Genesis 32




alb@Genesis:32:1 @ Ndërsa Jakobi vazhdonte rrugën e tij, i dolën përpara engjëj të Perëndisë.

alb@Genesis:32:2 @ Mbasi i pa Jakobi, tha: "Ky është fushimi i Perëndisë"; dhe e quajti atë vend Mahanaim.

alb@Genesis:32:3 @ Pastaj Jakobi dërgoi para tij disa lajmëtarë vëllait të tij Esau, në vendin e Seirit, në fushën e Edomit.

alb@Genesis:32:4 @ Dhe u dha atyre këtë urdhër duke thënë: "Do t`i thoni kështu Esaut, zotërisë tim: "Kështu thotë shërbyesi yt Jakobi: Unë kam banuar pranë Labanos dhe kam qëndruar aty deri tani;

alb@Genesis:32:5 @ kam qe, gomarë, kope, shërbyes dhe shërbyese; dhe këtë po ja tregoj zotërisë tim, për të gjetur hir në sytë e tu"".

alb@Genesis:32:6 @ Lajmëtarët u kthyen pastaj te Jakobi, duke i thënë: "Vajtëm te vëllai yt Esau; dhe tani ai po vjen vetë që të takohet me ty dhe ka me vete katërqind burra".

alb@Genesis:32:7 @ Atëherë Jakobin e zuri një frikë e madhe dhe një ankth dhe ndau dysh njerëzit që ishin me të, kopetë, bagëtinë e trashë dhe devetë, dhe tha:

alb@Genesis:32:8 @ "Në qoftë se Esau vjen kundër njerit grup dhe e sulmon, grupi që mbetet do të mund të shpëtojë".

alb@Genesis:32:9 @ Pastaj Jakobi tha: "O Perëndi i atit tim Abraham, Perëndi i atit tim Isak, o Zot, që më ke thënë: "Ktheu në vendin tënd dhe pranë fisit tënd dhe unë do të bëj të mirë",

alb@Genesis:32:10 @ unë nuk jam i denjë i të gjitha mirësive dhe i gjithë besnikërisë që ke treguar ndaj shërbyesit tënd, sepse unë e kalova këtë Jordan vetëm me shkopin tim dhe tani janë bërë dy grupe.

alb@Genesis:32:11 @ Çliromë, të lutem, nga duart e vëllait tim, nga duart e Esaut, sepse unë kam frikë nga ai dhe druaj që ai të vijë për të më sulmuar, pa kursyer as nënat as fëmijët.

alb@Genesis:32:12 @ Dhe ti the: "Pa tjetër, unë do të të bëj mirë dhe do t`i bëj pasardhësit e tu si rëra e detit, që nuk mund të llogaritet se është shumë e madhe"".

alb@Genesis:32:13 @ Kështu Jakobi e kaloi natën në atë vend, dhe nga ato që kishte nëpër duar ai zgjodhi një dhuratë për vëllanë e tij Esau:

alb@Genesis:32:14 @ dyqind dhi, njëzet cjep, dyqind dele dhe njëzet desh,

alb@Genesis:32:15 @ tridhjetë deve qumështore me të vegjëlit e tyre, dyzet lopë dhe dhjetë dema, njëzet gomarica dhe dhjetë mëza.

alb@Genesis:32:16 @ Pastaj ua dorëzoi shërbyesve të tij, çdo kope për llogari të vet, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Kaloni para meje dhe lini një farë hapësire midis një kopeje dhe tjetrës".

alb@Genesis:32:17 @ Dhe i dha urdhër të parit: "Kur vëllai im Esau do të të takojë dhe do të të pyesë: "I kujt je ti dhe ku shkon? Të kujt janë këto kafshë para teje?",

alb@Genesis:32:18 @ ti do të përgjigjesh: "Janë të shërbëtorit tënd Jakobit; është një dhuratë e dërguar zotërisë tim Esau; dhe ja, ai vetë po vjen mbas nesh"".

alb@Genesis:32:19 @ Ai i dha të njëjtin urdhër të dytit, të tretit dhe gjithë atyre që ndiqnin kopetë, duke u thënë: "Në këtë mënyrë do t`i flisni Esaut kur do ta takoni;

alb@Genesis:32:20 @ dhe do t`i thoni: "Ja, shërbëtori yt Jakobi është duke ardhur vetë pas nesh"". Sepse thoshte: "Unë do ta qetësoj me dhuratën që më paraprin e pastaj do të shikoj fytyrën e tij; ndofta do të më presë mirë".

alb@Genesis:32:21 @ Kështu dhurata shkoi para tij, por ai e kaloi natën në fushim.

alb@Genesis:32:22 @ Por atë natë ai u ngrit, mori dy gratë e tij, dy shërbëtoret dhe të njëmbëdhjetë fëmijët e tij dhe e kaloi vaun e lumit Jabbok.

alb@Genesis:32:23 @ I mori me vete dhe bëri që të kalonin përruan të gjitha gjërat që zotëronte

alb@Genesis:32:24 @ Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim.

alb@Genesis:32:25 @ Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijes së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij.

alb@Genesis:32:26 @ Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjegj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!".

alb@Genesis:32:27 @ Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjegj: "Jakob".

alb@Genesis:32:28 @ Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar".

alb@Genesis:32:29 @ Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjegj: "Pse e do emrin tim?".

alb@Genesis:32:30 @ Dhe kështu ai e bekoi. Atëherë Jakobi e quajti këtë vend Peniel, sepse tha: "E pashë Perëndinë ballë për ballë dhe jeta ime u fal".

alb@Genesis:32:31 @ Mbasi ai kaloi Penielin, dielli po ngrihej; dhe Jakobi çalonte për shkak të ijës.

alb@Genesis:32:32 @ Për këtë arësye, deri në ditën e sotme, bijtë e Izraelit nuk e hanë gilcën e kofshës që kalon nëpër zgavrën e ijës, sepse ai njeri kishte prekur zgavrën e ijës së Jakobit në pikën e gilcës së kofshës.


Seeker Overlay: Off On

[BookofGenesis] [Genesis:31] [Genesis:32] [Genesis:33] [Discuss] Tag 32 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: