Luke 22




alb@Luke:22:1 @ Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë.

alb@Luke:22:2 @ Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.

alb@Luke:22:3 @ Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.

alb@Luke:22:4 @ Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.

alb@Luke:22:5 @ Ata u gëzuan dhe i premtuan t`i japin para.

alb@Luke:22:6 @ Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t`ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.

alb@Luke:22:7 @ Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.

alb@Luke:22:8 @ Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: ``Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë``.

alb@Luke:22:9 @ Dhe ata e thanë: ``Ku dëshiron ta përgatisim?``.

alb@Luke:22:10 @ Atëherë ai tha atyre: ``Ja, kur të hyni në qytet, do t`ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.

alb@Luke:22:11 @ I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?".

alb@Luke:22:12 @ Atëherë ai do t`ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet``.

alb@Luke:22:13 @ Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.

alb@Luke:22:14 @ Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt.

alb@Luke:22:15 @ Atëherë ai u tha atyre: ``Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,

alb@Luke:22:16 @ sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë``

alb@Luke:22:17 @ Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: ``Merrnie këtë dhe ndanie midis jush,

alb@Luke:22:18 @ sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë``.

alb@Luke:22:19 @ Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ``Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim``.

alb@Luke:22:20 @ Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: ``Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju.

alb@Luke:22:21 @ Por ja, dora e atij që më tradhton është me mua mbi tryezë.

alb@Luke:22:22 @ Sigurisht Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, por mjerë ai njeri me anë të cilit është tradhëtuar!``.

alb@Luke:22:23 @ Atëherë ata filluan ta pyesin njëri-tjetrin se kush nga ata do ta bënte këtë gjë.

alb@Luke:22:24 @ Dhe midis tyre lindi edhe një grindje se cili nga ata duhej të konsiderohej më i madhi.

alb@Luke:22:25 @ Por Jezusi u tha atyre: ``Mbretërit e kombeve i sundojnë ato, dhe ata që ushtrojnë pushtet mbi to quhen bamirës.

alb@Luke:22:26 @ Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që shërben.

alb@Luke:22:27 @ Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben? Vallë, a s`është ai që rri në tryezë? E pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben.

alb@Luke:22:28 @ Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia.

alb@Luke:22:29 @ Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,

alb@Luke:22:30 @ që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

alb@Luke:22:31 @ Edhe Zoti tha: ``Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t`ju shoshë ashtu siç shoshet gruri.

alb@Luke:22:32 @ Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu``.

alb@Luke:22:33 @ Por ai tha: ``Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje``.

alb@Luke:22:34 @ Por Jezusi tha: ``Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh``.

alb@Luke:22:35 @ Pastaj u tha atyre: ``Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?``. Dhe ata thanë: ``Asgjë``.

alb@Luke:22:36 @ U tha, pra, atyre: ``Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.

alb@Luke:22:37 @ Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre``.

alb@Luke:22:38 @ Atëherë ata thanë: ``Zot, ja këtu dy shpata``. Por ai u tha atyre ``Mjaft!``.

alb@Luke:22:39 @ Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.

alb@Luke:22:40 @ Kur arriti në vend, u tha atyre: ``Lutuni që të mos hyni në tundim``.

alb@Luke:22:41 @ Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej,

alb@Luke:22:42 @ duke thënë: ``O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti``.

alb@Luke:22:43 @ Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t`i dhënë forcë.

alb@Luke:22:44 @ Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.

alb@Luke:22:45 @ Si u çua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti që flinin nga trishtimi,

alb@Luke:22:46 @ dhe u tha atyre: ``Pse po flini? Çohuni dhe lutuni që të mos hyni në tundim``.

alb@Luke:22:47 @ Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.

alb@Luke:22:48 @ Dhe Jezusi i tha: ``Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?``.

alb@Luke:22:49 @ Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: ``Zot, a t`u biem me shpatë?``.

alb@Luke:22:50 @ Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.

alb@Luke:22:51 @ Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ``Lëreni, mjaft kështu``. Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.

alb@Luke:22:52 @ Pastaj Jezusi u tha krerëve të priftërinjve, krerëve të rojeve të tempullit dhe pleqve që kishin ardhur kundër tij: ``Keni dalë kundër meje me shpata dhe me shkopinj si kundër një kusari?

alb@Luke:22:53 @ Kur unë çdo ditë isha me ju në tempull, ju nuk vutë dorë kurrë mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës``.

alb@Luke:22:54 @ Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.

alb@Luke:22:55 @ Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.

alb@Luke:22:56 @ Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: ``Edhe ky ishte me të``.

alb@Luke:22:57 @ Por ai e mohoi duke thënë: ``O grua, nuk e njoh``.

alb@Luke:22:58 @ Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: ``Edhe ti je nga ata``. Por Pjetri tha: ``O njeri, nuk jam``.

alb@Luke:22:59 @ Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: ``Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është Galileas``.

alb@Luke:22:60 @ Por Pjetri tha: ``O njeri, s`di ç`po thua``. Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.

alb@Luke:22:61 @ Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: ``Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë``.

alb@Luke:22:62 @ Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.

alb@Luke:22:63 @ Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.

alb@Luke:22:64 @ Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: "Profetizo, kush është ai që të ra?".

alb@Luke:22:65 @ Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.

alb@Luke:22:66 @ Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:

alb@Luke:22:67 @ ``Në se ti je Krishti, na e thuaj``. Por ai u tha atyre: ``Edhe sikur t`jua thoja, nuk do ta besonit.

alb@Luke:22:68 @ Edhe sikur t`ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.

alb@Luke:22:69 @ Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë``.

alb@Luke:22:70 @ Atëherë të gjithë thanë: ``Je ti, pra, Biri i Perëndisë?``. Dhe ai u tha atyre: ``Ju thoni se unë jam``.

alb@Luke:22:71 @ Atëherë ata thanë: ``Ç`nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:21] [Luke:22] [Luke:23] [Discuss] Tag 22 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: