Job 3




alb@Job:3:1 @ Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij.

alb@Job:3:2 @ Kështu Jobi mori fjalën dhe tha:

alb@Job:3:3 @ "Humbtë dita në të cilën linda dhe nata që tha: "U ngjiz një mashkull!".

alb@Job:3:4 @ Ajo ditë u bëftë terr, mos u kujdesoftë për të Perëndia nga lart, dhe mos shkëlqeftë mbi të drita!

alb@Job:3:5 @ E marrshin përsëri terri dhe hija e vdekjes, qëndroftë mbi të një re, furtuna e ditës e tmerroftë!

alb@Job:3:6 @ Atë natë e marrtë terri, mos hyftë në ditët e vitit, mos hyftë në llogaritjen e muajve!

alb@Job:3:7 @ Po, ajo natë qoftë natë shterpe, mos depërtoftë në të asnjë britmë gëzimi.

alb@Job:3:8 @ E mallkofshin ata që mallkojnë ditën, ata që janë gati të zgjojnë Leviathanin.

alb@Job:3:9 @ U errësofshin yjet e muzgut të tij, le të presë dritën; por mos e pastë fare dhe mos paftë ditën që agon,

alb@Job:3:10 @ sepse nuk e mbylli portën e barkut të nënës sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve të mi

alb@Job:3:11 @ Pse nuk vdiqa në barkun e nënës sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?

alb@Job:3:12 @ Pse vallë më kanë pritur gjunjët, dhe sisët për të pirë?

alb@Job:3:13 @ Po, tani do të dergjesha i qetë, do të flija dhe do të pushoja,

alb@Job:3:14 @ bashkë me mbretërit dhe me këshilltarët e dheut, që kanë ndërtuar për vete rrënoja të shkretuara,

alb@Job:3:15 @ ose bashkë me princat që kishin ar ose që mbushën me argjend pallatet e tyre.

alb@Job:3:16 @ Ose pse nuk qeshë si një dështim i fshehur, si fëmijët që nuk e kanë parë kurrë dritën?

alb@Job:3:17 @ Atje poshtë të këqinjtë nuk brengosen më, atje poshtë çlodhen të lodhurit.

alb@Job:3:18 @ Atje poshtë të burgosurit janë të qetë bashkë, dhe nuk e dëgjojnë më zërin e xhelatit.

alb@Job:3:19 @ Atje poshtë ka të vegjël dhe të mëdhenj, dhe skllavi është i lirë nga pronari i tij.

alb@Job:3:20 @ Pse t`i japësh dritë fatkeqit dhe jetën atij që ka shpirtin në hidhërim,

alb@Job:3:21 @ të cilët presin vdekjen që nuk vjen, dhe e kërkojnë më tepër se thesaret e fshehura;

alb@Job:3:22 @ gëzohen shumë dhe ngazëllojnë kur gjejnë varrin?

alb@Job:3:23 @ Pse të lindë një njeri rruga e të cilit është fshehur, dhe që Perëndia e ka rrethuar nga çdo anë?

alb@Job:3:24 @ Në vend që të ushqehem, unë psherëtij, dhe rënkimet e mia burojnë si uji.

alb@Job:3:25 @ Sepse ajo që më tremb më shumë më bie mbi krye, dhe ajo që më tmerron më ndodh.

alb@Job:3:26 @ Nuk kam qetësi, nuk kam prehje, por më pushton shqetësimi".


Seeker Overlay: Off On

[BookofJob] [Job:2] [Job:3] [Job:4] [Discuss] Tag 3 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: