Matthew 15




alb@Matthew:15:1 @ Atëherë skribët dhe farisenjtë e Jeruzalemit erdhën te Jezusi dhe i thanë:

alb@Matthew:15:2 @ ``Përse dishepujt e tu shkelin traditën e pleqve? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë``.

alb@Matthew:15:3 @ Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: ``Dhe ju përse shkelni urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj?

alb@Matthew:15:4 @ Perëndia, në fakt, ka urdhëruar kështu: "Ndero atin dhe nënën"; dhe: "Ai që e mallkon të atin ose të ëmën të dënohet me vdekje".

alb@Matthew:15:5 @ Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë",

alb@Matthew:15:6 @ ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj.

alb@Matthew:15:7 @ Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha:

alb@Matthew:15:8 @ "Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje.

alb@Matthew:15:9 @ Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"``.

alb@Matthew:15:10 @ Pastaj e thirri turmën pranë tij dhe u tha atyre: ``Dëgjoni dhe kuptoni:

alb@Matthew:15:11 @ Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ajo që del nga goja e tij e ndot njeriun``.

alb@Matthew:15:12 @ Atëherë dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ``A e di se farisenjtë, kur i dëgjuan këto fjalë u skandalizuan?``.

alb@Matthew:15:13 @ Por ai duke u përgjigjur u tha: ``Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë.

alb@Matthew:15:14 @ Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në gropë``.

alb@Matthew:15:15 @ Atëherë Pjetri iu përgjigj dhe i tha: ``Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë``.

alb@Matthew:15:16 @ Dhe Jezusi tha: ``As juve s`keni kuptuar akoma?

alb@Matthew:15:17 @ A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz?

alb@Matthew:15:18 @ Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun.

alb@Matthew:15:19 @ Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë

alb@Matthew:15:20 @ Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash pa i larë duart nuk e ndot njeriun``.

alb@Matthew:15:21 @ Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit.

alb@Matthew:15:22 @ Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: ``Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon!``.

alb@Matthew:15:23 @ Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: ``Lëshoje atë, sepse po bërtet pas nesh``.

alb@Matthew:15:24 @ Por ai u përgjigj dhe tha: ``Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit``.

alb@Matthew:15:25 @ Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: ``O Zot, ndihmomë!``.

alb@Matthew:15:26 @ Ai u përgjigj, duke thënë: ``Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t`ua hedhësh këlyshëve të qenve``.

alb@Matthew:15:27 @ Por ajo tha: ``Éshtë e vërtetë, Zot, sepse edhe këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre``.

alb@Matthew:15:28 @ Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: ``O grua, i madh është besimi yt! T`u bëftë ashtu si dëshiron``. Dhe që në atë çast e bija u shërua.

alb@Matthew:15:29 @ Pastaj, mbasi u nis që andej, Jezusi erdhi pranë detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul atje.

alb@Matthew:15:30 @ Dhe iu afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë, të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë; i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi.

alb@Matthew:15:31 @ Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecët flisnin, sakatët shëroheshin, të çalët ecnin dhe të verbërit shihnin; dhe lëvdonin Perëndinë e Izraelit.

alb@Matthew:15:32 @ Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha: ``Unë kam mëshirë për turmën, sepse u bënë tri ditë që rri me mua dhe nuk ka asgjë për të ngrënë; nuk dua t`i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës``.

alb@Matthew:15:33 @ Dhe dishepujt e tij i thanë: ``Po ku mund të gjejmë në këtë vend të shkretë aq bukë sa të ngopim një turmë kaq të madhe?``.

alb@Matthew:15:34 @ Dhe Jezusi u tha atyre: ``Sa bukë keni?``. Ata thanë: ``Shtatë dhe pak peshq të vegjël``.

alb@Matthew:15:35 @ Atëherë ai u dha urdhër turmave që të uleshin për tokë.

alb@Matthew:15:36 @ Pastaj i mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës.

alb@Matthew:15:37 @ Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë kosha plot.

alb@Matthew:15:38 @ Dhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.

alb@Matthew:15:39 @ Pastaj, mbasi e lejoi turmën, hipi në barkë dhe u drejtua për në krahinën e Magdalas.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:14] [Matthew:15] [Matthew:16] [Discuss] Tag 15 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: