Proverbs 1




alb@Proverbs:1:1 @ Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,

alb@Proverbs:1:2 @ për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;

alb@Proverbs:1:3 @ për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,

alb@Proverbs:1:4 @ për t`u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

alb@Proverbs:1:5 @ I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

alb@Proverbs:1:6 @ për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.

alb@Proverbs:1:7 @ Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

alb@Proverbs:1:8 @ Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,

alb@Proverbs:1:9 @ sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

alb@Proverbs:1:10 @ Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

alb@Proverbs:1:11 @ në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;

alb@Proverbs:1:12 @ le t`i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

alb@Proverbs:1:13 @ ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t`i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

alb@Proverbs:1:14 @ ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

alb@Proverbs:1:15 @ biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

alb@Proverbs:1:16 @ sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.

alb@Proverbs:1:17 @ Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;

alb@Proverbs:1:18 @ por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.

alb@Proverbs:1:19 @ Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.

alb@Proverbs:1:20 @ Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

alb@Proverbs:1:21 @ ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

alb@Proverbs:1:22 @ "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t`ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

alb@Proverbs:1:23 @ Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t`ju bëj të njohura fjalët e mia.

alb@Proverbs:1:24 @ Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

alb@Proverbs:1:25 @ përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

alb@Proverbs:1:26 @ edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

alb@Proverbs:1:27 @ kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t`ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

alb@Proverbs:1:28 @ Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

alb@Proverbs:1:29 @ Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

alb@Proverbs:1:30 @ nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

alb@Proverbs:1:31 @ Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

alb@Proverbs:1:32 @ Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

alb@Proverbs:1:33 @ por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".


Seeker Overlay: Off On

[BookofProverbs] [Proverbs] [Proverbs:1] [Proverbs:2] [Discuss] Tag 1 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: