Proverbs 24




alb@Proverbs:24:1 @ Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,

alb@Proverbs:24:2 @ sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.

alb@Proverbs:24:3 @ Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.

alb@Proverbs:24:4 @ Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.

alb@Proverbs:24:5 @ Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.

alb@Proverbs:24:6 @ Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

alb@Proverbs:24:7 @ Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.

alb@Proverbs:24:8 @ Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.

alb@Proverbs:24:9 @ Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.

alb@Proverbs:24:10 @ Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.

alb@Proverbs:24:11 @ Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.

alb@Proverbs:24:12 @ Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t`i japë secilit simbas veprave të tij.

alb@Proverbs:24:13 @ Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.

alb@Proverbs:24:14 @ Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

alb@Proverbs:24:15 @ O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,

alb@Proverbs:24:16 @ sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.

alb@Proverbs:24:17 @ Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,

alb@Proverbs:24:18 @ me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.

alb@Proverbs:24:19 @ Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,

alb@Proverbs:24:20 @ sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket

alb@Proverbs:24:21 @ Biri im, ki frikë nga Zoti dhe nga mbreti; mos u bashko me ata që duan të ndryshojnë;

alb@Proverbs:24:22 @ mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?

alb@Proverbs:24:23 @ Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.

alb@Proverbs:24:24 @ Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.

alb@Proverbs:24:25 @ Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.

alb@Proverbs:24:26 @ Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.

alb@Proverbs:24:27 @ Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.

alb@Proverbs:24:28 @ Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.

alb@Proverbs:24:29 @ Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t`ia bëj edhe unë; do t`ia kthej simbas sjelljes së tij".

alb@Proverbs:24:30 @ Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s`ka mend;

alb@Proverbs:24:31 @ dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.

alb@Proverbs:24:32 @ Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:

alb@Proverbs:24:33 @ të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;

alb@Proverbs:24:34 @ kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.


Seeker Overlay: Off On

[BookofProverbs] [Proverbs:23] [Proverbs:24] [Proverbs:25] [Discuss] Tag 24 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: