Mark 5




alb@Mark:5:1 @ Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.

alb@Mark:5:2 @ Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,

alb@Mark:5:3 @ i cili banonte në varreza dhe kurrkush s`kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.

alb@Mark:5:4 @ Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.

alb@Mark:5:5 @ Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.

alb@Mark:5:6 @ Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,

alb@Mark:5:7 @ dhe me një britmë të madhe tha: ``Ç`ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;``.

alb@Mark:5:8 @ Sepse ai i kishte thënë: ``Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!``.

alb@Mark:5:9 @ Atëhere Jezusi e pyeti: ``Cili është emri yt?``. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ``Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë``.

alb@Mark:5:10 @ Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.

alb@Mark:5:11 @ Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.

alb@Mark:5:12 @ Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: ``Na dërgo në derrat, që të hymë në ta``

alb@Mark:5:13 @ Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.

alb@Mark:5:14 @ Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.

alb@Mark:5:15 @ Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.

alb@Mark:5:16 @ Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.

alb@Mark:5:17 @ Atëhere ata filluan t`i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.

alb@Mark:5:18 @ Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;

alb@Mark:5:19 @ por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: ``Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty``.

alb@Mark:5:20 @ Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.

alb@Mark:5:21 @ Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.

alb@Mark:5:22 @ Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,

alb@Mark:5:23 @ dhe ju lut me të madhe duke thënë: ``Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!``.

alb@Mark:5:24 @ Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.

alb@Mark:5:25 @ Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh

alb@Mark:5:26 @ dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,

alb@Mark:5:27 @ kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,

alb@Mark:5:28 @ sepse thoshte: ``Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem``.

alb@Mark:5:29 @ Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.

alb@Mark:5:30 @ Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: ``Kush m`i preku rrobat?

alb@Mark:5:31 @ Dhe dishepujt e vet i thanë: ``A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: ``Kush më preku?``.

alb@Mark:5:32 @ Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.

alb@Mark:5:33 @ Atëhere gruaja, plot frikë e duke u dridhur, duke ditur se ç`i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.

alb@Mark:5:34 @ Dhe ai i tha: ``Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!``.

alb@Mark:5:35 @ Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës duke thënë: ``Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?``.

alb@Mark:5:36 @ Por Jezusi, sapo dëgjoi ç`u tha, i tha kryetarit të sinagogës: ``Mos ki frikë, vetëm ki besim!``.

alb@Mark:5:37 @ Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.

alb@Mark:5:38 @ Dhe mbasi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin dhe ulërinin me të madhe.

alb@Mark:5:39 @ Hyri dhe u tha atyre: ``Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle``.

alb@Mark:5:40 @ Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.

alb@Mark:5:41 @ E mori, pra, për dore vajzën dhe i tha: ``Talitha kumi``, që e përkthyer do të thotë: ``Vajzë, ty po të them: Çohu!``.

alb@Mark:5:42 @ Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo ishte në fakt dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me habi të madhe.

alb@Mark:5:43 @ Por ai urdhëroi rreptësisht që askush të mos e marrë vesh; pastaj urdhëroi që t`i japin vajzës të hajë.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMark] [Mark:4] [Mark:5] [Mark:6] [Discuss] Tag 5 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: