Proverbs 2




alb@Proverbs:2:1 @ Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,

alb@Proverbs:2:2 @ duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;

alb@Proverbs:2:3 @ po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,

alb@Proverbs:2:4 @ në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,

alb@Proverbs:2:5 @ atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.

alb@Proverbs:2:6 @ Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.

alb@Proverbs:2:7 @ Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri

alb@Proverbs:2:8 @ për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.

alb@Proverbs:2:9 @ Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.

alb@Proverbs:2:10 @ Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

alb@Proverbs:2:11 @ të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

alb@Proverbs:2:12 @ për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

alb@Proverbs:2:13 @ nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,

alb@Proverbs:2:14 @ që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,

alb@Proverbs:2:15 @ shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,

alb@Proverbs:2:16 @ për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

alb@Proverbs:2:17 @ që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

alb@Proverbs:2:18 @ Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

alb@Proverbs:2:19 @ Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

alb@Proverbs:2:20 @ Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.

alb@Proverbs:2:21 @ Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;

alb@Proverbs:2:22 @ por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.


Seeker Overlay: Off On

[BookofProverbs] [Proverbs:1] [Proverbs:2] [Proverbs:3] [Discuss] Tag 2 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: