Matthew 3




alb@Matthew:3:1 @ Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,

alb@Matthew:3:2 @ dhe thoshte: ``Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!``

alb@Matthew:3:3 @ Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ``Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"``.

alb@Matthew:3:4 @ Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.

alb@Matthew:3:5 @ Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,

alb@Matthew:3:6 @ dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.

alb@Matthew:3:7 @ Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t`u pagëzuar tek ai, u tha atyre: ``Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t`i arratiseni zemërimit që po vjen?

alb@Matthew:3:8 @ Jepni pra fryte të denja të pendesës!

alb@Matthew:3:9 @ Dhe mos t`ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.

alb@Matthew:3:10 @ Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr

alb@Matthew:3:11 @ Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t`ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.

alb@Matthew:3:12 @ Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm``.

alb@Matthew:3:13 @ Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t`u pagëzuar prej tij.

alb@Matthew:3:14 @ Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ``Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?``.

alb@Matthew:3:15 @ Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ``Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi``. Atëherë ai e lejoi.

alb@Matthew:3:16 @ Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;

alb@Matthew:3:17 @ dhe ja një zë nga qielli që tha: ``Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur``.


Seeker Overlay: Off On

[BookofMatthew] [Matthew:2] [Matthew:3] [Matthew:4] [Discuss] Tag 3 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: