Luke 23




alb@Luke:23:1 @ Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati.

alb@Luke:23:2 @ Dhe filluan ta paditin duke thënë: ``Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t`i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti``.

alb@Luke:23:3 @ Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: ``A je ti mbreti i Judenjve?``. Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: ``Ti po thua``.

alb@Luke:23:4 @ Pilati u tha atëherë krerëve të priftërinjve dhe popullit: ``Unë nuk po gjej asnjë faj te ky njeri``.

alb@Luke:23:5 @ Por ata ngulnin këmbë, duke thënë: ``Ai po ngre popullin në kryengritje duke mësuar në mbarë Judenë, që nga Galilea e deri këtu``.

alb@Luke:23:6 @ Atëherë Pilati, kur dëgjoi se u fol për Galilenë, pyeti në se ai njeri ishte Galileas.

alb@Luke:23:7 @ Dhe kur mori vesh se ai i takonte juridiksionit të Herodit, e dërgoi te Herodi, i cili, ndër ato ditë, ndodhej edhe ai në Jeruzalem.

alb@Luke:23:8 @ Kur Herodi pa Jezusin, u gëzua shumë; prej shumë kohësh ai donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.

alb@Luke:23:9 @ Ai i drejtoi shumë pyetje, por Jezusi nuk u përgjigj fare.

alb@Luke:23:10 @ Ndërkaq krerët e priftërinjve dhe skribët rrinin aty dhe e paditnin me furi.

alb@Luke:23:11 @ Atëherë Herodi, me ushtarët e vet, mbasi e fyu dhe e talli, e veshi me një rrobe të shkëlqyeshme dhe ia riktheu Pilatit.

alb@Luke:23:12 @ Atë ditë Herodi dhe Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa më parë ishin armiq.

alb@Luke:23:13 @ Atëherë Pilati, mblodhi krerët e priftërinjve, kryetarët dhe popullin,

alb@Luke:23:14 @ dhe u tha atyre: ``Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni,

alb@Luke:23:15 @ dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s`ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.

alb@Luke:23:16 @ Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj``.

alb@Luke:23:17 @ Tani me rastin e festës së Pashkës qeveritari duhet të lironte dikë.

alb@Luke:23:18 @ Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: ``Vraje këtë dhe na liro Barabën``

alb@Luke:23:19 @ Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje.

alb@Luke:23:20 @ Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri.

alb@Luke:23:21 @ Por ata bërtitnin duke thënë: ``Kryqëzoje!``.

alb@Luke:23:22 @ Për të tretën herë ai u tha atyre: ``Po ç`të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj``.

alb@Luke:23:23 @ Por ata ngulnin këmbë me britma te mëdha duke kërkuar që ta kryqëzonin; dhe britmat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve u bënë mbisunduese.

alb@Luke:23:24 @ Atëherë Pilat vendosi që të bëhej çka ata kërkonin.

alb@Luke:23:25 @ Dhe ua lëshoi atë që qe burgosur për trazirë dhe vrasje dhe që ata e kishin kërkuar; dhe Jezusin ia dorëzoi vullnetit të tyre.

alb@Luke:23:26 @ Ndërsa po e çonin, kapën njëfarë Simoni nga Kirena, që po kthehej nga fusha, e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit.

alb@Luke:23:27 @ Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.

alb@Luke:23:28 @ Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: ``O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.

alb@Luke:23:29 @ Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thuhet: "Lum gratë shterpe dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!".

alb@Luke:23:30 @ Atëherë do të fillojnë t`u thonë maleve: "Bini përmbi ne!", dhe kodrave: "Na mbuloni!".

alb@Luke:23:31 @ Sepse, në se bëhet kështu me drurin e njomë, ç`do të bëhet me të thatin?".

alb@Luke:23:32 @ Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t`i vrarë.

alb@Luke:23:33 @ Dhe kur arritën në vendin që quhet ``Kafka``, aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.

alb@Luke:23:34 @ Dhe Jezusi tha: ``O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç`bëjnë``. Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.

alb@Luke:23:35 @ Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: ``Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë``.

alb@Luke:23:36 @ Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,

alb@Luke:23:37 @ dhe duke thënë: ``Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten``.

alb@Luke:23:38 @ Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE".

alb@Luke:23:39 @ Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ``Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve``.

alb@Luke:23:40 @ Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: ``A s`ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?

alb@Luke:23:41 @ Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe``.

alb@Luke:23:42 @ Pastaj i tha Jezusit: ``Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde``.

alb@Luke:23:43 @ Atëherë Jezusi i tha: ``Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë``.

alb@Luke:23:44 @ Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.

alb@Luke:23:45 @ Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.

alb@Luke:23:46 @ Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ``O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!``. Dhe, si tha këto, dha fryma.

alb@Luke:23:47 @ Atëherë centurioni, kur pa ç`ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: ``Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!``.

alb@Luke:23:48 @ Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç`po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.

alb@Luke:23:49 @ Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galilea qendronin larg, duke parë këto gjëra.

alb@Luke:23:50 @ Tani ishte një burrë me emër Jozef, që ishte anëtar i sinedrit, njeri i drejtë dhe i mirë;

alb@Luke:23:51 @ ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimatea, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë.

alb@Luke:23:52 @ Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit.

alb@Luke:23:53 @ Dhe, pasi e zbriti poshtë nga kryqi, e mbështolli në një çarçaf dhe e vuri në një varr të gërmuar në shkëmb, ku ende nuk ishte varrosur asnjeri.

alb@Luke:23:54 @ Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte.

alb@Luke:23:55 @ Gratë që kishin ardhur me Jezusin nga Galilea duke e ndjekur nga afër, e panë varrin dhe mënyrën se si ishte vënë trupi i Jezusit;

alb@Luke:23:56 @ pastaj ato u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajra; dhe gjatë së shtunës pushuan, sipas urdhërimit.


Seeker Overlay: Off On

[BookofLuke] [Luke:22] [Luke:23] [Luke:24] [Discuss] Tag 23 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: