Jeremiah 13




alb@Jeremiah:13:1 @ Kështu më ka thënë Zoti: "Shko të më blesh një brez prej liri dhe vëre mbi ijët e tua, por mos e zhyt në ujë".

alb@Jeremiah:13:2 @ Kështu unë bleva brezin, sipas fjalëve të Zotit dhe e vura mbi ijët e mia.

alb@Jeremiah:13:3 @ Pastaj fjala e Zotit m`u drejtua për herë të dytë, duke thënë:

alb@Jeremiah:13:4 @ "Merr brezin që ke blerë dhe që e ke mbi ijët e tua, çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe aty fshihe në të çarën e një shkëmbi".

alb@Jeremiah:13:5 @ Unë shkova dhe e fsheha pranë Eufratit, ashtu si më kishte porositur Zoti.

alb@Jeremiah:13:6 @ Mbas shumë ditësh ndodhi që Zoti më tha: "Çohu, shko në drejtim të Eufratit dhe merr aty brezin që të kisha urdhëruar të fshihje".

alb@Jeremiah:13:7 @ Unë shkova në drejtim të Eufratit, gërmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente më për asgjë.

alb@Jeremiah:13:8 @ Atëherë Zoti më drejtoi fjalën, duke thënë:

alb@Jeremiah:13:9 @ "Kështu thotë Zoti: "Në këtë mënyrë unë do të shkatërroj kryelartësinë e Judës dhe kryelartësinë e madhe të Jeruzalemit.

alb@Jeremiah:13:10 @ Ky popull i keq, që nuk pranon të dëgjojë fjalët e mia, që ecën kryelartë sipas zemrës së tij dhe u shkon pas perëndive të tjera për tu shërbyer dhe për të rënë përmbys para tyre, do të bëhet si ky brez që nuk vlen më për asgjë.

alb@Jeremiah:13:11 @ sepse ashtu si brezi përputhet me ijët e njeriut, kështu unë kisha bërë që të përputhej me mua tërë shtëpia e Izraelit dhe tërë shtëpia e Judës", thotë Zoti, me qëllim që të ishin populli im për famën, lavdinë dhe zulmin tim, por nuk deshën të më dëgjojnë"".

alb@Jeremiah:13:12 @ "Prandaj ti do t`u thuash atyre këtë fjalë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Çdo poç do të mbushet me verë". Në rast se më vonë do të të thonë: "A nuk e dimë vallë që çdo poç mbushet me verë?",

alb@Jeremiah:13:13 @ ti do t`u përgjigjesh atyre: "Kështu thotë Zoti: Ja, unë do t`i deh tërë banorët e këtij vendi: mbretërit që ulen në fronin e Davidit, priftërinjtë, profetët dhe tërë banorët e Jeruzalemit.

alb@Jeremiah:13:14 @ Do t`i copëtoj njërin kundër tjetrit, etërit dhe bijtë së bashku"", thotë Zoti. "Nuk do të kem mëshirë, nuk do t`i fal, nuk do të kem asnjë dhembshuri që të më pengojë t`i shkatërroj".

alb@Jeremiah:13:15 @ Dëgjoni dhe vini veshin: Mos t`ju rritet mendja, sepse Zoti foli

alb@Jeremiah:13:16 @ I jepni lavdi Zotit, Perëndisë tuaj, para se të sjellë terrin dhe para se këmbët tuaja të pengohen në malet e mbështjella në muzg, sepse ndërsa ju prisni dritën, ai e ndërron në hije të vdekjes dhe e ndryshon në errësirë të thellë.

alb@Jeremiah:13:17 @ Por në rast se nuk e dëgjoni këtë, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të kryelartësisë suaj, sytë e mi do të qajnë parreshtur dhe do të derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do të çohet në robëri.

alb@Jeremiah:13:18 @ Thuaji mbretit dhe mbretëreshës nënë: "Uluni më poshtë, sepse sundimi juaj, kurora e lavdisë suaj, do të bjerë poshtë".

alb@Jeremiah:13:19 @ Qytetet e jugut janë të mbyllura dhe askush nuk do t`i hapë; tërë Juda është çuar në robëri, është çuar e tëra në robëri.

alb@Jeremiah:13:20 @ Ngrini sytë tuaj dhe shikoni ata që vijnë nga veriu; ku është kopeja që të ishte besuar, delet e tua të bukura?

alb@Jeremiah:13:21 @ Çfarë do të thuash kur të të ndëshkojë? Por ti vetë u ke mësuar atyre të jenë të parët dhe sunduesit e tu. A nuk do të të zënë dhembjet si një grua që është duke lindur?

alb@Jeremiah:13:22 @ Dhe në rast se do të thuash në zemrën tënde: "Përse më ndodhin këto gjëra?". Për shkak të përmasës së paudhësisë sate cepat e rrobës sate do të zbulohen dhe thembrat e tua do të duken lakuriq.

alb@Jeremiah:13:23 @ A mundet një Etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do të mund të bënit të mirën?

alb@Jeremiah:13:24 @ "Prandaj do t`i shpërndaj si byku që e merr era e shkretëtirës.

alb@Jeremiah:13:25 @ Ky është fati yt, pjesa që mata për ty", thotë Zoti, "sepse më ke harruar dhe i ke besuar gënjeshtrës.

alb@Jeremiah:13:26 @ Prandaj do të ngre edhe unë cepat e rrobës sime mbi fytyrë, në mënyrë që të duket turpi yt.

alb@Jeremiah:13:27 @ Kam parë shkeljet e tua të kurorës, hingëllimat e tua, shthurjen e kurvërisë sate, gjërat e neveritshme të kryera në kodra dhe në fusha. Mjerë ti, o Jeruzalem! Për sa kohë akoma do të mbetesh i pëgërë?".


Seeker Overlay: Off On

[BookofJeremiah] [Jeremiah:12] [Jeremiah:13] [Jeremiah:14] [Discuss] Tag 13 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: