Job 8




alb@Job:8:1 @ Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

alb@Job:8:2 @ "Deri kur do të flasësh në këtë mënyrë, dhe fjalët e gojës sate do të jenë si një erë e furishme?

alb@Job:8:3 @ A mundet Perëndia të shtrëmbërojë gjykimin dhe i Potfuqishmi të përmbysë drejtësinë?

alb@Job:8:4 @ Në rast se bijtë e tu kanë mëkatuar kundër tij, ai i ka braktisur në prapësinë e tyre.

alb@Job:8:5 @ Por në rast se ti e kërkon Perëndinë dhe i lutesh fort të Plotfuqishmit,

alb@Job:8:6 @ në rast se je i pastër dhe i ndershëm, me siguri ai do të ngrihet në favorin tënd dhe do të rivendosë selinë e drejtësisë sate.

alb@Job:8:7 @ Ndonëse gjendja jote e kaluar ka qenë një gjë e vogël,

alb@Job:8:8 @ e ardhmja jote do të jetë e madhe. Pyet, pra, brezat që shkuan dhe shqyrto gjërat e zbuluara nga etërit e tyre;

alb@Job:8:9 @ ne në të vërtetë i përkasim së djeshmes dhe nuk dimë asgjë, sepse ditët tona mbi tokë janë si një hije.

alb@Job:8:10 @ A nuk do të mësojnë vallë ata dhe nuk do të flasin, duke nxjerrë fjalë nga zemra e tyre?

alb@Job:8:11 @ A mund të rritet papirusi jashtë moçalit dhe a mund të zhvillohet xunkthi pa ujë?

alb@Job:8:12 @ Ndërsa është ende i gjelbër, pa qenë prerë, ai thahet para çdo bari tjetër.

alb@Job:8:13 @ Këto janë rrugët e të gjithë atyre që harrojnë Perëndinë; kështu shpresa e të paudhit tretet.

alb@Job:8:14 @ Besimi i tij do të pritet dhe sigurimi i tij është si një pëlhurë merimange.

alb@Job:8:15 @ Ai mbështetet te shtëpia e tij, ajo nuk qëndron; kapet te ajo, por ajo nuk mban.

alb@Job:8:16 @ Ai është krejt i gjelbër në diell dhe degët e tij zgjaten mbi kopshtin e tij;

alb@Job:8:17 @ dhe rrënjët e tij pleksen rreth një grumbulli gurësh dhe depërtojnë midis gurëve të shtëpisë.

alb@Job:8:18 @ Por në rast se shkëputet nga vendi i tij, ky e mohon, duke thënë: "Nuk të kam parë kurrë!"

alb@Job:8:19 @ Ja, ky është gëzimi i mënyrës së tij të të jetuarit, ndërsa të tjerët do të dalin nga pluhuri.

alb@Job:8:20 @ Ja, Perëndia nuk e flak njeriun e ndershëm, as i ndihmon keqbërësit.

alb@Job:8:21 @ Ai do t`i japë edhe më buzëqeshje gojës sate dhe këngë gëzimi buzëve të tua.

alb@Job:8:22 @ Ata që të urrejnë do të mbulohen me turp dhe çadra e të paudhëve do të zhduket".


Seeker Overlay: Off On

[BookofJob] [Job:7] [Job:8] [Job:9] [Discuss] Tag 8 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: