Matthew 23




alb@Matthew:23:1 @ Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet,

alb@Matthew:23:2 @ duke thënë: ``Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut.

alb@Matthew:23:3 @ Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t`ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.

alb@Matthew:23:4 @ Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.

alb@Matthew:23:5 @ Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t`u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.

alb@Matthew:23:6 @ Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,

alb@Matthew:23:7 @ si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.

alb@Matthew:23:8 @ Por ju mos lejoni që t`ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.

alb@Matthew:23:9 @ Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.

alb@Matthew:23:10 @ As mos lejoni që t`ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.

alb@Matthew:23:11 @ Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.

alb@Matthew:23:12 @ Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

alb@Matthew:23:13 @ Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.

alb@Matthew:23:14 @ Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.

alb@Matthew:23:15 @ Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!

alb@Matthew:23:16 @ Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: "Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s`është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar".

alb@Matthew:23:17 @ Të marrë dhe të verbër! Sepse cili është më i madh: ari apo tempulli që e shenjtëron arin?

alb@Matthew:23:18 @ Dhe në qoftë se dikush betohet për altarin, s`është gjë; por ne qoftë se betohet për ofertën që është mbi të, është i detyruar"

alb@Matthew:23:19 @ Të marrë dhe të verbër! Sepse cila është më e madhe, oferta apo altari që e shenjtëron ofertën?

alb@Matthew:23:20 @ Ai, pra, që betohet për altarin, betohet për të dhe për çdo gjë që është përmbi të!

alb@Matthew:23:21 @ Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje.

alb@Matthew:23:22 @ Dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të.

alb@Matthew:23:23 @ Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t`i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.

alb@Matthew:23:24 @ Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!

alb@Matthew:23:25 @ Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.

alb@Matthew:23:26 @ Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.

alb@Matthew:23:27 @ Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.

alb@Matthew:23:28 @ Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.

alb@Matthew:23:29 @ Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve,

alb@Matthew:23:30 @ dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve".

alb@Matthew:23:31 @ Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.

alb@Matthew:23:32 @ Ju e kaloni masën e etërve tuaj!

alb@Matthew:23:33 @ O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t`i shpëtoni gjykimit të Gehenas?

alb@Matthew:23:34 @ Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t`i vritni dhe do t`i kryqëzoni, disa të tjerë do t`i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t`i persekutoni nga një qytet në tjetrin,

alb@Matthew:23:35 @ që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.

alb@Matthew:23:36 @ Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.

alb@Matthew:23:37 @ Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t`i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!

alb@Matthew:23:38 @ Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.

alb@Matthew:23:39 @ Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:22] [Matthew:23] [Matthew:24] [Discuss] Tag 23 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: