John 8




alb@John:8:1 @ Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.

alb@John:8:2 @ Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.

alb@John:8:3 @ Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,

alb@John:8:4 @ i thanë Jezusit: ``Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.

alb@John:8:5 @ Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç`thua?``.

alb@John:8:6 @ Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.

alb@John:8:7 @ Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ``Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!``.

alb@John:8:8 @ Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.

alb@John:8:9 @ Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.

alb@John:8:10 @ Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: ``O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?``.

alb@John:8:11 @ Dhe ajo u përgjigj: ``Askush, Zot``. Atëherë Jezusi i tha: ``As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më``.

alb@John:8:12 @ Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ``Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës``.

alb@John:8:13 @ Atëherë farisenjtë i thanë: ``Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë``.

alb@John:8:14 @ Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ``Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.

alb@John:8:15 @ Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.

alb@John:8:16 @ Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.

alb@John:8:17 @ Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.

alb@John:8:18 @ Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua``

alb@John:8:19 @ Atëherë i thanë: ``Ku është Ati yt?``. Jezusi u përgjigj: ``Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim``.

alb@John:8:20 @ Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.

alb@John:8:21 @ Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: ``Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini``.

alb@John:8:22 @ Prandaj Judenjtë thoshnin: ``Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?``.

alb@John:8:23 @ Dhe ai u tha atyre: ``Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.

alb@John:8:24 @ Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja``.

alb@John:8:25 @ Atëherë ata i thanë: ``Kush je ti?``. Dhe Jezusi u tha atyre: ``Pikërisht atë që ju thashë.

alb@John:8:26 @ Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës``.

alb@John:8:27 @ Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.

alb@John:8:28 @ Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.

alb@John:8:29 @ Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s`më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë``.

alb@John:8:30 @ Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.

alb@John:8:31 @ Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: ``Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;

alb@John:8:32 @ do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t`ju bëjë të lirë``.

alb@John:8:33 @ Ata iu përgjigjën: ``Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s`kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?``.

alb@John:8:34 @ Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.

alb@John:8:35 @ Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.

alb@John:8:36 @ Pra, nëse Biri do t`ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë``.

alb@John:8:37 @ ``Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.

alb@John:8:38 @ Unë flas për ç`kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj``.

alb@John:8:39 @ Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ``Ati ynë është Abrahami``. Jezusi u tha atyre: ``Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;

alb@John:8:40 @ por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.

alb@John:8:41 @ Ju bëni veprat e atit tuaj``. Prandaj ata i thanë: ``Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë``.

alb@John:8:42 @ Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.

alb@John:8:43 @ Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.

alb@John:8:44 @ Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.

alb@John:8:45 @ Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni.

alb@John:8:46 @ Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?

alb@John:8:47 @ Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë``.

alb@John:8:48 @ Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ``A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?``.

alb@John:8:49 @ Jezusi u përgjigj: ``Unë s`kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.

alb@John:8:50 @ Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.

alb@John:8:51 @ Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë``.

alb@John:8:52 @ Pra Judenjtë i thanë: ``Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".

alb@John:8:53 @ Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?``.

alb@John:8:54 @ Jezusi u përgjigj: ``Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s`është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.

alb@John:8:55 @ Por ju ende s`e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.

alb@John:8:56 @ Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua``.

alb@John:8:57 @ Judenjtë, pra, i thanë: ``Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?``.

alb@John:8:58 @ Jezusi u tha atyre: ``Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam``.

alb@John:8:59 @ Atëherë ata morën gurë, që t`i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.


Seeker Overlay: Off On

[BookofJohn] [John:7] [John:8] [John:9] [Discuss] Tag 8 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: