Mark 3




alb@Mark:3:1 @ Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.

alb@Mark:3:2 @ Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.

alb@Mark:3:3 @ Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ``Çohu në mes të të gjithëve!``.

alb@Mark:3:4 @ Dhe u tha atyre: ``A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?``. Por ata heshtnin.

alb@Mark:3:5 @ Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ``Shtrije dorën tënde!``. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.

alb@Mark:3:6 @ Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.

alb@Mark:3:7 @ Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;

alb@Mark:3:8 @ dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.

alb@Mark:3:9 @ Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.

alb@Mark:3:10 @ Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin

alb@Mark:3:11 @ Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ``Ti je Biri i Perëndisë!``.

alb@Mark:3:12 @ Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.

alb@Mark:3:13 @ Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.

alb@Mark:3:14 @ Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t`i dërgonte të predikojnë,

alb@Mark:3:15 @ dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.

alb@Mark:3:16 @ Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;

alb@Mark:3:17 @ Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";

alb@Mark:3:18 @ Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,

alb@Mark:3:19 @ dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.

alb@Mark:3:20 @ Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s`mund të hanin.

alb@Mark:3:21 @ Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ``Nuk është në vete``.

alb@Mark:3:22 @ Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ``Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve``.

alb@Mark:3:23 @ Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ``Si mund Satanai të dëbojë Satananë?

alb@Mark:3:24 @ Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.

alb@Mark:3:25 @ Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.

alb@Mark:3:26 @ Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!

alb@Mark:3:27 @ Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t`ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t`ia plaçkitë shtëpinë.

alb@Mark:3:28 @ Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t`u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;

alb@Mark:3:29 @ po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm``.

alb@Mark:3:30 @ Sepse ata thoshnin: ``Ai ka një frymë të ndyrë!``.

alb@Mark:3:31 @ Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.

alb@Mark:3:32 @ Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: ``Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë``.

alb@Mark:3:33 @ Por ai u përgjigj atyre duke thënë: ``Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?``.

alb@Mark:3:34 @ Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: ``Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!

alb@Mark:3:35 @ Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:2] [Mark:3] [Mark:4] [Discuss] Tag 3 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: