Leviticus 24




alb@Leviticus:24:1 @ Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:24:2 @ "Urdhëro bijtë e Izraelit të të sjellin vaj të pastër ullinjsh të shtypur për dritën e shandanit, për t`i mbajtur llambat vazhdimisht të ndezura.

alb@Leviticus:24:3 @ Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që është përpara dëshmisë, Aaroni do të kujdeset për vazhdimësinë nga mbrëmja deri në mëngjes para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj.

alb@Leviticus:24:4 @ Ai do të kujdeset për llambat e shandanit prej floriri të pastër që janë para Zotit, për vazhdimësinë.

alb@Leviticus:24:5 @ Do të marrësh majë mielli dhe me të do të pjekësh dymbëdhjetë kulaç; çdo kulaç do të jetë dy të dhjetat e efës.

alb@Leviticus:24:6 @ Do t`i vendosësh në dy radhë, gjashtë në çdo radhë, mbi tryezën prej ari të pastër, përpara Zotit.

alb@Leviticus:24:7 @ Dhe në çdo radhë do të vësh temjan të pastër, i cili ka për të qenë një kujtim mbi bukën, si një flijim i bërë me zjarr për Zotin.

alb@Leviticus:24:8 @ Çdo të shtunë ai do t`i vendosë bukët përpara Zotit, në vazhdimësi; ato do të merren nga bijtë e Izraelit; kjo është një besëlidhje e përjetshme.

alb@Leviticus:24:9 @ Bukët i përkasin Aaronit dhe bijve të tij, dhe këta do t`i hanë në një vend të shenjtë, sepse do të jenë një gjë shumë e shenjtë për atë midis flijimeve të bëra me zjarr para Zotit. Éshtë një ligj i përjetshëm".

alb@Leviticus:24:10 @ Ndërkaq biri i një gruaje izraelite dhe i një egjiptasi doli në mes të bijve të Izraelit; dhe ndërmjet djalit të gruas izraelite dhe një izraeliti plasi një grindje.

alb@Leviticus:24:11 @ Biri i izraelites blasfemoi emrin e Zotit dhe e mallkoi atë; kështu e çuan te Moisiu. (Nëna e tij quhej Shelomith, ishte e bija e Dibrit, nga fisi i Danve).

alb@Leviticus:24:12 @ E futën në burg, deri sa t`u tregohej vullneti i Zotit.

alb@Leviticus:24:13 @ Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

alb@Leviticus:24:14 @ "Çoje atë blasfemues jashtë kampit; të gjithë ata që e kanë dëgjuar të vënë duart e tyre mbi kokën e tij dhe gjithë asambleja ta vrasë me gurë.

alb@Leviticus:24:15 @ Pastaj folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: "Kushdo që mallkon Perëndinë e tij, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.

alb@Leviticus:24:16 @ Dhe kushdo që e shan emrin e Zotit do të dënohet me vdekje; tërë asambleja do ta vrasë me gurë. I huaj apo i lindur në vend, ai që blasfemon emrin e Zotit do të dënohet me vdekje.

alb@Leviticus:24:17 @ Kush ia heq jetën një njeriu, do të vritet.

alb@Leviticus:24:18 @ Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë: jetë për jetë.

alb@Leviticus:24:19 @ Kur dikush i shkakton një dëmtim fqinjit të tij, ai do të pësojë po atë që i ka bërë tjetrit;

alb@Leviticus:24:20 @ thyerje për thyerje, sy për sy, dhëmb për dhëmb; ai do të pësojë po atë gjymtim që u ka shkaktuar të tjerëve

alb@Leviticus:24:21 @ Kush rreh për vdekje një kafshë, do ta paguajë; por ai që ia heq jetën një njeriu do të vritet.

alb@Leviticus:24:22 @ Do të keni të njëjtin ligj për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend; sepse unë jam Zoti, Perëndia juaj".

alb@Leviticus:24:23 @ Pastaj Moisiu u foli bijve të Izraelit, të cilët e çuan jashtë kampit atë blasfemues dhe e vranë me gurë. Kështu bijtë e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLeviticus] [Leviticus:23] [Leviticus:24] [Leviticus:25] [Discuss] Tag 24 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: