallë, i dërgoi larg birit të tij Isakut, drejt lindjes, në një vend të lindjes.

alb@Genesis:25:7 @ Këto janë vitet e jetës së Abrahamit: ai jetoi gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.

alb@Genesis:25:8 @ Pastaj Abrahami dha frymën e fundit dhe vdiq në pleqëri të mbarë, i shtyrë në moshë dhe i ngopur me ditë, dhe u bashkua me popullin e tij.

alb@Genesis:25:9 @ Dhe bijtë e tij Isaku dhe Ismaeli e varrosën në shpellën e Makpelahut në arën e Efronit, biri i Zoarit, Hiteut, që ndodhet përballë Mamres,

alb@Genesis:25:10 @ arë që Abrahami u kishte blerë bijve të Hethit. Aty u varrosën Abrahami dhe e shoqja Sara.

alb@Genesis:25:11 @ Mbas vdekjes së Abrahamit, Perëndia bekoi birin e tij Isakun; dhe Isaku qëndroi pranë pusit të Lahai-Roit.

alb@Genesis:25:12 @ Tani këta janë pasardhësit e Ismaelit, bir i Abrahamit, që egjiptasja Agar, shërbëtorja e Sarës, i kishte lindur Abrahamit.

alb@Genesis:25:13 @ Këta janë emrat e bijve të Ismaelit, simbas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit; pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,

alb@Genesis:25:14 @ Mishma, Dumahu, Masa,

alb@Genesis:25:15 @ Hadari, Tema, Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.

alb@Genesis:25:16 @ Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre, simbas fshatrave dhe fushimeve të tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e kombeve të tyre përkatës.

alb@Genesis:25:17 @ Por këto janë vitet e jetës së Ismaelit, gjithsej njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua me popullin e tij.

alb@Genesis:25:18 @ (Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri në Shur, që është në lindje të Egjiptit, në drejtim të Asirisë). Ai u vendos në prani të të gjithë vëllezërve të tij.

alb@Genesis:25:19 @ Këta janë pasardhësit e Isakut, birit të Abrahamit.

alb@Genesis:25:20 @ Abrahamit i lindi Isaku; dhe Isaku ishte dyzet vjeç kur mori për grua Rebekën, e bija e Bethuelit, Arameu i Paddan-Aranit dhe motra e Labanos, Arameut.

alb@Genesis:25:21 @ Isaku e luti Zotin për gruan e tij sepse ajo ishte shterpë. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe Rebeka, gruaja e tij, u ngjiz.

alb@Genesis:25:22 @ Por fëmijët shtynin njeri-tjetrin në barkun e saj dhe ajo tha: "Në qoftë se është kështu (që iu përgjigj Zoti), pse gjendem unë në këto kushte?". Dhe kështu vajti të konsultohet me Zotin.

alb@Genesis:25:23 @ Dhe Zoti i tha: "Dy kombe ndodhen në barkun tënd dhe dy popuj kanë për të dalë nga përbrendëshmet e barkut tënd. Njeri nga këta dy popuj do të jetë më i fortë se tjetri, dhe më i madhi do t`i shërbejë më të voglit".

alb@Genesis:25:24 @ Kur erdhi koha për të që të lindte, ajo kishte në bark dy binjakë.

alb@Genesis:25:25 @ Dhe i pari që doli jashtë ishte i kuq; ai ishte krejt si një mantel leshtor, prandaj i vunë emrin Esau.

alb@Genesis:25:26 @ Pastaj doli vëllai i tij, i cili me dorë mbante thembrën e këmbës të Esaut; prandaj e quajtën Jakob. Por Isaku ishte shtatëdhjetë vjeç kur Rebeka i lindi.

alb@Genesis:25:27 @ Dy fëmijët u rritën dhe Esau u bë një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, që jetonte në çadra.

alb@Genesis:25:28 @ Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin.

alb@Genesis:25:29 @ Një herë që Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur.

alb@Genesis:25:30 @ Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arësye e quajtën Edom.

alb@Genesis:25:31 @ Por Jakobi iu përgjegj: "Më shit më parë parëbirninë tënde".

alb@Genesis:25:32 @ Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç`dobi kam nga parëbirnia?".

alb@Genesis:25:33 @ Atëherë Jakobi tha: "Më parë betomu". Dhe Esau iu betua dhe i shiti Jakobit parëbirninë e tij.

alb@Genesis:25:34 @ Pastaj Jakobi i dha Esaut bukë dhe supë me thjerrëza. Dhe ai hëngri dhe piu, pastaj u ngrit dhe iku. Kështu Esau shpërfilli parëbirninë e tij.


Seeker Overlay: Off On

[BookofGenesis] [Genesis:24] [Genesis:25] [Genesis:26] [Discuss] Tag 25 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: