Mark 14




alb@Mark:14:1 @ Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.

alb@Mark:14:2 @ Por thonin: ``Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli``.

alb@Mark:14:3 @ Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.

alb@Mark:14:4 @ Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: ``Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?

alb@Mark:14:5 @ Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t`u jepeshin të varfërve``. Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.

alb@Mark:14:6 @ Por Jezusi tha: ``Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.

alb@Mark:14:7 @ Sepse të varfërit do t`i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t`u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë.

alb@Mark:14:8 @ Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.

alb@Mark:14:9 @ Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj``.

alb@Mark:14:10 @ Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t`ua dorëzonte Jezusin.

alb@Mark:14:11 @ Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t`i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

alb@Mark:14:12 @ Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: ``Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?``.

alb@Mark:14:13 @ Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: ``Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë.

alb@Mark:14:14 @ Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?".

alb@Mark:14:15 @ Atëherë ai do t`ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne``.

alb@Mark:14:16 @ Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.

alb@Mark:14:17 @ Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët

alb@Mark:14:18 @ Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: ``Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë``.

alb@Mark:14:19 @ Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t`i thoshin njëri pas tjetrit: ``Mos jam unë?``. Dhe një tjetër tha: ``Mos jam unë?``.

alb@Mark:14:20 @ Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ``Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.

alb@Mark:14:21 @ Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!``.

alb@Mark:14:22 @ Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ``Merrni, hani; ky është trupi im``.

alb@Mark:14:23 @ Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj.

alb@Mark:14:24 @ Atëherë u tha: ``Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.

alb@Mark:14:25 @ Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë``.

alb@Mark:14:26 @ Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.

alb@Mark:14:27 @ Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".

alb@Mark:14:28 @ Por, mbasi të ringjallem, unë do t`ju pararend në Galile``.

alb@Mark:14:29 @ Dhe Pjetri i tha: ``Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem``.

alb@Mark:14:30 @ Dhe Jezusi i tha: ``Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë``.

alb@Mark:14:31 @ Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: ``Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë``. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.

alb@Mark:14:32 @ Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: ``Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur``.

alb@Mark:14:33 @ Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi;

alb@Mark:14:34 @ dhe u tha atyre: ``Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar``.

alb@Mark:14:35 @ Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.

alb@Mark:14:36 @ Dhe tha: ``Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!``.

alb@Mark:14:37 @ Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ``Simon, po fle? S`ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?

alb@Mark:14:38 @ Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët``.

alb@Mark:14:39 @ U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.

alb@Mark:14:40 @ Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t`i përgjigjeshin.

alb@Mark:14:41 @ Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: ``Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.

alb@Mark:14:42 @ Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!``.

alb@Mark:14:43 @ Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.

alb@Mark:14:44 @ Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: ``Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt``.

alb@Mark:14:45 @ Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: ``Rabbi, Rabbi!``; dhe e puthi përzemërsisht!

alb@Mark:14:46 @ Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.

alb@Mark:14:47 @ Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.

alb@Mark:14:48 @ Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: ``Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?

alb@Mark:14:49 @ E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!``.

alb@Mark:14:50 @ Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.

alb@Mark:14:51 @ Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellur me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën.

alb@Mark:14:52 @ Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.

alb@Mark:14:53 @ Atëherë ata e çuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhën të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët.

alb@Mark:14:54 @ Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda në pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojat dhe ngrohej afër zjarrit.

alb@Mark:14:55 @ Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin.

alb@Mark:14:56 @ Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin.

alb@Mark:14:57 @ Atëherë disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij duke thënë:

alb@Mark:14:58 @ ``Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: "Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar"``.

alb@Mark:14:59 @ Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.

alb@Mark:14:60 @ Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: ``Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?``.

alb@Mark:14:61 @ Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ``A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?``.

alb@Mark:14:62 @ Dhe Jezusi tha: ``Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit``.

alb@Mark:14:63 @ Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: ``Ç`nevojë kemi më për dëshmitarë?

alb@Mark:14:64 @ Ju e dëgjuat blasfeminë, ç`ju duket?``. Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen.

alb@Mark:14:65 @ Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t`ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t`i thonë: ``Profetizo!``. Dhe rojat e godisnin.

alb@Mark:14:66 @ Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit.

alb@Mark:14:67 @ Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: ``Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas``.

alb@Mark:14:68 @ Por ai e mohoi duke thënë: ``Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua``. Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi.

alb@Mark:14:69 @ Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t`u flasë të pranishmëve: ``Ky është një nga ata``.

alb@Mark:14:70 @ Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: ``Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon``.

alb@Mark:14:71 @ Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: ``Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni``.

alb@Mark:14:72 @ Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: ``Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë``. Dhe, duke e menduar këtë, qau.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:13] [Mark:14] [Mark:15] [Discuss] Tag 14 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: