Matthew 2




alb@Matthew:2:1 @ Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem,

alb@Matthew:2:2 @ duke thënë: ``Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar``.

alb@Matthew:2:3 @ Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi.

alb@Matthew:2:4 @ Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti.

alb@Matthew:2:5 @ Dhe ata i thanë: ``Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit:

alb@Matthew:2:6 @ "Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin"``.

alb@Matthew:2:7 @ Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë.

alb@Matthew:2:8 @ Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: ``Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj``.

alb@Matthew:2:9 @ Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija.

alb@Matthew:2:10 @ Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.

alb@Matthew:2:11 @ Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.

alb@Matthew:2:12 @ Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.

alb@Matthew:2:13 @ Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: ``Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë``.

alb@Matthew:2:14 @ Jozefi, pra, u zgjua, mori fëmijën dhe nënën e tij natën dhe iku në Egjipt.

alb@Matthew:2:15 @ Dhe qëndroi aty deri sa vdiq Herodi, që të përmbushet ç`ishte thënë nga Zoti me anë të profetit: ``E thirra birin tim nga Egjipti``.

alb@Matthew:2:16 @ Atëherë Herodi, duke parë se dijetarët e kishin mashtruar, u zemërua fort dhe urdhëroi të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në tërë rrethinën e tij, nga dy vjeç e poshtë,

alb@Matthew:2:17 @ Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremi që thotë:

alb@Matthew:2:18 @ ``Në Ramë u dëgjua një klithmë, një vaje një qarje dhe gjëmë e madhe; Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më``.

alb@Matthew:2:19 @ Pasi vdiq Herodi, ja një engjëll i Zotit i shfaqet në ëndërr Jozefit në Egjipt,

alb@Matthew:2:20 @ dhe i thotë: ``Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit, sepse ata që donin ta vrisnin fëmijën kanë vdekur``.

alb@Matthew:2:21 @ Dhe ai u çua, mori fëmijën dhe nënën e tij dhe shkoi në vendin e Izraelit;

alb@Matthew:2:22 @ por, kur dëgjoi se Arkelau mbretëronte në Judë në vend të Herodit, atit të tij, pati frikë të shkojë atje. Dhe, mbasi u udhëzua nga Perëndia në ëndërr, iku në krahinën e Galilesë,

alb@Matthew:2:23 @ dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ``Ai do të quhet Nazareas``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:1] [Matthew:2] [Matthew:3] [Discuss] Tag 2 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: