Luke 16




alb@Luke:16:1 @ Tani ai u foli akoma dishepujve të vet: ``Ishte një njeri i pasur që kishte një administrator; këtë e paditën se po ia shkapërderdhte pasurinë e tij.

alb@Luke:16:2 @ Atëherë ai e thirri dhe i tha: "Ç`është kjo që po dëgjoj për ty? Më jep llogari për ato që ke administruar, sepse ti nuk mund të jesh më administratori im".

alb@Luke:16:3 @ Dhe administratori tha me vete: "Ç`do të bëj unë tani, që zotëria im po ma heq administrimin? Të gërmoj, s`e bëj dot, dhe të lyp, më vjen turp.

alb@Luke:16:4 @ E di ç`do të bëj që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e tyre kur të hiqem nga administrimi".

alb@Luke:16:5 @ I thirri atëherë një nga një ata që i detyroheshin zotërisë së tij dhe i tha të parit: "Sa i detyrohesh zotërisë tim?".

alb@Luke:16:6 @ Ai u përgjigj: "Njëqind bato vaj". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë".

alb@Luke:16:7 @ Pastaj i tha një tjetri: "Po ti sa i detyrohesh?". Ai u përgjigj: "Njëqind kora grurë". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë".

alb@Luke:16:8 @ Zotëria e lavdëroi administratorin e pandershëm, se kishte vepruar me mençuri, sepse bijtë e kësaj bote, në brezin e tyre, janë më të mençur se bijtë e dritës.

alb@Luke:16:9 @ Unë, pra, po ju them: Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t`ju mungojnë, t`ju pranojnë në banesat e përjetshme.

alb@Luke:16:10 @ Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë.

alb@Luke:16:11 @ Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta, kush do t`ju besojë pasuritë e vërteta?

alb@Luke:16:12 @ Dhe, në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasurinë e tjetrit, kush do t`ju japë tuajën?

alb@Luke:16:13 @ Asnjë shërbëtor nuk mund t`u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do ta urrejë njerin e tjetrin do ta dojë, ose do të lidhet me njerin dhe tjetrin do ta përbuzë; ju nuk mund t`i shërbeni Perëndisë dhe mamonit``.

alb@Luke:16:14 @ Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin.

alb@Luke:16:15 @ Dhe ai u tha atyre: ``Ju jeni ata që e justifikoni veten përpara njerëzve, por Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që vlerësohet shumë ndër njerëzit është gjë e neveritshme para Perëndisë.

alb@Luke:16:16 @ Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.

alb@Luke:16:17 @ Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji.

alb@Luke:16:18 @ Ai që lëshon gruan e vet dhe merr një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me një grua të lëshuar nga i burri, shkel kurorën``.

alb@Luke:16:19 @ Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm.

alb@Luke:16:20 @ Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara,

alb@Luke:16:21 @ dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët

alb@Luke:16:22 @ Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.

alb@Luke:16:23 @ Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij.

alb@Luke:16:24 @ Atëherë ai bërtiti dhe tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.

alb@Luke:16:25 @ Por Abrahami thoshte: "O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.

alb@Luke:16:26 @ Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne".

alb@Luke:16:27 @ Por ai i tha: "Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,

alb@Luke:16:28 @ sepse unë kam pesë vëllezër e le t`i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh".

alb@Luke:16:29 @ Abrahami u përgjigj: "Kanë Moisiun dhe profetët, le t`i dëgjojnë ata".

alb@Luke:16:30 @ Ai tha: "Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen".

alb@Luke:16:31 @ Atëherë ai i tha: "Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish"``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:15] [Luke:16] [Luke:17] [Discuss] Tag 16 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: