Luke 11




alb@Luke:11:1 @ Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: ``Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet``.

alb@Luke:11:2 @ Dhe ai u tha: ``Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.

alb@Luke:11:3 @ Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.

alb@Luke:11:4 @ Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu"``.

alb@Luke:11:5 @ Pastaj u tha atyre: ``A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: "Mik, më jep hua tri bukë,

alb@Luke:11:6 @ sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s`kam çfarë t`i vë përpara";

alb@Luke:11:7 @ dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: "Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t`i jap"?

alb@Luke:11:8 @ Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t`ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t`i japë të gjitha bukët që i nevojiten.

alb@Luke:11:9 @ Prandaj po ju them: Lypni dhe do t`ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t`ju hapet.

alb@Luke:11:10 @ Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t`i hapet atij që troket.

alb@Luke:11:11 @ Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t`i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t`i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër?

alb@Luke:11:12 @ Ose, po t`i kërkojë një vezë, i jep një akrep?

alb@Luke:11:13 @ Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t`u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t`u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë``.

alb@Luke:11:14 @ Dhe Jezusi po dëbonte një demon që ishte memec; dhe ndodhi që, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.

alb@Luke:11:15 @ Por disa nga ata thanë: ``Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve``.

alb@Luke:11:16 @ Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.

alb@Luke:11:17 @ Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: ``Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.

alb@Luke:11:18 @ Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.

alb@Luke:11:19 @ Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

alb@Luke:11:20 @ Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.

alb@Luke:11:21 @ Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.

alb@Luke:11:22 @ Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.

alb@Luke:11:23 @ Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.

alb@Luke:11:24 @ Kur fryma e ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time nga dola".

alb@Luke:11:25 @ Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar,

alb@Luke:11:26 @ atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para``.

alb@Luke:11:27 @ Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: ``Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën``.

alb@Luke:11:28 @ Por ai u tha: ``Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë``.

alb@Luke:11:29 @ Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: ``Ky brez është i lig; ai kërkon nje shenjë, por asnjë shenjë nuk do t`i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.

alb@Luke:11:30 @ Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.

alb@Luke:11:31 @ Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t`i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.

alb@Luke:11:32 @ Ninivasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona``.

alb@Luke:11:33 @ Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babunë, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.

alb@Luke:11:34 @ Llamba e trupit është syri; në se syri yt është i shëndoshë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar; por në se syri yt është i sëmurë, edhe gjithë trupi yt do të jetë plot me errësirë.

alb@Luke:11:35 @ Prandaj trego kujdes që drita që është në ty të mos jetë terr.

alb@Luke:11:36 @ Në se gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, gjithçka do të jetë e ndriçuar, sikurse ndodh kur llamba të ndriçon me shkëlqimin e saj``.

alb@Luke:11:37 @ Por ndërsa Jezusi po fliste, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos në tryezë.

alb@Luke:11:38 @ Fariseu e vuri re këtë dhe u mrekullua që Jezusit nuk lau para buke.

alb@Luke:11:39 @ Dhe Zoti i tha: ``Tani ju farisenjtë pastroni të jashtmen e kupës dhe të pjatës, ndërsa brendinë tuaj e keni plot me grabitje dhe ligësi.

alb@Luke:11:40 @ Të pamend! Ai që bëri anën e jashtme, vallë nuk bëri edhe të brendshmen?

alb@Luke:11:41 @ Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.

alb@Luke:11:42 @ Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t`i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat.

alb@Luke:11:43 @ Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe.

alb@Luke:11:44 @ Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse jeni si varret që nuk shihen dhe njërëzit ecin sipër tyre, pa e ditur``.

alb@Luke:11:45 @ Atëherë, duke u përgjigjur, një nga mësuesit e ligjit, i tha: ``Mësues, duke folur kështu, ti po na fyen edhe ne``.

alb@Luke:11:46 @ Dhe ai thoshte: ``Mjerë edhe ju, o mësues të ligjit! Sepse i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi baren, dhe ju nuk i prekni ato barrë as edhe me një gisht.

alb@Luke:11:47 @ Mjerë ju! Sepse ju ndërtuat varret e profetëve dhe etërit tuaj i patën vrarë ata.

alb@Luke:11:48 @ Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre.

alb@Luke:11:49 @ Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: "Unë do t`u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t`i përndjekin",

alb@Luke:11:50 @ me qëllim që këtij brezi t`i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:

alb@Luke:11:51 @ nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t`i kërkohet llogari.

alb@Luke:11:52 @ Mjerë ju, o mësues të ligjit! Sepse ju e morët çelësin e dijes; ju vetë nuk hytë dhe penguat hyrjen e atyre që po hynin``.

alb@Luke:11:53 @ Po ndërsa ai u fliste atyre këto gjëra, skribët dhe farisenjtë filluan të zemërohen shumë kundër tij dhe ta sulmojnë atë me shumë pyetje,

alb@Luke:11:54 @ për t`i ngritur kurthe, për ta zënë në gabim e për të mundur ta akuzojnë për ndonjë fjalë të tij.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:10] [Luke:11] [Luke:12] [Discuss] Tag 11 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: