Job 6
alb@Job:6:1 @ Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
alb@Job:6:2 @ "Ah, sikur dhembja ime të ishte peshuar tërësisht, dhe fatkeqësia ime të vihej bashkë mbi peshoren,
alb@Job:6:3 @ do të ishte me siguri më e rëndë se rëra e detit! Për këtë arsye fjalët e mia nuk u përfillën.
alb@Job:6:4 @ Duke qenë se shigjetat e të Plotfuqishmit janë brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perëndisë janë renditur kundër meje.
alb@Job:6:5 @ Gomari i egër a pëllet vallë përpara barit, ose kau a buluron para forazhit të tij?
alb@Job:6:6 @ A hahet vallë një ushqim i amësht pa kripë, apo ka ndonjë farë shije në të bardhën e vezës?
alb@Job:6:7 @ Shpirti im nuk pranon të prekë gjëra të tilla, ato për mua janë si një ushqim i neveritshëm.
alb@Job:6:8 @ Ah sikur të mund të kisha atë që kërkoj, dhe Perëndia të më jepte atë që shpresoj!
alb@Job:6:9 @ Dashtë Perëndia të më shtypë, të shtrijë dorën e tij dhe të më shkatërrojë!
alb@Job:6:10 @ Kam megjithatë këtë ngushëllim dhe ngazëllehem në dhembjet që nuk po më kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalët e të Shenjtit.
alb@Job:6:11 @ Cila është forca ime që ende të mund të shpresoj, dhe cili është fundi im që të mund ta zgjas jetën time?
alb@Job:6:12 @ Forca ime a është vallë ajo e gurëve, ose mishi im është prej bronzi?
alb@Job:6:13 @ A s`jam fare pa ndihmë në veten time, dhe a nuk është larguar nga unë dituria?
alb@Job:6:14 @ Për atë që është i pikëlluar, miku duhet të tregojë dhembshuri, edhe në qoftë se ai braktis frikën e të Plotfuqishmit
alb@Job:6:15 @ Por vëllezërit e mi më kanë zhgënjyer si një përrua, si ujërat e përrenjve që zhduken.
alb@Job:6:16 @ Ato turbullohen për shkak të akullit dhe në to fshihet bora,
alb@Job:6:17 @ por gjatë stinës së nxehtë ato zhduken; me vapën e verës ato nuk duken më në vendin e tyre.
alb@Job:6:18 @ Ato gjarpërojnë në shtigjet e shtretërve të tyre; futen në shketëtirë dhe mbarojnë.
alb@Job:6:19 @ Karvanet e Temas i kërkojnë me kujdes, udhëtarët e Shebës kanë shpresa tek ata,
alb@Job:6:20 @ por ata mbeten të zhgënjyer megjithë shpresat e tyre; kur arrijnë aty mbeten të hutuar.
alb@Job:6:21 @ Tani për mua ju jeni e njëjta gjë, shikoni tronditjen time të thellë dhe keni frikë.
alb@Job:6:22 @ A ju kam thënë vallë: "Më jepni diçka" o "më bëni një dhuratë nga pasuria juaj",
alb@Job:6:23 @ ose "liromëni nga duart e armikut", ose "më shpengoni nga duart e personave që përdorin dhunën"?
alb@Job:6:24 @ Më udhëzoni, dhe do të hesht; më bëni të kuptoj ku kam gabuar.
alb@Job:6:25 @ Sa të frytshme janë fjalët e drejta! Por çfarë provojnë argumentet tuaja?
alb@Job:6:26 @ Mos keni ndërmend vallë të qortoni ashpër fjalët e mia dhe fjalimet e një të dëshpëruari, që janë si era?
alb@Job:6:27 @ Ju do të hidhnit në short edhe një jetim dhe do të hapnit një gropë për mikun tuaj.
alb@Job:6:28 @ Por tani pranoni të më shikoni, sepse nuk do të gënjej para jush.
alb@Job:6:29 @ Ndërroni mendim, ju lutem, që të mos bëhet padrejtësi! Po, ndërroni mendim, sepse bëhet fjalë për drejtësinë time.
alb@Job:6:30 @ A ka vallë paudhësi në gjuhën time apo qiellza ime nuk i dallon më ligësitë?".