Jeremiah 48




alb@Jeremiah:48:1 @ Kundër Moabit. Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: "Mjerë Nebi, sepse u shkatërrua; Kiriathaimi është mbuluar nga turpi, është pushtuar; kështjella është mbuluar nga turpi dhe është e tronditur.

alb@Jeremiah:48:2 @ Lavdia e Moabit nuk është më; në Heshbon kurdisin të keqen kundër tij, duke thënë: "Ejani dhe ta shkatërrojmë, në mënyrë që të mos jetë më një komb". Edhe ti, o Madmen, do të shkatërrohesh, shpata do të të ndjekë.

alb@Jeremiah:48:3 @ Një zë që kërkon ndihmë do të dalë nga Horonaimi: shkatërrim dhe rrënim i thellë!

alb@Jeremiah:48:4 @ Maobi është copëtuar, të vegjlit e tij bëjnë që të dëgjohet zëri i tyre.

alb@Jeremiah:48:5 @ Mbi të përpjetën e Luhithit po ngjiten duke qarë në hidhërim, ndërsa në tatëpjetën e Horonaimit dëgjohet zëri plot ankth i disfatës.

alb@Jeremiah:48:6 @ Ikni, shpëtoni jetën tuaj dhe bëhuni si një marinë në shkretëtirë!

alb@Jeremiah:48:7 @ Duke qënë se ke pasë besim në veprat e tua dhe në thesaret e tua, edhe ti do të kapesh; dhe Kemoshi do të shkojë në robëri bashkë me priftërinjtë dhe princat e tij.

alb@Jeremiah:48:8 @ Shkatërruesi do të vijë kundër të gjitha qyteteve, dhe asnjë qytet nuk do të shpëtojë; lugina do të zhduket dhe fusha do të shkatërrohet, ashtu si ka thënë Zoti.

alb@Jeremiah:48:9 @ I jepni krahë Moabit, që të mund të fluturojë tutje; qytetet e tij do të bëhen të shkreta dhe askush nuk do të banojë në to.

alb@Jeremiah:48:10 @ I mallkuar qoftë ai që kryen veprën e Zotit shkel e shko, i mallkuar qoftë ai që e pengon shpatën e tij të derdhë gjak!

alb@Jeremiah:48:11 @ Moabi ka qënë i qetë qysh në moshë të re, duke pushuar mbi llumin e tij, dhe nuk ka kaluar nga një enë në enën tjetër dhe as që ka shkuar në robëri; prandaj i ka mbetur shija e tij dhe parfumi i tij nuk ka pësuar ndryshime.

alb@Jeremiah:48:12 @ Prandaj ja, do vijnë ditët", thotë Zoti, "në të cilat do t`i dërgoj disa njerëz që do t`i toçitin enët; do t`i zbrazin enët e tij dhe do t`i thyejnë anforat e tij.

alb@Jeremiah:48:13 @ Atëherë Moabit do t`i vijë turp nga Kemoshi, ashtu si shtëpia e Izraelit u turpërua nga Betheli, tek i cili kishte pasur besim.

alb@Jeremiah:48:14 @ Si mund të thoni: "Ne jemi burra të fortë dhe trima për betejën"?

alb@Jeremiah:48:15 @ Moabi është shkatërruar; qytetet e tij po nxjerrin tym dhe të rinjtë e tyre më të mirë zbresin në kasaphanë", thotë Mbreti emri i të cilit është Zoti i ushtrive.

alb@Jeremiah:48:16 @ Gjëma e Moabit është tashmë e afërt dhe kobi po i vjen me hapa të shpejtë.

alb@Jeremiah:48:17 @ Mbani zi për të, të gjithë ju që e rrethoni dhe të gjithë ju, që njihni emrin e tij, thoni: "Si u thye ai skeptër i fortë, ai bastun i mrekullushëm?".

alb@Jeremiah:48:18 @ O bijë që banon në Dibon, zbrit nga lavdia jote dhe ulu në tokën e zhuritur, sepse shkatërruesi i Moabit ka dalë kundër teje, ka shkatërruar kështjellat e tua.

alb@Jeremiah:48:19 @ O ti që banon në Aroer, ndalu gjatë rrugës dhe shiko; merr në pyetje ikanakun dhe atë që po ikën dhe pyet: "Çfarë ka ndodhur?".

alb@Jeremiah:48:20 @ Moabi është mbuluar me turp, sepse është i thyer; rënkoni dhe bërtisni, njoftoni mbi Arnonin që Moabi është shkatërruar!

alb@Jeremiah:48:21 @ Një ndëshkim erdhi mbi krahinën e fushës, mbi Holon, mbi Jahatsin dhe mbi Mefaathin,

alb@Jeremiah:48:22 @ mbi Dibonin, Nebon dhe mbi Beth-Diblathaimin,

alb@Jeremiah:48:23 @ mbi Kiriathaimin, Beth-Gamulin dhe Beth-Meon,

alb@Jeremiah:48:24 @ mbi Keriothin, Botsrahun dhe mbi tërë qytetet e vendit të Moabit, të largëta dhe të afërta.

alb@Jeremiah:48:25 @ Briri i Moabit është prerë dhe krahu i tij është copëtuar", thotë Zoti.

alb@Jeremiah:48:26 @ "Deheni, sepse është ngritur kundër Zotit. Moabi do të vërtitet në të vjellat e tij dhe do të bëhet edhe ai objekt talljeje.

alb@Jeremiah:48:27 @ Izraeli vallë nuk ka qënë për ty një objekt talljeje? Mos u gjet vallë midis hajdutëve, sepse sa herë që ti flet për të ti po tund kokën?

alb@Jeremiah:48:28 @ Braktisni qytetet dhe shkoni të banoni në shkëmb, o banorë të Moabit, dhe bëhuni si pëllumbesha që bën folenë e saj në faqet e një gremine.

alb@Jeremiah:48:29 @ Kemi dëgjuar krenarinë e Moabit, jashtëzakonisht krenar, fodullëkun e tij, kryeneçësinë e tij, arrogancën e tij dhe mendjemadhësinë e zemrës së tij.

alb@Jeremiah:48:30 @ Unë e njoh tërbimin e tij", thotë Zoti, "që nuk ka përmbajtje, të mburrurit e tij që nuk ka përfunduar në asgjë.

alb@Jeremiah:48:31 @ Prandaj unë po ngre një vajtim mbi Moabin dhe do të lëshoj britma nëpër të gjithë Moabin; do të vajtohet për burrat e Kir-Heresit.

alb@Jeremiah:48:32 @ O vreshtë e Sibmahut, unë qaj për ty ashtu si qahet për Jazerin; shermendet e tua kanë arritur matanë detit, arrinin deri në detin e Jazerit. Shkatërruesi i tij është sulur mbi frytet e tua verore dhe mbi rrushin që do vilej.

alb@Jeremiah:48:33 @ Gëzimi dhe hareja janë zhdukur nga fusha pjellore dhe nga vendi i Moabit; bëra që të zhduket vera nga butet, askush nuk e shtrydh më rrushin me britma gëzimi, britmat e tyre nuk janë më britma gëzimi.

alb@Jeremiah:48:34 @ Për shkak të britmës së Heshbonit zëri i tyre u dëgjua deri në Elealeh dhe në Jehats, nga Tsoari deri në Horonaim, ashtu si një lopë trevjeçare; ujrat e Nimrimit madje janë bërë një shkreti.

alb@Jeremiah:48:35 @ Unë do të fik në Moab", thotë Zoti, "atë që ofron flijime mbi vendet e larta dhe atë që u djeg temjan perëndive të tij.

alb@Jeremiah:48:36 @ Prandaj zemra ime për Moabin do të qajë si fyejt, zemra ime do të qajë si fyejt për burrat e Kir-Heresit, sepse pasuria që kanë fituar ka humbur.

alb@Jeremiah:48:37 @ Sepse çdo kokë do të rruhet, çdo mjekër do të pritet, mbi të gjitha duart do të ketë të prera dhe mbi ijët do të jetë thesi.

alb@Jeremiah:48:38 @ Mbi të gjitha çatitë e Moabit dhe në sheshet e tij s`ka veçse vajtim, sepse unë e kam bërë copë-copë Moabin, si një enë që nuk ka më vlerë", thotë Zoti.

alb@Jeremiah:48:39 @ "Do të vajtojnë duke thënë: "Si u thye! Si ka kthyer Moabi paturpësisht kurrizin! Si është bërë Moabi tallja dhe frika e atyre që i rinë rrotull"".

alb@Jeremiah:48:40 @ Sepse kështu thotë Zoti: "Ja, ai do të nisë fluturimin si një shqiponjë dhe do t`i hapë krahët e tij në drejtim të Moabit.

alb@Jeremiah:48:41 @ Keriothi u pushtua, fortesat janë zënë dhe zemra e trimave të Moabit në atë ditë do të jetë si zemra e një gruaje në dhembjet e lindjes.

alb@Jeremiah:48:42 @ Moabi do të shkatërrohet, nuk do të jetë më popull, sepse është ngritur kundër Zotit.

alb@Jeremiah:48:43 @ Frika, gropa, laku të kërcënojnë, o banor i Moabit" thotë Zoti.

alb@Jeremiah:48:44 @ "Kush ikën përpara frikës do të bjerë në gropë dhe kush del nga gropa do të kapet në lak, sepse unë do të sjell mbi të, mbi Moabin vitin e ndëshkimit të tij" thotë Zoti.

alb@Jeremiah:48:45 @ "Në hijen e Heshbonit ndalen, të kapitur, ikanakët, por një zjarr del nga Heshboni dhe një flakë nga mesi i Sihonit, që përpin anët e Moabit dhe pjesën e sipërme të kokës së njerëzve kryengritës.

alb@Jeremiah:48:46 @ Mjerë ti, O Moab! Populli i Kemoshit është i humbur sepse bijtë e tu janë çuar në robëri dhe bijat e tua në mërgim.

alb@Jeremiah:48:47 @ Por unë do të kthej Moabin nga robëria gjatë ditëve të fundit, thotë Zoti". Deri këtu gjykim mbi Moabin.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJeremiah] [Jeremiah:47] [Jeremiah:48] [Jeremiah:49] [Discuss] Tag 48 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: