John 2




alb@John:2:1 @ Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.

alb@John:2:2 @ Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.

alb@John:2:3 @ Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ``Nuk kanë më verë!``.

alb@John:2:4 @ Jezusi i tha: ``Ç`ke me mua, o grua? Ora ime s`ka ardhur akoma!``.

alb@John:2:5 @ Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ``Bëni gjithçka që ai t`ju thotë!``.

alb@John:2:6 @ Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.

alb@John:2:7 @ Jezusi u tha: ``Mbushni enët me ujë!``. Dhe ata i mbushën deri në grykë.

alb@John:2:8 @ Pastaj u tha: ``Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës``. Dhe ata ia çuan.

alb@John:2:9 @ Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,

alb@John:2:10 @ dhe i tha: ``Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!``.

alb@John:2:11 @ Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.

alb@John:2:12 @ Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.

alb@John:2:13 @ Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.

alb@John:2:14 @ Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;

alb@John:2:15 @ dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,

alb@John:2:16 @ dhe shitësve të pëllumbave u tha: ``Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!``.

alb@John:2:17 @ Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ``Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!``.

alb@John:2:18 @ Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: ``Ç`shenjë na tregon se i bën këto gjëra?``.

alb@John:2:19 @ Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!``.

alb@John:2:20 @ Atëherë Judenjtë thanë: ``U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?``.

alb@John:2:21 @ Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.

alb@John:2:22 @ Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi.

alb@John:2:23 @ Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,

alb@John:2:24 @ por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë,

alb@John:2:25 @ dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun, sepse ai e dinte ç`kishte përbrenda njeriut.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:1] [John:2] [John:3] [Discuss] Tag 2 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: