John 3




alb@John:3:1 @ Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.

alb@John:3:2 @ Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: ``Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të``.

alb@John:3:3 @ Jezusi iu përgjigj dhe tha: ``Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë``.

alb@John:3:4 @ Nikodemi i tha: ``Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?``.

alb@John:3:5 @ Jezusi u përgjigj: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.

alb@John:3:6 @ Ç`ka lindur nga mishi është mish; por ç`ka lindur nga Fryma është frymë.

alb@John:3:7 @ Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".

alb@John:3:8 @ Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma``.

alb@John:3:9 @ Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: ``Si mund të ndodhin këto gjëra?``.

alb@John:3:10 @ Jezusi u përgjigj dhe i tha: ``Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?

alb@John:3:11 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.

alb@John:3:12 @ Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?

alb@John:3:13 @ Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.

alb@John:3:14 @ Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,

alb@John:3:15 @ që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

alb@John:3:16 @ Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

alb@John:3:17 @ Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.

alb@John:3:18 @ Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.

alb@John:3:19 @ Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.

alb@John:3:20 @ Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;

alb@John:3:21 @ por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë``.

alb@John:3:22 @ Pas këtyre gjërave, Jezusi erdhi me dishepujt e vet në tokën e Judesë dhe qëndroi aty bashkë me ta dhe pagëzonte.

alb@John:3:23 @ Por edhe Gjoni pagëzonte në Enon, afër Salimit, sepse aty kishte shumë ujë; dhe njerëzit vinin dhe pagëzoheshin,

alb@John:3:24 @ sepse Gjoni s`ishte hedhur akoma në burg.

alb@John:3:25 @ Atëherë lindi një diskutim ndërmjet dishepujve të Gjonit me Judenjtë rreth pastrimit.

alb@John:3:26 @ Kështu erdhën te Gjoni dhe i thanë: ``Mësues, ai që ishte me ty përtej Jordanit, për të cilin ti bëre dëshmi, ja, ai pagëzon dhe të gjithë shkojnë tek ai``.

alb@John:3:27 @ Gjoni u përgjigj dhe tha: ``Njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.

alb@John:3:28 @ Ju vetë më jeni dëshmitarë se thashë: "Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij".

alb@John:3:29 @ Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!

alb@John:3:30 @ Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem.

alb@John:3:31 @ Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.

alb@John:3:32 @ Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.

alb@John:3:33 @ Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.

alb@John:3:34 @ Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.

alb@John:3:35 @ Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.

alb@John:3:36 @ Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:2] [John:3] [John:4] [Discuss] Tag 3 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: