Proverbs 26




alb@Proverbs:26:1 @ Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.

alb@Proverbs:26:2 @ Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.

alb@Proverbs:26:3 @ Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

alb@Proverbs:26:4 @ Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

alb@Proverbs:26:5 @ Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

alb@Proverbs:26:6 @ Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.

alb@Proverbs:26:7 @ Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.

alb@Proverbs:26:8 @ Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.

alb@Proverbs:26:9 @ Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.

alb@Proverbs:26:10 @ Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.

alb@Proverbs:26:11 @ Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij

alb@Proverbs:26:12 @ A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.

alb@Proverbs:26:13 @ Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".

alb@Proverbs:26:14 @ Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.

alb@Proverbs:26:15 @ Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.

alb@Proverbs:26:16 @ Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

alb@Proverbs:26:17 @ Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.

alb@Proverbs:26:18 @ Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,

alb@Proverbs:26:19 @ kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".

alb@Proverbs:26:20 @ Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.

alb@Proverbs:26:21 @ Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.

alb@Proverbs:26:22 @ Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.

alb@Proverbs:26:23 @ Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.

alb@Proverbs:26:24 @ Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.

alb@Proverbs:26:25 @ Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.

alb@Proverbs:26:26 @ Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.

alb@Proverbs:26:27 @ Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.

alb@Proverbs:26:28 @ Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.


Seeker Overlay: Off On

[BookofProverbs] [Proverbs:25] [Proverbs:26] [Proverbs:27] [Discuss] Tag 26 [Audio][Presentation]
Bible:
Bible:
Book: