Haggai 2




alb@Haggai:2:1 @ Në muajin e shtatë, në ditën e njëzetenjëtë të muajit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:

alb@Haggai:2:2 @ "Foli tani Zorobabelit, birit të Shealtielit, qeveritar i Judës, dhe Jozueut, birit të Jehotsadakut, kryeprift, dhe pjesës tjetër të popullit, duke thënë:

alb@Haggai:2:3 @ "Cili prej jush ka mbetur nga ata që e kanë parë këtë tempull në lavdinë e tij të mëparshme? Dhe si po e shikoni tani? Në krahasim me atë, a nuk është kjo asgjë para syve tuaj?

alb@Haggai:2:4 @ Dhe tani ji i fortë, Zorobabel", thotë Zoti, "ji i fortë, Jozue, bir i Jehotsadakut, kryeprift; ji i fortë, o mbarë popull i vendit", thotë Zoti, "dhe i hyni punës, sepse unë jam me ju", thotë Zoti i ushtrive,

alb@Haggai:2:5 @ "sipas fjalës së besëlidhjes që lidha me ju kur dolët nga Egjipti, kështu Fryma ime qëndron midis jush. Mos kini frikë".

alb@Haggai:2:6 @ Sepse kështu thotë Zoti i ushtrive: "Edhe një herë, pas pak, unë do t`i bëj të dridhen qiejtë dhe dheun, detin dhe sterenë;

alb@Haggai:2:7 @ do t`i bëj të dridhen gjithë kombet; dëshira e gjithë kombeve do të vijë dhe unë do ta mbush këtë tempull me lavdi", thotë Zoti i ushtrive.

alb@Haggai:2:8 @ "Argjendi është imi, ari është imi", thotë Zoti i ushtrive.

alb@Haggai:2:9 @ "Lavdia e këtij tempulli të fundit do të jetë më e madhe nga ajo e të mëparshmit", thotë Zoti i ushtrive; "dhe në këtë vend unë do të sjell paqen"", thotë Zoti i ushtrive.

alb@Haggai:2:10 @ Në ditën e njezet e katërt të muajit të nëntë, në vitin e dytë të Darit, fjala e Zotit u drejtua me anë të profetit Hagai, duke thënë:

alb@Haggai:2:11 @ "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Pyeti priftërinjtë për ligjin, duke thënë:

alb@Haggai:2:12 @ "Në qoftë se dikush mban në cepin e rrobës së tij mish të shenjtëruar dhe me cepin prek bukë ose ushqim të gatuar, verë ose vaj, ose çfarëdo ushqim tjetër, a do të bëhet i shenjtëruar ky?"". Priftërinjtë u përgjigjen dhe thanë: "Jo!".

alb@Haggai:2:13 @ Atëherë Hagai u tha atyre: "Në qoftë se dikush, që është i papastër për shkak të kontaktit me një kufomë, prek ndonjë nga këto gjëra, a do të bëhet kjo e papastër?". Priftërinjë u përgjigjën dhe thanë: "Po, ajo do të bëhet e papastër".

alb@Haggai:2:14 @ Atëherë Hagai u përgjigj dhe tha: "Kështu është ky popull, kështu është ky komb përpara meje", thotë Zoti, "dhe kështu është çdo punë e duarve të tyre, dhe ajo që më ofrojnë atje është e papastër.

alb@Haggai:2:15 @ Tani mendohuni mirë që sot e tutje, para se të vendoset guri mbi gur në tempullin e Zotit.

alb@Haggai:2:16 @ Më parë kur dikush shkonte para një kapice që mendohej se kishte njëzet masa, kishte vetëm dhjetë; kur dikush shkonte te buti për të nxjerrë nga buti pesëdhjetë bate, kishte vetëm njëzet.

alb@Haggai:2:17 @ Unë ju godita me plasjen, me ndryshkun dhe me breshër në çdo punë të duarve tuaja, por ju nuk u kthyet tek unë", thotë Zoti.

alb@Haggai:2:18 @ "Mendohuni mirë që sot e tutje, nga dita e njëzetekatërt e muajit të nëntë, nga dita kur u hodhën themelet e tempullit të Zotit. Mendoni këtë:

alb@Haggai:2:19 @ a ka akoma grurë në hambar? Hardhia, fiku, shega dhe ulliri nuk kanë dhënë akoma fryt. Por që nga kjo ditë e tutje, unë do t`ju bekoj".

alb@Haggai:2:20 @ Fjala e Zotit iu drejtua për herë të dytë Agait, ditën e njëzet e katërt të muajit, duke thënë:

alb@Haggai:2:21 @ "Foli Zorobabelit, qeveritarit të Judës, dhe i thuaj: "Unë do t`i bëj qiejt dhe dheun të dridhen,

alb@Haggai:2:22 @ do të përmbys fronin e mbretërive dhe do të shkatërroj fuqinë e mbretërive të kombeve; do të përmbys qerret dhe ata që u hipin atyre; do të rrëzohen kuajt dhe kalorësit e tyre, secili do të vritet nga shpata e vëllait të vet.

alb@Haggai:2:23 @ Atë ditë", thotë Zoti i ushtrive, "unë do të të marr, o Zorobabel, bir i Shealtielit, shërbëtori im", thotë Zoti dhe do të të vë një si vulë, sepse të kam zgjedhur"", thotë Zoti i ushtrive.


Seeker Overlay: Off On

[BookofHaggai] [Haggai:1] [Haggai:2] [Haggai:3] [Discuss] Tag 2 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: