Luke 14




alb@Luke:14:1 @ Dhe ndodhi që një ditë të shtunë, kur ai hyri në shtëpinë e një kryetari të farisenjve për të ngrënë bukë, ata po e përgjonin;

alb@Luke:14:2 @ dhe ja, para tij ishte një njeri hidropik.

alb@Luke:14:3 @ Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur mësuesve të ligjit dhe farisenjve, tha: ``A është e lejueshme të shërosh ditën e shtunë?``.

alb@Luke:14:4 @ Por ata heshtën. Atëherë ai e mori për dore atë, e shëroi dhe e nisi të shkojë.

alb@Luke:14:5 @ Pastaj, duke iu përgjigjur atyre, tha: ``Cili nga ju, po t`i bjerë gomari i vet ose kau në një pus, nuk e nxjerr menjëherë jashtë ditën e shtunë?``.

alb@Luke:14:6 @ Por ata nuk mund të përgjigjeshin asgje për këto gjëra.

alb@Luke:14:7 @ Dhe, duke vënë re se ata zgjidhnin vendet e para në tryezë, Jezusi u thoshte atyre këtë shëmbëlltyrë duke thënë:

alb@Luke:14:8 @ ``Kur je ftuar në dasmë, mos u ul në krye të vendit, sepse ai njeri mund të ketë ftuar një tjetër që është më i rëndësishëm se ti,

alb@Luke:14:9 @ dhe ai që të ftoi ty dhe atë të të mos vijë e të thotë: "Lëshoja vendin këtij". Dhe atëherë ti, plot turp, do të shkosh të zësh vendin e fundit.

alb@Luke:14:10 @ Por, kur je ftuar, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të thotë: "O mik, ngjitu më lart". Atëherë do të jesh i nderuar përpara atyre që janë në tryezë bashkë me ty.

alb@Luke:14:11 @ Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet``.

alb@Luke:14:12 @ Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: ``Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin.

alb@Luke:14:13 @ Por, kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit;

alb@Luke:14:14 @ dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve``.

alb@Luke:14:15 @ Dhe një nga të ftuarit, si i dëgjoi këto gjëra, i tha: ``Lum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë``.

alb@Luke:14:16 @ Atëherë Jezusi i tha: ``Një njeri përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta;

alb@Luke:14:17 @ dhe, në kohë të darkës, dërgoi shërbëtorin e vet t`u thotë të ftuarve: "Ejani, sepse gjithçka tashmë është gati"

alb@Luke:14:18 @ Por të gjithë, pa përjashtim, filluan të kërkojnë ndjesë. I pari i tha: "Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem, të më falësh".

alb@Luke:14:19 @ Dhe një tjetër tha: "Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t`i provoj; të lutem, të më falësh".

alb@Luke:14:20 @ Dhe një tjetër akoma tha: "Mora grua e prandaj nuk mund të vij".

alb@Luke:14:21 @ Kështu shërbëtori u kthye dhe ia dëftoi të gjitha zotit të vet. Atëherë i zoti i shtëpisë, plot zemërim, i tha shërbëtorit të vet: "Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër".

alb@Luke:14:22 @ Pastaj shërbëtori i tha: "Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më".

alb@Luke:14:23 @ Atëherë zoti i tha shërbëtorit: "Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime.

alb@Luke:14:24 @ Sepse unë po ju them se asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time"``.

alb@Luke:14:25 @ Dhe turma të mëdha shkonin me të. Ai u kthye nga ata dhe tha:

alb@Luke:14:26 @ ``Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im.

alb@Luke:14:27 @ Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im.

alb@Luke:14:28 @ Kush nga ju, pra, kur do të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta mbaruar?

alb@Luke:14:29 @ Që atëherë, kur t`i ketë hedhur themelet e të mos mundë ta përfundojë, të gjithë ata që e shohin, të mos fillojnë e të tallen,

alb@Luke:14:30 @ duke thënë: "Ky njeri filloi të ndërtojë e nuk mundi ta përfundojë".

alb@Luke:14:31 @ Ose cili mbret, kur niset të luftojë kundër një mbreti tjetër, nuk ulet më parë të gjykojë në se mund ta përballojë me dhjetë mijë atë që po i vjen kundër me njëzet mijë?

alb@Luke:14:32 @ Në mos, ndërsa ai është ende larg, i dërgon një delegacion për të biseduar për paqe.

alb@Luke:14:33 @ Kështu, pra, secili nga ju që nuk heq dorë nga të gjitha ato që ka, nuk mund të jetë dishepulli im.

alb@Luke:14:34 @ Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhët e amësht, me se do të mund t`i kthehet shija?

alb@Luke:14:35 @ Ajo nuk vlen as për tokë, as për pleh, por hidhet tutje. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:13] [Luke:14] [Luke:15] [Discuss] Tag 14 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: