Luke 18




alb@Luke:18:1 @ Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,

alb@Luke:18:2 @ duke thënë: ``Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.

alb@Luke:18:3 @ Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: "Ma jep të drejtën para kundërshtarit tim".

alb@Luke:18:4 @ Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: "Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s`kam respekt për asnjeri,

alb@Luke:18:5 @ duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t`ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë"``.

alb@Luke:18:6 @ Dhe Zoti tha: ``Dëgjoni ç`thotë gjykatësi i padrejtë.

alb@Luke:18:7 @ Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?

alb@Luke:18:8 @ Po, unë ju them se ai do t`ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?``.

alb@Luke:18:9 @ Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.

alb@Luke:18:10 @ ``Dy njerëz u ngjitën në tempull për t`u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës

alb@Luke:18:11 @ Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.

alb@Luke:18:12 @ Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam".

alb@Luke:18:13 @ Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t`i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: "O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit".

alb@Luke:18:14 @ Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet``.

alb@Luke:18:15 @ I prunë edhe disa fëmijë të vegjël që t`i prekte; por dishepujt, kur panë këtë, i qortuan.

alb@Luke:18:16 @ Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: ``I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.

alb@Luke:18:17 @ Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje``.

alb@Luke:18:18 @ Një nga krerët e pyeti duke thënë: ``Mësues i mirë, ç`duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?``.

alb@Luke:18:19 @ Dhe Jezusi i tha: ``Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.

alb@Luke:18:20 @ Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde"``.

alb@Luke:18:21 @ Dhe ai tha: ``Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia``.

alb@Luke:18:22 @ Si e dëgjoi, Jezusi i tha: ``Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq``.

alb@Luke:18:23 @ Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.

alb@Luke:18:24 @ Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: ``Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!

alb@Luke:18:25 @ Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë``.

alb@Luke:18:26 @ Dhe ata që e dëgjonin thanë: ``Po kush, pra, mund të shpëtohet?``.

alb@Luke:18:27 @ Por ai tha: ``Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë``.

alb@Luke:18:28 @ Pastaj Pjetri tha: ``Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur``.

alb@Luke:18:29 @ Dhe ai u tha atyre: ``Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë,

alb@Luke:18:30 @ që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme``.

alb@Luke:18:31 @ Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ``Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen.

alb@Luke:18:32 @ Ai, pra, do t`u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.

alb@Luke:18:33 @ Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë``.

alb@Luke:18:34 @ Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.

alb@Luke:18:35 @ Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;

alb@Luke:18:36 @ dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;

alb@Luke:18:37 @ iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.

alb@Luke:18:38 @ Atëherë ai bërtiti duke thënë: ``O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua``.

alb@Luke:18:39 @ Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: ``O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua``.

alb@Luke:18:40 @ Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdheroi t`ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti

alb@Luke:18:41 @ duke thëne: ``Çfarë dëshiron të bëj për ty?``. Dhe ai tha: ``Zot, të rimarr dritën e syve``.

alb@Luke:18:42 @ Dhe Jezusi i tha: ``Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi``.

alb@Luke:18:43 @ Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:17] [Luke:18] [Luke:19] [Discuss] Tag 18 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: