Matthew 14




alb@Matthew:14:1 @ Në atë kohë Herodi, tetrarku, mori vesh famën e Jezusit,

alb@Matthew:14:2 @ dhe u tha shërbëtorëve të vet: ``Ky është Gjon Pagëzori; ai u ngjall së vdekuri dhe prandaj fuqitë e mbinatyrshme veprojnë në të``.

alb@Matthew:14:3 @ Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.

alb@Matthew:14:4 @ Sepse Gjoni i thoshte: ``Nuk është e lejueshme të bashkëjetosh me të!``.

alb@Matthew:14:5 @ Dhe, ndonëse donte ta vriste, Herodi kishte frikë nga populli që e konsideronte Gjonin profet.

alb@Matthew:14:6 @ Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu Herodit

alb@Matthew:14:7 @ aq shumë, sa ai i premtoi asaj me betim se do t`i jepte çfarëdo që t`i kërkonte.

alb@Matthew:14:8 @ Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: ``Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit``.

alb@Matthew:14:9 @ Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t`ia japin.

alb@Matthew:14:10 @ Kështu dërgoi dikë për t`i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;

alb@Matthew:14:11 @ dhe kokën e tij e prunë mbi një pjatë dhe ia dhanë vajzës; ajo ia çoi s`ëmës.

alb@Matthew:14:12 @ Pastaj erdhën dishepujt e tij, e morën trupin dhe e varrosën, mandej ata shkuan dhe ia treguan ngjarjen Jezusit.

alb@Matthew:14:13 @ Kur Jezusi i dëgjoi këto, u nis që andej me një barkë dhe u tërhoq në vetmi, në një vend të shkretë. Dhe turmat, kur e morën vesh, e ndiqnin në këmbë nga qytetet.

alb@Matthew:14:14 @ Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.

alb@Matthew:14:15 @ Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ``Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime``.

alb@Matthew:14:16 @ Por Jezusi u tha atyre: ``Nuk është nevoja të shkojnë; u jepni juve të hanë``.

alb@Matthew:14:17 @ Dhe ata i thanë: ``Ne këtu nuk kemi tjetër përveç pesë bukë dhe dy peshq``

alb@Matthew:14:18 @ Dhe ai u tha: ``M`i sillni këtu``.

alb@Matthew:14:19 @ Atëherë i urdhëroi që turmat të ulen mbi bar; pastaj i mori pesë bukët dhe dy peshqit dhe, pasi i çoi sytë drejt qiellit, i bekoi; i ndau bukët dhe ua dha dishepujve, dhe dishepujt turmave.

alb@Matthew:14:20 @ Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; pastaj dishepujt mblodhën tepricat në dymbëdhjetë kosha plot.

alb@Matthew:14:21 @ Dhe ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.

alb@Matthew:14:22 @ Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t`i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t`i lëshojë turmat.

alb@Matthew:14:23 @ Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t`u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.

alb@Matthew:14:24 @ Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.

alb@Matthew:14:25 @ Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det.

alb@Matthew:14:26 @ Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: ``Éshtë një fantazmë!``. Dhe filluan të bërtasin nga frika;

alb@Matthew:14:27 @ por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: ``Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!``.

alb@Matthew:14:28 @ Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: ``Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra``.

alb@Matthew:14:29 @ Ai tha: ``Eja!``. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.

alb@Matthew:14:30 @ Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: ``O Zot, shpëtomë!``.

alb@Matthew:14:31 @ Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: ``O njeri besimpak, pse dyshove?``.

alb@Matthew:14:32 @ Pastaj, kur hynë në barkë, era pushoi.

alb@Matthew:14:33 @ Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: ``Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!``.

alb@Matthew:14:34 @ Pastaj, mbasi dolën në bregun tjetër, erdhën në krahinën e Gjenezaretit.

alb@Matthew:14:35 @ Dhe njerëzit e atij vendi, sapo e njohën, e përhapën fjalën në gjithë krahinën përreth; dhe i sollën të gjithë të sëmurët;

alb@Matthew:14:36 @ dhe iu lutën që të mund t`i preknin të paktën cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e prekën u shëruan plotësisht.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:13] [Matthew:14] [Matthew:15] [Discuss] Tag 14 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: