Isaiah 32




alb@Isaiah:32:1 @ Ja, një mbret do të mbretërojë me drejtësi dhe princat do të qeverisin me paanësi.

alb@Isaiah:32:2 @ Secili prej tyre do të jetë si një mbrojtje nga era dhe një strehë kundër uraganit, si rrëke uji në një vend të thatë, si hija e një shkëmbi të madh në një tokë të zhuritur.

alb@Isaiah:32:3 @ Sytë e atyre që shohin nuk do t`u erren më dhe veshët e atyre që dëgjojnë do të jenë të vëmendshëm.

alb@Isaiah:32:4 @ Zemra e njerëzve të pamend do të fitojë njohuri dhe gjuha e atyre që belbëzojnë do të flasë shpejt dhe qartë.

alb@Isaiah:32:5 @ Njeriu i përçmuar nuk do të thirret më fisnik, as i pandershmi nuk do të thirret i pavlerë.

alb@Isaiah:32:6 @ Sepse njeriu i përçmuar thotë gjëra të neveritshme dhe zemra e tij jepet pas paudhësisë, për të kryer pabesi dhe për të thënë gjëra pa respekt kundër Zotit, për ta lënë bosh stomakun e të uriturit dhe për ta lënë thatë atë që vuan nga etja.

alb@Isaiah:32:7 @ Armët e të pandershmit janë të poshtra; ai kurdis plane të këqija për të shkatërruar të mjerin me fjalë gënjeshtare, edhe kuri mjeri pohon të drejtën.

alb@Isaiah:32:8 @ Por njeriu fisnik mendon plane fisnike dhe i vë vetes qëllime fisnike.

alb@Isaiah:32:9 @ Çohuni, o gra që jetoni në bollëk, dhe dëgjoni zërin tim; o bija pa mend, ia vini veshin fjalës sime!

alb@Isaiah:32:10 @ Brenda një viti dhe disa ditëve ju do të dridheni, o gra pa mend, sepse vjelja e rrushit do të shkojë keq dhe korrje nuk do të ketë.

alb@Isaiah:32:11 @ Fërgëlloni, o gra që jetoni në bollëk, dridhuni o ju gra pa mend. Hiqni veshjet tuaja, zhvishuni dhe vini një grethore në ijët,

alb@Isaiah:32:12 @ duke i rënë gjoksit nëpër arat e mira dhe nëpër vreshtat prodhimtare.

alb@Isaiah:32:13 @ Mbi tokën e popullit tim do të rriten gjemba dhe ferra; po, mbi të gjitha shtëpitë e gëzimit të qytetit të qejfeve.

alb@Isaiah:32:14 @ Sepse pallati do të braktiset, qyteti i zhurmshëm do të shkretohet, Ofeli dhe kulla do të bëhen për gjithnjë shpella gëzimi për gomarët e egër dhe kullotë për kopetë.

alb@Isaiah:32:15 @ deri sa mbi ne të përhapet Fryma nga lart, shkretëtira të bëhet pemishte dhe pemishtja të konsiderohet si një pyll.

alb@Isaiah:32:16 @ Atëherë i drejti do të banojë në shkretëtirë dhe drejtësia do të banojë në pemishte.

alb@Isaiah:32:17 @ Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë.

alb@Isaiah:32:18 @ Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi,

alb@Isaiah:32:19 @ edhe sikur të binte breshër mbi pyllin dhe qyteti të ulej shumë.

alb@Isaiah:32:20 @ Lum ju që mbillni në breg të të gjithë ujërave dhe që lini të shkojë e lirë këmba e kaut dhe e gomarit.


Seeker Overlay: Off On

[BookofIsaiah] [Isaiah:31] [Isaiah:32] [Isaiah:33] [Discuss] Tag 32 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: