John 6




alb@John:6:1 @ Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.

alb@John:6:2 @ Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit.

alb@John:6:3 @ Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.

alb@John:6:4 @ Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afër.

alb@John:6:5 @ Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: ``Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?``.

alb@John:6:6 @ Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç`do të bënte.

alb@John:6:7 @ Filipi iu përgjigj: ``Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë``.

alb@John:6:8 @ Andrea, i vëllai i Simon Pjetrit, një nga dishepujt e tij, i tha:

alb@John:6:9 @ ``Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç`janë këto për aq njerëz?``.

alb@John:6:10 @ Dhe Jezusi tha: ``Bëjini njerëzit të ulen!``. Por në atë vend kishte shumë bar. Njerëzit, pra, u ulën dhe ishin në numër rreth pesë mijë.

alb@John:6:11 @ Pastaj Jezusi mori bukët dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerëzve të ulur; të njëjtën gjë bënë edhe me peshqit, aq sa deshën.

alb@John:6:12 @ Dhe mbasi ata u ngopën, Jezusi u tha dishepujve të vet: ``Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë``.

alb@John:6:13 @ I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa nga ato pesë bukë prej elbi që u tepruan atyre që kishin ngrënë.

alb@John:6:14 @ Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë``

alb@John:6:15 @ Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm.

alb@John:6:16 @ Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.

alb@John:6:17 @ Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.

alb@John:6:18 @ Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.

alb@John:6:19 @ Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.

alb@John:6:20 @ Por ai u tha atyre: ``Jam unë, mos druani!``.

alb@John:6:21 @ Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.

alb@John:6:22 @ Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;

alb@John:6:23 @ ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.

alb@John:6:24 @ Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.

alb@John:6:25 @ Kur e gjetën përtej detit i thanë: ``Mësues, kur erdhe këtu?``

alb@John:6:26 @ Jezusi u përgjigj dhe tha: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur.

alb@John:6:27 @ Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t`jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.``

alb@John:6:28 @ Atëherë e pyetën: ``Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?``.

alb@John:6:29 @ Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.``

alb@John:6:30 @ Atëherë ata i thanë: ``Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç`vepër po kryen?

alb@John:6:31 @ Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: "Ai u dha të hanë bukë nga qielli"``.

alb@John:6:32 @ Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.

alb@John:6:33 @ Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës``.

alb@John:6:34 @ Atëhere ata i thanë: ``Zot, na jep gjithmonë atë bukë``.

alb@John:6:35 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.

alb@John:6:36 @ Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.

alb@John:6:37 @ Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,

alb@John:6:38 @ sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.

alb@John:6:39 @ Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t`i ringjall në ditën e fundit.

alb@John:6:40 @ Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit``.

alb@John:6:41 @ Judenjtë, pra, murmurisnin për të, sepse kishte thënë: ``Unë jam buka që zbriti nga qielli``,

alb@John:6:42 @ dhe thoshnin: ``Vallë, a nuk është ky Jezusi, biri i Jozefit, të cilit ia njohim babanë dhe nënën? Si thotë, pra, ky: "Unë zbrita nga qielli"?``.

alb@John:6:43 @ Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Mos murmurisni midis jush.

alb@John:6:44 @ Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

alb@John:6:45 @ Në profetët është shkruar: "Të gjithë do të jenë të mësuar nga Perëndia". Çdo njeri, pra, që ka dëgjuar dhe mësuar nga Ati, vjen tek unë.

alb@John:6:46 @ Jo s`e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.

alb@John:6:47 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush beson në mua ka jetë të përjetshme.

alb@John:6:48 @ Unë jam buka e jetës.

alb@John:6:49 @ Etërit tuaj hëngrën manën në shkretirë dhe vdiqën.

alb@John:6:50 @ Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë.

alb@John:6:51 @ Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës``.

alb@John:6:52 @ Atëherë Judenjtë filluan të diskutojnë njeri me tjetrin duke thënë: ``Si mundet ky të na japë të hamë mishin e tij?``.

alb@John:6:53 @ Prandaj Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj.

alb@John:6:54 @ Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

alb@John:6:55 @ Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije.

alb@John:6:56 @ Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të.

alb@John:6:57 @ Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim.

alb@John:6:58 @ Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë``.

alb@John:6:59 @ Këto gjëra tha Jezusi në sinagogë, duke mësuar në Kapernaum.

alb@John:6:60 @ Kur i dëgjuan këto, shumë nga dishepujt e tij thanë: ``Kjo e folur është e rëndë, kush mund ta kuptojë?``.

alb@John:6:61 @ Por Jezusi, duke e ditur në vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin për këtë, u tha atyre: ``Kjo ju skandalizon?

alb@John:6:62 @ Ç`do të ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë?

alb@John:6:63 @ Éshtë Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.

alb@John:6:64 @ Por janë disa midis jush që nuk besojnë``; në fakt Jezusi e dinte që në fillim kush ishin ata që nuk besonin, dhe kush ishte ai që do ta tradhtonte;

alb@John:6:65 @ dhe thoshte: ``Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im``.

alb@John:6:66 @ Që nga ai moment shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të.

alb@John:6:67 @ Atëherë Jezusi u tha të dymbëdhjetëve: ``A doni edhe ju të largoheni?``.

alb@John:6:68 @ Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: ``Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.

alb@John:6:69 @ Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë``.

alb@John:6:70 @ Jezusi u përgjigj atyre: ``A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall``.

alb@John:6:71 @ Por ai fliste për Judë Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte për ta tradhtuar, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:5] [John:6] [John:7] [Discuss] Tag 6 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: