John 15




alb@John:15:1 @ ``Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.

alb@John:15:2 @ Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.

alb@John:15:3 @ Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.

alb@John:15:4 @ Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.

alb@John:15:5 @ Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.

alb@John:15:6 @ Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.

alb@John:15:7 @ Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t`ju bëhet.

alb@John:15:8 @ Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.

alb@John:15:9 @ Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.

alb@John:15:10 @ Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.

alb@John:15:11 @ Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.

alb@John:15:12 @ Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.

alb@John:15:13 @ Askush s`ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.

alb@John:15:14 @ Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.

alb@John:15:15 @ Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç`bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.

alb@John:15:16 @ Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t`i kërkoni Atit në emrin tim, ai t`jua japë.

alb@John:15:17 @ Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.

alb@John:15:18 @ Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush.

alb@John:15:19 @ Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren

alb@John:15:20 @ Kujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t`ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.

alb@John:15:21 @ Të gjitha këto gjëra do t`jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar.

alb@John:15:22 @ Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre.

alb@John:15:23 @ Kush më urren mua, urren edhe Atin tim.

alb@John:15:24 @ Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim.

alb@John:15:25 @ Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak".

alb@John:15:26 @ Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t`ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.

alb@John:15:27 @ Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:14] [John:15] [John:16] [Discuss] Tag 15 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: