Matthew 26




alb@Matthew:26:1 @ Dhe ndodhi që, mbasi Jezusi i mbaroi të gjitha këto fjalime, u tha dishepujve të vet:

alb@Matthew:26:2 @ ``Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t`u kryqëzuar``.

alb@Matthew:26:3 @ Atëherë krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë e popullit u mblodhën në pallatin e kryepriftit që quhej Kajafa.

alb@Matthew:26:4 @ Edhe bënin këshillë për ta zënë Jezusin me dredhi dhe ta vrasin;

alb@Matthew:26:5 @ por thonin: ``Jo gjatë festës, që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull``.

alb@Matthew:26:6 @ Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon,

alb@Matthew:26:7 @ iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë.

alb@Matthew:26:8 @ Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: ``Përse gjithë ky shpenzim i kotë?

alb@Matthew:26:9 @ Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t`u jepeshin të varfërve``.

alb@Matthew:26:10 @ Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: ``Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.

alb@Matthew:26:11 @ Sepse të varfërit do t`i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë

alb@Matthew:26:12 @ Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.

alb@Matthew:26:13 @ Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj``.

alb@Matthew:26:14 @ Atëherë një nga të dymbëdhjetët, me emër Judë Iskarioti, shkoi te krerët e priftërinjëve,

alb@Matthew:26:15 @ dhe u tha atyre: ``Sa do të më jepni që unë t`jua dorëzoj?``. Dhe ata i numëruan tridhjetë sikla argjendi.

alb@Matthew:26:16 @ Dhe qysh atëherë ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

alb@Matthew:26:17 @ Tani ditën e parë të ndormëve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanë: ``Ku don të shtrojmë për të ngrënë Pashkën?``.

alb@Matthew:26:18 @ Dhe ai u përgjigj: ``Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: "Mësuesi thotë: Koha ime është afër; do të bëj Pashkën në shtëpinë tënde bashkë me dishepujt e mi"``.

alb@Matthew:26:19 @ Atëherë dishepujt bënë ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi dhe përgatitën Pashkën.

alb@Matthew:26:20 @ Dhe, kur u ngrys, ai u ul në tryezë bashkë me të dymbëdhjetët;

alb@Matthew:26:21 @ dhe, ndërsa po hanin, tha: ``Në të vërtetë unë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë``.

alb@Matthew:26:22 @ Ata u pikëlluan shumë dhe secili prej tyrefilloi të thotë: ``Mos jam unë; Zot?``.

alb@Matthew:26:23 @ Dhe ai duke u përgjigjur, tha: ``Ai që ka ngjyer bashkë me mua dorën në çanak, ai do të më tradhtojë.

alb@Matthew:26:24 @ Sikurse është shkruar për të, Biri i njeriut pa tjetër shkon; por mjerë ai njeri me anë të të cilit Biri i njeriut tradhtohet! Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur kurrë``.

alb@Matthew:26:25 @ Dhe Juda, ai që do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ``Rabbi, mos jam unë ai?``. Ai i tha: ``Ti po thua!``.

alb@Matthew:26:26 @ Dhe ndërsa po hanin, Jezusi mori bukën, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ``Merrni, hani; ky është trupi im``.

alb@Matthew:26:27 @ Pastaj mori kupën, dhe falenderoi, dhe ua dha atyre duke thënë: ``Pini prej tij të gjithë,

alb@Matthew:26:28 @ sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkatëve.

alb@Matthew:26:29 @ Dhe unë po ju them, se që tani e tutje unë nuk do të pi më nga ky fryt i hardhisë, deri në atë ditë kur, bashkë me ju, do ta pi të re në mbretërinë e Atit tim``.

alb@Matthew:26:30 @ Dhe, mbasi kënduan himnin, dolën jashtë te mali i Ullinjve.

alb@Matthew:26:31 @ Atëherë Jezusi u tha atyre: ``Këtë natë të gjithë ju do të skandalizoheni për shkakun tim, sepse është shkruar: "Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të shpërndahen".

alb@Matthew:26:32 @ Por, mbasi të jem ngjallur, do të shkoj përpara jush në Galile``.

alb@Matthew:26:33 @ Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: ``Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!``.

alb@Matthew:26:34 @ Jezusi i tha: ``Në të vërtetë po të them se pikërisht këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë``.

alb@Matthew:26:35 @ Pjetri i tha: ``Edhe sikur të duhej të vdisja bashkë me ty, nuk do të të mohoj kurrsesi``. Po atë thanë edhe të gjithë dishepujt.

alb@Matthew:26:36 @ Atëherë Jezusi shkoi bashkë me ta në një vend, që quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ``Uluni këtu, ndërsa unë po shkoi aty të lutem``.

alb@Matthew:26:37 @ Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.

alb@Matthew:26:38 @ Atëherë ai u tha atyre: ``Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua``.

alb@Matthew:26:39 @ Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: ``Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti``.

alb@Matthew:26:40 @ Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti që flinin, dhe i tha Pjetrit: ``Po si, nuk mundët të vigjëloni me mua të paktën për një orë?

alb@Matthew:26:41 @ Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse fryma është gati, por mishi është i dobët``.

alb@Matthew:26:42 @ U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: ``Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!``.

alb@Matthew:26:43 @ Pastaj u kthye dhe i gjeti përsëri që flinin, sepse sytë u ishin rënduar.

alb@Matthew:26:44 @ Dhe, mbasi i la ata, u largua përsëri dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë.

alb@Matthew:26:45 @ Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: ``Tani vazhdoni të flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do të bjerë në duart e mëkatarëve.

alb@Matthew:26:46 @ Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhëton është afër``.

alb@Matthew:26:47 @ Dhe ndërsa ai ende po fliste, ja Juda, një nga të dymbëdhjetët, erdhi, dhe bashkë me të një turmë e madhe me shpata dhe me shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve dhe nga pleqtë e popullit.

alb@Matthew:26:48 @ Tani ai që e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë, duke thënë: ``Atë që unë do të puth, ai është; kapeni``.

alb@Matthew:26:49 @ Dhe menjëherë iu afrua Jezusit dhe i tha: ``Tungjatjeta, Mësues!``. Dhe e puthi përzemërsisht.

alb@Matthew:26:50 @ Dhe Jezusi i tha: ``Mik, çfarë ke ardhur të bësh?``. Atëherë ata iu afruan, vunë duart mbi Jezusin dhe e zunë.

alb@Matthew:26:51 @ Dhe ja, një nga ata që ishte me Jezusin, zgjati dorën, nxori shpatën e vet, iu hodh shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.

alb@Matthew:26:52 @ Atëherë Jezusi i tha: ``Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që rrokin shpatën, prej shpate do të vdesin.

alb@Matthew:26:53 @ A kujton ti, vallë, se unë nuk mund t`i lutem Atit tim, që të më dërgojë më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?

alb@Matthew:26:54 @ Po atëherë si do të përmbusheshin Shkrimet, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?``.

alb@Matthew:26:55 @ Në atë moment Jezusi u tha turmave: ``Ju dolët të më zini mua me shpata dhe me shkopinj, si kundër një kusar; e pra, çdo ditë isha ulur midis jush duke mësuar në tempull, dhe ju nuk më kapët.

alb@Matthew:26:56 @ Por të gjitha këto ndodhën që të përmbushen Shkrimet e profetëve``. Atëherë të gjithë dishepujt e lanë dhe ikën.

alb@Matthew:26:57 @ Dhe ata që e kishin arrestuar Jezusin e çuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmë ishin mbledhur skribët dhe pleqtë.

alb@Matthew:26:58 @ Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri në pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkë me rojet për të parë fundin.

alb@Matthew:26:59 @ Tani krerët e priftërinjve, pleqtë dhe gjithë sinedri kërkonin ndonjë dëshmi të rreme kundër Jezusit, për ta vrarë,

alb@Matthew:26:60 @ por nuk gjetën asnjë; ndonëse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë, nuk e gjetën. Por në fund u paraqitën dy dëshmitarë të rremë,

alb@Matthew:26:61 @ të cilët thanë: ``Ky ka thënë: "Unë mund ta shkatërroj tempullin e Perëndisë dhe ta rindërtoj për tri ditë"``.

alb@Matthew:26:62 @ Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: ``Nuk po përgjigjesh fare për çka po dëshmojnë këta kundër teje?``.

alb@Matthew:26:63 @ Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thënë: ``Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë``.

alb@Matthew:26:64 @ Jezusi i tha: ``Ti po thua! Madje unë po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndënjur në të djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit``.

alb@Matthew:26:65 @ Atëherë kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thënë: ``Ai blasfemoi; ç`na duhen më dëshmitarët? Ja, tani e dëgjuat blasfeminë e tij.

alb@Matthew:26:66 @ Si ju duket juve?``. Dhe ata, duke u përgjigjur, thanë: ``Ai është fajtor për vdekje!``.

alb@Matthew:26:67 @ Atëherë e pështynë në fytyrë, e goditën me shuplaka; dhe disa të tjerë i ranë me grushta,

alb@Matthew:26:68 @ duke thënë: ``O Krisht, profetizo! Kush të ra?``.

alb@Matthew:26:69 @ Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: ``Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin``.

alb@Matthew:26:70 @ Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: ``Nuk di ç`po thua!``.

alb@Matthew:26:71 @ Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: ``Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!``.

alb@Matthew:26:72 @ Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: ``Unë nuk e njoh atë njeri``.

alb@Matthew:26:73 @ Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: ``Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!``.

alb@Matthew:26:74 @ Atëherë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: ``Unë nuk e njoh atë njeri``. Dhe në atë çast këndoi gjeli.

alb@Matthew:26:75 @ Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: ``Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë``. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:25] [Matthew:26] [Matthew:27] [Discuss] Tag 26 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: