Job 30




alb@Job:30:1 @ "Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t`i vija midis qenve të kopesë sime.

alb@Job:30:2 @ Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.

alb@Job:30:3 @ Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë,

alb@Job:30:4 @ duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.

alb@Job:30:5 @ Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.

alb@Job:30:6 @ Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;

alb@Job:30:7 @ ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;

alb@Job:30:8 @ njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.

alb@Job:30:9 @ Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.

alb@Job:30:10 @ Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.

alb@Job:30:11 @ Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.

alb@Job:30:12 @ Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.

alb@Job:30:13 @ Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon.

alb@Job:30:14 @ Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.

alb@Job:30:15 @ Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re.

alb@Job:30:16 @ Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar.

alb@Job:30:17 @ Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim.

alb@Job:30:18 @ Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim.

alb@Job:30:19 @ Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri,

alb@Job:30:20 @ Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.

alb@Job:30:21 @ Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.

alb@Job:30:22 @ Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi.

alb@Job:30:23 @ E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.

alb@Job:30:24 @ me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.

alb@Job:30:25 @ A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?

alb@Job:30:26 @ Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira.

alb@Job:30:27 @ Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.

alb@Job:30:28 @ Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.

alb@Job:30:29 @ Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.

alb@Job:30:30 @ Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia.

alb@Job:30:31 @ Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJob] [Job:29] [Job:30] [Job:31] [Discuss] Tag 30 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: