John 21




alb@John:21:1 @ Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë:

alb@John:21:2 @ Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesë, të bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë nga dishepujt e tij ishin bashkë.

alb@John:21:3 @ Simon Pjetri u tha atyre: ``Po shkoj të peshkoj``. Ata i thanë: ``Po vijmë edhe ne me ty``. Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë.

alb@John:21:4 @ Në mëngjes herët, Jezusi ndenji te bregu; megjithatë dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.

alb@John:21:5 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?``. Ata iu përgjigjën: ``Jo!``.

alb@John:21:6 @ Dhe ai u tha atyre: ``Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni``. E hodhën, pra, dhe s`mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.

alb@John:21:7 @ Atëherë dishepulli, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: ``Éshtë Zoti``. Simon Pjetri, kur dëgjoi se ishte Zoti, u mbështoll me rrobë (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh në det.

alb@John:21:8 @ Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq.

alb@John:21:9 @ Mbasi dolën në tokë, panë një zjarr me prush dhe mbi të peshk dhe bukë.

alb@John:21:10 @ Jezusi u tha atyre: ``Sillni këtu disa nga peshqit që zutë tani!``.

alb@John:21:11 @ Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.

alb@John:21:12 @ Jezusi u tha atyre: ``Ejani të hani mëngjes``. Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: ``Kush je?``, duke ditur se ishte Zoti.

alb@John:21:13 @ Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.

alb@John:21:14 @ Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri

alb@John:21:15 @ Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: ``Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?``. Iu përgjigj: ``Po, Zot, ti e di se unë të dua``. Jezusi i tha: ``Kulloti qengjat e mi!``.

alb@John:21:16 @ Përsëri e pyeti për të dytën herë: ``Simon nga Jona, a më do ti mua?``. Iu përgjigj: ``Po, Zot, ti e di se unë të dua``. Jezusi i tha: ``Ki kujdes për delet e mia``.

alb@John:21:17 @ E pyeti për të tretën herë: ``Simon nga Jona, a më do ti mua?``. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: ``A më do ti mua?``, dhe iu përgjigj: ``Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua``. Jezusi i tha: ``Kulloti delet e mia.

alb@John:21:18 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t`i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje``.

alb@John:21:19 @ I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç`vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: ``Ndiqmë``.

alb@John:21:20 @ Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: ``Zot, kush është ai që po të tradhton?``.

alb@John:21:21 @ Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: ``Zot, dhe me të ç`do të bëhet?``.

alb@John:21:22 @ Jezusi iu përgjigj: ``Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ç`të duhet? Ti ndiqmë!``.

alb@John:21:23 @ Atëherë u hap zëri midis vëllezërve se ai dishepull nuk do të vdiste; por Jezusi nuk i kishte thënë Pjetrit se ai nuk do të vdiste, por: ``Nëse unë dua që ky të mbetet derisa të vij unë, ç`të duhet?``.

alb@John:21:24 @ Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.

alb@John:21:25 @ Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t`i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:20] [John:21] [John:22] [Discuss] Tag 21 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: