Hosea 14




alb@Hosea:14:1 @ O Izrael, kthehu tek Zoti, Perëndia yt, sepse ke rënë poshtë për shkak të paudhësisë sate.

alb@Hosea:14:2 @ Merrni me vete disa fjalë dhe kthehuni tek Zoti. I thoni: "Largo çfarëdo paudhësi dhe prano atë që është e mirë, dhe ne do të ofrojmë flijimet e buzëve tona.

alb@Hosea:14:3 @ Asiria nuk do të na shpëtojë, nuk do të hipim më mbi kuaj dhe nuk do t`i themi më veprës së duarve tona: "Ti je perëndia ynë", sepse pranë teje jetimi gjen dhemshuri".

alb@Hosea:14:4 @ "Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t`i dua shumë, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre.

alb@Hosea:14:5 @ Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t`i zgjatë rrënjët e tij në thellësi si kedrat e Libanit.

alb@Hosea:14:6 @ Degët e tij do të zgjaten, bukuria e tij do të jetë si ajo e ullirit, aroma e tij do të jetë si ajo e Libanit.

alb@Hosea:14:7 @ Ata që jetojnë në hijen e tij do të kthehen dhe do të rigjallërohen si gruri, do të lulëzojnë si hardhia dhe do të jenë të famshëm si vera e Libanit.

alb@Hosea:14:8 @ Efraimi do të thotë: "Çfarë më lidh më me idhujt?". Unë do ta kënaq dhe do të kujdesem për të. Unë jam si një selvi përherë e blertë; fryti yt vjen te unë".

alb@Hosea:14:9 @ Kush është i urtë, t`u kushtojë kujdes këtyre gjërave. Kush ka mend le t`i kuptoje ato. Sepse rrugët e Zotit janë të drejta; të drejtët do të ecin nëpër to, por shkelësit do të rrëzohen.


Seeker Overlay: Off On

[BookofHosea] [Hosea:13] [Hosea:14] [Hosea:15] [Discuss] Tag 14 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: