Luke 17




alb@Luke:17:1 @ Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ``Éshtë e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë!

alb@Luke:17:2 @ Për të do të ishte më mirë t`i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël.

alb@Luke:17:3 @ Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale.

alb@Luke:17:4 @ Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: "Pendohem", fale``.

alb@Luke:17:5 @ Atëherë apostujt i thanë Zotit: ``Na e shto besimin``.

alb@Luke:17:6 @ Dhe Zoti tha: ``Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t`i thonit këtij mani: "Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det", dhe ai do t`ju bindej.

alb@Luke:17:7 @ Tani cili nga ju, po të ketë një shërbëtor që i lëron tokën ose i kullot kopenë, do t`i thotë kur ai kthehet nga fusha në shtëpi: "Eja menjëherë në tryezë"?

alb@Luke:17:8 @ A nuk do t`i thotë përkundrazi: "Ma bëj gati darkën, përvishu e më shërbe që unë të ha e të pi e pastaj të hash dhe të pish edhe ti"?

alb@Luke:17:9 @ Do ta falënderojë ndoshta atë shërbëtor sepse i zbatoi ato që i ishin urdhëruar? Mendoj se jo.

alb@Luke:17:10 @ Kështu edhe ju, kur të keni bërë të gjitha ato që ju urdhërohen, thoni: "Jemi shërbëtorë të padobishëm. Bëmë atë që kishim detyrë të bënim"``.

alb@Luke:17:11 @ Dhe ndodhi që duke udhëtuar për në Jeruzalem, ai kaloi nëpër Samari dhe Galile.

alb@Luke:17:12 @ Dhe, kur po hynte në një fshat, i dolën para dhjetë lebrozë, të cilët ndaluan larg,

alb@Luke:17:13 @ dhe duke ngritur zërin, thanë: ``Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne``.

alb@Luke:17:14 @ Dhe ai, si i pa, u tha atyre: ``Shkoni e paraqituni te priftërinjtë``. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan.

alb@Luke:17:15 @ Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë.

alb@Luke:17:16 @ Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte Samaritan.

alb@Luke:17:17 @ Jezusi atëherë filloi të thotë: ``A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?

alb@Luke:17:18 @ A nuk gjet asnjë që të kthehet për të dhënë lavdi Perëndisë, përveç këtij të huaji?``.

alb@Luke:17:19 @ Dhe i tha atij: ``Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi``.

alb@Luke:17:20 @ Tani kur u pyet nga farisenjtë se kur do të vinte mbretëria e Perëndisë, ai u përgjigj atyre dhe tha: ``Mbretëria e Perëndisë nuk vjen në mënyrë të dukshme;

alb@Luke:17:21 @ dhe as nuk do të mund të thuhet: "Ja, këtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretëria e Perëndisë është përbrenda jush``.

alb@Luke:17:22 @ Pastaj u tha dishepujve të vet: ``Do të vijnë ditë kur ju do të dëshironi të shihni një nga ditët e Birit të njeriut, por nuk do ta shihni.

alb@Luke:17:23 @ Dhe do t`ju thonë: "Ja, është këtu" ose: "Ja, është atje", por ju mos shkoni dhe mos i ndiqni

alb@Luke:17:24 @ Sepse ashtu si rrufeja, që vetëtin nga njëri skaj i qiellit te tjetri e ndriçon, kështu do të jetë edhe Biri i njeriut në ditën e tij.

alb@Luke:17:25 @ Por më parë i duhet të vuajë shumë dhe të hidhet poshtë nga ky brez.

alb@Luke:17:26 @ Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noes, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut.

alb@Luke:17:27 @ Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.

alb@Luke:17:28 @ Po kështu ndodhi në kohën e Lotit: njerëzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin;

alb@Luke:17:29 @ por ditën kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku të gjithë.

alb@Luke:17:30 @ Kështu do të jetë edhe atë ditë kur Biri i njeriut do të shfaqet.

alb@Luke:17:31 @ Në atë ditë, ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë të mos zbresë në shtëpi për të marrë gjërat e tij; e po kështu ai që ndodhet në ara, të mos kthehet prapa.

alb@Luke:17:32 @ Kujtoni gruan e Lotit.

alb@Luke:17:33 @ Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.

alb@Luke:17:34 @ Unë po ju them: atë natë dy veta do të jenë në një shtrat; njëri do të merret dhe tjetri do të lihet.

alb@Luke:17:35 @ Dy gra do të bluajnë bashkë; njëra do të merret e tjetra do të lihet.

alb@Luke:17:36 @ Dy burra do të jenë në ara: njëri do të merret e tjetri do të lihet``.

alb@Luke:17:37 @ Atëherë dishepujt u përgjigjën dhe thanë: ``Ku, o Zot?`` Dhe ai u tha atyre: ``Ku të jetë trupi, atje do të mblidhen shqiponjat``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:16] [Luke:17] [Luke:18] [Discuss] Tag 17 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: