John 12




alb@John:12:1 @ Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.

alb@John:12:2 @ Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.

alb@John:12:3 @ Atëherë Maria mori një liber vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.

alb@John:12:4 @ Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:

alb@John:12:5 @ ``Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t`u jepej fitimi të varfërve?``.

alb@John:12:6 @ Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç`shtinin atje brenda.

alb@John:12:7 @ Jezusi, pra, tha: ``Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.

alb@John:12:8 @ Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë``.

alb@John:12:9 @ Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.

alb@John:12:10 @ Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,

alb@John:12:11 @ sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.

alb@John:12:12 @ Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,

alb@John:12:13 @ mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: ``Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!``

alb@John:12:14 @ Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar:

alb@John:12:15 @ ``Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!``.

alb@John:12:16 @ Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.

alb@John:12:17 @ Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.

alb@John:12:18 @ Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.

alb@John:12:19 @ Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: ``A e shihni se s`po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij``.

alb@John:12:20 @ Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.

alb@John:12:21 @ Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: ``Zot, duam të shohim Jezusin``.

alb@John:12:22 @ Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.

alb@John:12:23 @ Por Jezusi u përgjigj atyre duke thënë: ``Ora ka ardhur, në të cilën Biri i njeriut duhet të përlëvdohet,

alb@John:12:24 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!

alb@John:12:25 @ Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.

alb@John:12:26 @ Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.

alb@John:12:27 @ Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.

alb@John:12:28 @ O Atë, përlëvdo emrin tënd!`` Atëherë një zë erdhi nga qielli: ``E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!``.

alb@John:12:29 @ Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: ``Një engjëll i ka folur!``.

alb@John:12:30 @ Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: ``Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.

alb@John:12:31 @ Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!

alb@John:12:32 @ Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t`i tërheq të gjithë tek unë``.

alb@John:12:33 @ Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç`lloj vdekje duhet të vdiste.

alb@John:12:34 @ Turma iu përgjigj: ``Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?``.

alb@John:12:35 @ Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon``.

alb@John:12:36 @ ``Gjersa keni dritë, besoni në dritë, që të bëheni bij të dritës``. Këto gjëra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.

alb@John:12:37 @ Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të,

alb@John:12:38 @ që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: ``Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?``.

alb@John:12:39 @ Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:

alb@John:12:40 @ ``Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj``.

alb@John:12:41 @ Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.

alb@John:12:42 @ Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,

alb@John:12:43 @ sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.

alb@John:12:44 @ Pastaj Jezusi thirri dhe tha: ``Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.

alb@John:12:45 @ Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.

alb@John:12:46 @ Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.

alb@John:12:47 @ Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.

alb@John:12:48 @ Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.

alb@John:12:49 @ Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç`duhet të them e të shpall.

alb@John:12:50 @ Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m`i ka thënë Ati``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:11] [John:12] [John:13] [Discuss] Tag 12 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: