John 7




alb@John:7:1 @ Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.

alb@John:7:2 @ Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.

alb@John:7:3 @ Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ``Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t`i shohin veprat që ti bën.

alb@John:7:4 @ Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!``.

alb@John:7:5 @ Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.

alb@John:7:6 @ Atëherë Jezusi u tha aytre: ``Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.

alb@John:7:7 @ Bota nuk mund t`ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.

alb@John:7:8 @ Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar``.

alb@John:7:9 @ Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.

alb@John:7:10 @ Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.

alb@John:7:11 @ Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ``Ku është ai?``.

alb@John:7:12 @ Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ``Ai është i mirë!``. Të tjerë thoshnin: ``Jo, madje ai e mashtron popullin``.

alb@John:7:13 @ Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.

alb@John:7:14 @ Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.

alb@John:7:15 @ Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ``Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?``.

alb@John:7:16 @ Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar

alb@John:7:17 @ Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.

alb@John:7:18 @ Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.

alb@John:7:19 @ A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?``.

alb@John:7:20 @ Turma u përgjigj dhe tha: ``Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?``.

alb@John:7:21 @ Jezusi u përgjigj dhe u tha: ``Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.

alb@John:7:22 @ Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.

alb@John:7:23 @ Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?

alb@John:7:24 @ Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!``

alb@John:7:25 @ Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: ``A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?

alb@John:7:26 @ E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?

alb@John:7:27 @ Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është``.

alb@John:7:28 @ Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: ``Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s`kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.

alb@John:7:29 @ Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi``.

alb@John:7:30 @ Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s`kishte ardhur akoma.

alb@John:7:31 @ Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: ``Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?``.

alb@John:7:32 @ Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.

alb@John:7:33 @ Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.

alb@John:7:34 @ Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini``.

alb@John:7:35 @ Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: ``Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?

alb@John:7:36 @ Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?``.

alb@John:7:37 @ Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ``Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.

alb@John:7:38 @ Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë``.

alb@John:7:39 @ Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.

alb@John:7:40 @ Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ``Ky është me të vërtetë Profeti!``.

alb@John:7:41 @ Të tjerë thoshnin: ``Ky është Krishti``. Kurse të tjerë thoshnin: ``Vallë nga Galilea vjen Krishti?

alb@John:7:42 @ A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?``.

alb@John:7:43 @ Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.

alb@John:7:44 @ Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.

alb@John:7:45 @ Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ``Pse nuk e sollët?``.

alb@John:7:46 @ Rojet u përgjigjen: ``Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri``.

alb@John:7:47 @ Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ``Mos u gënjyet edhe ju?

alb@John:7:48 @ Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?

alb@John:7:49 @ Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar``.

alb@John:7:50 @ Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:

alb@John:7:51 @ ``Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç`ka bërë ai?``.

alb@John:7:52 @ Ata u përgjigjën dhe i thanë: ``Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s`ka dalë kurrë profet``.

alb@John:7:53 @ Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:6] [John:7] [John:8] [Discuss] Tag 7 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: