John 5




alb@John:5:1 @ Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e Judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.

alb@John:5:2 @ Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë.

alb@John:5:3 @ Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit.

alb@John:5:4 @ Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte.

alb@John:5:5 @ Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh.

alb@John:5:6 @ Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: ``A dëshiron të shërohesh?``.

alb@John:5:7 @ I lënguari u përgjigj: "Zot, unë s`kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe, ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje``.

alb@John:5:8 @ Jezusi i tha: ``Çohu, merr vigun tënd dhe ec!``.

alb@John:5:9 @ Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë.

alb@John:5:10 @ Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: ``Éshtë e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!``.

alb@John:5:11 @ Ai iu përgjigj atyre: ``Ai që më shëroi më tha: "Merre vigun tënd dhe ec!"``.

alb@John:5:12 @ Atëherë ata e pyetën: ``Kush është ai njeri që të tha: "Merre vigun tënd dhe ec"?``

alb@John:5:13 @ Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.

alb@John:5:14 @ Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: ``Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe``.

alb@John:5:15 @ Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.

alb@John:5:16 @ Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.

alb@John:5:17 @ Por Jezusi u përgjigj atyre: ``Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj``.

alb@John:5:18 @ Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.

alb@John:5:19 @ Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.

alb@John:5:20 @ Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t`i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.

alb@John:5:21 @ Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.

alb@John:5:22 @ Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,

alb@John:5:23 @ që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.

alb@John:5:24 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.

alb@John:5:25 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.

alb@John:5:26 @ Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;

alb@John:5:27 @ dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.

alb@John:5:28 @ Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij

alb@John:5:29 @ dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.

alb@John:5:30 @ Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.

alb@John:5:31 @ Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.

alb@John:5:32 @ Éshtë një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.

alb@John:5:33 @ Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.

alb@John:5:34 @ Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto gjëra që ju të shpëtoheni.

alb@John:5:35 @ Ai ishte një kandil që digjet e ndriçon; dhe ju deshët të gëzoheni për pak kohë në dritën e tij.

alb@John:5:36 @ Por dëshmia që kam unë është më e madhe nga ajo e Gjonit; sepse veprat që Ati më ka dhënë të kryej, ato vepra që bëj unë, dëshmojnë për mua, se Ati më ka dërguar.

alb@John:5:37 @ Dhe Ati, që më dërgoi, ai vetë ka dëshmuar për mua; ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij,

alb@John:5:38 @ dhe nuk e keni fjalën e tij që të banojë në ju, sepse nuk besoni në atë që ai ka dërguar.

alb@John:5:39 @ Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua.

alb@John:5:40 @ Por ju nuk doni të vini tek unë që të keni jetën.

alb@John:5:41 @ Unë nuk marr lavdi nga njerëzit.

alb@John:5:42 @ Por unë ju njoh, që nuk keni dashurinë e Perëndisë në ju.

alb@John:5:43 @ Unë kam ardhur në emër të Atit tim dhe ju nuk më pranoni; po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta pranonit.

alb@John:5:44 @ Si mund të besoni ju, ju që ia merrni lavdinë njëri-tjetrit dhe nuk kërkoni lavdinë që vjen vetëm nga Perëndia?

alb@John:5:45 @ Mos mendoni se unë ju padis tek Ati; ka kush t`ju padisë: Moisiu, në të cilin ju kishit varur shpresën tuaj;

alb@John:5:46 @ sepse nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.

alb@John:5:47 @ Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t`u besoni fjalëve të mia?``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:4] [John:5] [John:6] [Discuss] Tag 5 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: