Job 39




alb@Job:39:1 @ A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit apo ke vërejtur vallë pjelljen e drenushave?

alb@Job:39:2 @ A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin?

alb@Job:39:3 @ Mblidhen dhe pjellin të vegjlit e tyre, duke u dhënë fund kështu dhembjeve të tyre.

alb@Job:39:4 @ Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre.

alb@Job:39:5 @ Kush lë të lirë gomarin e egër, kush e ka zgjidhur gomarin e egër,

alb@Job:39:6 @ të cilit i kam caktuar të rrijë në shkretëtirë dhe tokën e kripur si banesë?

alb@Job:39:7 @ Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie.

alb@Job:39:8 @ Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër.

alb@Job:39:9 @ Bualli vallë a pranon të të shërbejë ose të kalojë natën pranë grazhdit tënd?

alb@Job:39:10 @ A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje?

alb@Job:39:11 @ A do t`i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t`ia lësh atij punën tënde?

alb@Job:39:12 @ A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?

alb@Job:39:13 @ Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.

alb@Job:39:14 @ Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.

alb@Job:39:15 @ duke harruar që një këmbë mund t`i shtypë ose një kafshë e fushave mund t`i shkelë.

alb@Job:39:16 @ I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,

alb@Job:39:17 @ sepse Perëndia e ka lënë pa dituri dhe nuk i ka dhënë zgjuarsi.

alb@Job:39:18 @ Por kur ngrihet më këmbë për të ikur, tallet me kalin dhe me kalorësin e tij.

alb@Job:39:19 @ A je ti ai që i ke dhënë forcën kalit dhe ia ke veshur qafën me jele që valëviten?

alb@Job:39:20 @ A je ti ai që e bën të kërcejë si një karkalec? Hingëllima e tij krenare të kall tmerr.

alb@Job:39:21 @ Çukërmon në luginë duke u kënaqur nga forca e tij; sulet në mes të kacafytjes me armë.

alb@Job:39:22 @ Përbuz frikën dhe nuk trembet, as zmbrapset përpara shpatës.

alb@Job:39:23 @ Mbi të kërcet këllëfi i shigjetave, shtiza që vetëtin dhe ushta.

alb@Job:39:24 @ Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qëndron në vend kur bie buria.

alb@Job:39:25 @ Që në dëgjimin e parë të burisë, ai thotë: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejën, zërin kumbues të kapitenëve dhe britmën e luftës.

alb@Job:39:26 @ Mos vallë për shkak të zgjuarsisë sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahët e tij drejt jugut?

alb@Job:39:27 @ Éshtë vallë nën komandën tënde që shqiponja ngrihet lart dhe e bën folenë e saj në vende të larta?

alb@Job:39:28 @ Banon mbi shkëmbinj dhe qëndron mbi krepa të rrëpirta.

alb@Job:39:29 @ Nga lart ajo përgjon gjahun dhe sytë e saj vrojtojnë larg.

alb@Job:39:30 @ Të vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka të vrarë, atje ndodhet ajo".


Seeker Overlay: Off On

[BookofJob] [Job:38] [Job:39] [Job:40] [Discuss] Tag 39 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: